Panorama (Albania)

Kuvendi nis me sherr, opozita kërkon ndryshim të Kushtetutë­s për Arta Markun

Garda ndërhyn sërish në sallë, kreu i Kuvendit i kthehet Bashës: Mos bëj bodigardin e kryetarit të Grupit. Bëhu lider i opozitës

-

Seanca e parë e Parlamenti­t për legjislatu­rën e 9- të është shoqëruar me debate dhe me tensione. Edhe pse duhet të ishte një seancë formale, ajo u shoqërua me tone të larta për shkak të amendament­it kushtetues, që opozita kërkoi të futet në programin e punës së Parlamenti­t. Amendament­i kushtetues, i firmosur nga 55 deputetët e Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim synon që të shkarkojë Kryeprokur­oren aktuale dhe të zgjedhë një Prokuror të ri të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm me 3/ 5 e votave. Deputetët e PD- së e kanë quajtur si shkelje të rëndë kushtetues­e zgjedhjen e Arta Markut me 69 vota në seancën e 18 dhjetorit dhe, për këtë arsye, kanë kërkuar që të rivendoset kushtetuts­hmëria. Por, gjatë seancës, palët janë përplasur sërish. Pas fjalës së krerëve të grupeve parlamenta­re, Edmond Spaho kërkoi fjalën për procedurë për të sqaruar propozimin e PD- së, por Gramoz Ruçi ia ka prerë fjalën duke i thënë se do e lejonte ta bënte sqarimin në fund të seancës. Por ndërprerja e fjalës shkaktoi irritimin e opozitës. Kryetari i PD- së dhe deputetët e tjerë kanë rrethuar foltoren duke i kërkuar Ruçit që t'i japë fjalën Spahos. Por Ruçi i ka bërë thirrje të ulen, duke i kërkuar të zbatojnë rregullore­n. Ruçi i ka kërkuar Bashës që të sillet si lider në Parlament dhe të mos bëjë rolin e bodigardit të Edmond Spahos. Por kreu i PD- së ka kërkuar që të zbatohet rregullorj­a. "Mos na fol këtu sikur je mbret i kësaj salle, ka rregullore, ka Kushtetutë. Ti do futësh amendament­in kushtetues", iu drejtua Basha Ruçit. Por pasi u bë rreth një orë debat për këtë çështje, kreu i Kuvendit iu drejtuar pakicës duke i konfirmuar se propozimi i tyre kishte hyrë automatiki­sht në programin e Kuvendit dhe se debati ishte i kotë. "Propozimin tuaj e ka futur automatiki­sht rregullorj­a në programin e Kuvendit që në momentin që është depozituar. Pse ziheni për këtë çështje", iu drejtua Ruçi demokratëv­e.

 ??  ??
 ??  ?? DJE GJATE SEANCES PARLAMENTA­RE
DJE GJATE SEANCES PARLAMENTA­RE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania