Panorama (Albania)

Grabitet banka brenda Hipotekës, sa para u morën

Një person i armatosur neutralizo­n rojën, vjedh 300 mijë lekë

-

Dhjetëra qytetarë, që prisnin në radhë në ambientet e një institucio­ni publik, janë bërë dëshmitarë të një grabitjeje që ndodhi dje në mes të ditës në Tiranë.

Objekt i grabitjes ishte agjencia e një banke të nivelit të dytë, që operon në ambientet e brendshme të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e. Një person i vetëm, i maskuar me kapuç dhe shall, nën kërcënimin e armës ka arritur të neutralizo­jë rojën e Hipotekës dhe është futur në ambientet e brendshme. Duke u drejtuar armën punonjësve pas sportelit, ai i ka detyruar që t’i dorëzojnë një shumë parash brenda pak sekondash. Më pas, i vetëm është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, duke dalë i qetë në unazë, në rrugën “Asim Vokshi”. Burime nga Policia thanë se paraprakis­ht, nga përllogari­tjet e kryera nga punonjësit e agjencisë bankare, dyshohet se shuma e grabitur të jetë rreth 300 mijë lekë të rinj. Policia ka mbërritur brenda pak minutash në vendin e ngjarjes, por pa arritur të ndalojë autorin. Janë sekuestrua­r kamerat e sigurisë së disa bizneseve private dhe institucio­neve shtetërore, të cilat do të shërbejnë për identifiki­min e autorit të ngjarjes. Policia, në njoftimin zyrtar, tha dje se ishin grabitur zyrat e Postës Shqiptare brenda Hipotekës. Por menjëherë erdhi reagimi i Postës, që hodhi poshtë versionin e Policisë. Sipas Postës, paratë e grabitura i përkasin bankës së nivelit të dytë që operon aty. KAMERAT E SIGURISE

Gazeta “Panorama” ka siguruar pamjet filmike të një kamere sigurie, ku duket qartë autori i grabitjes duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori ende i paidentifi­kuar plotësisht, edhe pse në një moment shfaqet qartë fytyra e tij, largohet i vetëm në këmbë përmes një rrugice në zonën ku ndodhi ngjarja. Në njërën dorë ai mban qesen me paratë e grabitura dhe në dorën e djathtë mban pistoletën. Ai shquhet duke e mbajtur në xhep dorën ku mban armën, që në një moment pakujdesie e nxjerr nga xhupi dhe e fut sërish brenda. Ndërsa shpejton hapat për të dalë në Unazë, ku kalon kryqëzimin në rrugën “Asim Vokshi”. Duke menduar se ka humbur gjurmët, ai është filmuar nga një tjetër kamerë sigurie, e një biznesi privat, ku heq kapuçin që mbante në kokë dhe kamera ka fokusuar plotësisht fytyrën e tij. Imazhet e shkëputura nga kjo video, tashmë janë në dorën e grupit hetimor që po punojnë për identifiki­min e autorit. Nga pamjet filmike, ai shfaqet duke ecur i pashqetësu­ar, madje shkëmbehet edhe me disa persona në rrugë, të cilët nuk dyshojnë asgjë se ai mund të jetë autor i një ngjarjeje. Policia tha dje se po hetohet edhe për ndonjë bashkëpunë­tor të mundshëm të autorit, edhe pse të paktën nga veprimet e kryera deri mbrëmjen e djeshme, duket se ai ka vepruar krejt i vetëm. Burimet thanë se është herët për të folur me emra konkretë, por nga pamjet e kamerave të sigurisë janë drejt identifiki­mit të grabitësit.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania