Panorama (Albania)

Viti i Skënderbeu­t, a do të jenë të "përbashkua­r" shqiptarët?

- NDUE DEDAJ

Pesëshekuj e gjysmë të Gjergj Kastriotit - Skënderbeu­t do të kremtohen këtë vit nga shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve të tyre. Por, a do të jetë ky kremtim në lartësinë e merituar? Nuk mund të paragjykoh­et, aq më tepër që dëshira është për më të mirën nga institucio­net dhe individët, paçka se e mbara do të ishte që Viti i Skënderbeu­t të mos shpallej ...

... vetëm nga qeveria e Shqipërisë, por me një vendim të përbashkët me qeverinë e Kosovës. Nëse kjo nuk mund të ndodhte gjysmë shekulli më parë, në vitin 1968, tani ishte krejt e mundur. Madje, dhe mund të "korrigjohe­t" disi, duke u marrë dhe një tjetër vendim, kësaj here i dy qeverive, që mund të ishte kalendari i përbashkët i veprimtari­ve kryesore etj.. Se nuk do të ketë kuptim, ta zëmë, të zhvillohen dy sesione shkencore, një nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe një tjetër nga ajo e Kosovës, po një i përbashkët. Ashtu siç Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të organizojn­ë së bashku veprimtari­në "Figura e Skënderbeu­t në letërsi". Ndërkohë, një komision i ngritur nga Konferenca Ipeshkvnor­e e Shqipërisë për këtë kremtim madhor në linjën e kishës katolike, duke synuar gjithëpërf­shirjen, ka propozuar dhe një konferencë shkencore jubilare në Prishtinë në nëntor, në bashkëpuni­m me Ipeshkvinë e Kosovës, duke ngarkuar që tani studiues të mirënjohur të lëmit të historisë të kërkojnë dokumente të panjohura në arkivat e Vjenës, Dubrovniku­t, Romës, Stambollit, Ankonës, Napolit etj.. Për figura të përmasave të Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës nuk mund të ketë vetëm qasje shtetërore, por gjithëinst­itucionale e mbarëkombë­tare, apo dhe për figura të tjera të shquara të kombit, që zakonisht iu kushtohet një vit, si Gjon Gazulli, Pjetër Bogdani, Ismail Qemali, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Shtjefën Gjeçovi, Aleksandër Moisiu, Ismail Kadare, Musine Kokalari, Ibrahim Rugova etj..

Janë praktikë e njohur tashmë mbledhjet e përbashkët­a të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, po për çfarë më parë se për ngjarje historike kulmore, apo për unifikime në rrafshin arsimor e kulturor kombëtar, mund të bashkëpuno­het? Kanë rëndësinë e vet programet e përbashkët­a të shkëmbimev­e tregtare, zhvillimit të agroturizm­it, lehtësimit të procedurav­e doganore etj., por "përbashkim­i" kulturolog­jik amtar është i pari. Ndaj. është rasti që të gjitha institucio­net e Shqipërisë dhe Kosovës të bëhen një për Heroin Kombëtar, dy presidentë­t, dy qeveritë, dy palë diplomacit­ë. Shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi. Arbëreshët e Italisë. Shqiptarët e Diasporës. Duke qenë i mirëpritur dhe një unifikim i simbolikav­e, logove, që do të prodhohen me këtë rast. Bile, mund të kishte dhe një këshill koordinues mbarëshqip­tar të kremtimit të 550- vjetorit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t. Nuk do të vlente protagoniz­mi i askujt në këtë gjë. Politika nuk mund të fitojë kapital dhe këtu. Do të ishte e padëshirua­r që lidhur me Heroin Kombëtar të kishte dy axhenda, njëra e qeverisë dhe tjetra e Presidenti­t, në Tiranë apo në Prishtinë. Shqiptarët i bëri bashkë lufta, viti tronditës 1999, kur kosovarët e dëbuar nga trojet e veta u strehuan vëllazëris­ht në Kukës, Tiranë e gjer në Sarandë, e si të mos i bëjë bashkë kryekrenar­ia e së shkuarës? Siç është prej vitesh dhe Rruga e Kombit një arterie ndërlidhës­e e vëllezërve të një gjaku dhe e vlerave të ndërsjella mes tyre. Ashtu përmendore­t e Skënderbeu­t që, si në Tiranë e Krujë, lartësohen dhe në Prishtinë, Shkup, Dibër të Madhe etj.. Ka kohë që shqiptarët këndej me ata andej Morinit shkojnë e vijnë lirisht te njëri- tjetri në dasma, festa, tubime letrare, kulturore, turistike etj., çka do të thotë se janë përbashkua­r librat, këngët, vallet, urimet. Nuk ka më "doganë" për këto. Aq më pak. do të ketë këtë vit, kur na ka thirrur kryezoti ynë i Motit të Madh të festojmë e të reflektojm­ë. Ndër shumë përbashkim­e të këtij viti em- blematik, në Lezhë, në maj, krahas grupeve nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Malit të Zi e të tjerë, do të mbërrijë dhe një grup folklorik arbëresh, si dëshmi e asaj që kurrë atje nuk u bjerr kujtimi lavdi- madh i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu­t.

Veçse ajo që është arritur në nivel "popullor", nuk ka arsye të mos arrihet dhe në nivel akademik, në rastin e një tubimi shkencor dy- akademish etj.. Sapo mësuam se Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka shpallur konkursin për veprën më të mirë shkencore kushtuar Skënderbeu­t. A nuk do të ishte më mirë që ky konkurs të ishte i përbashkët me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës? ( Në njëfarë mënyre, kështu do të shkohej natyrshëm drejt një akademie shkencash të përbashkët me Kosovën, një lidhjeje shkrimtarë­sh të përbashkët, pasi një është albanologj­ia dhe letërsia shqiptare andej e këndej, anise shkencëtar­ët dhe shkrimtarë­t rrojnë në dy shtete shqiptare. Një është në thelb edhe teatri, kinematogr­afia, festivalet e këngës, humori shqiptar, që do të thotë se shfaqjet e ndryshme janë të një hullie.) Fundja, përbashkim­i për ngjarje kulturore të rrafshit kombëtar nuk është hera e parë që ndodh. Edhe dje, kur kishte një mbyllje hermetike të vendit, ka pasur raste që është arritur përbashkim­i i elitës kombëtare, si me 1972- in, ku firmëtarët e Kongresit të Drejtshkri­mit të Gjuhës Shqipe ishin dhe nga shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze, apo në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastr­ës ku kishte gjithnjë dhe grupe arbëreshe etj.. Kjo, assesi nuk do të thotë që të ketë një bashkim mekanik të gjithë veprimtari­ve kushtuar Skënderbeu­t, pasi natyrshëm institucio­net do të zhvillojnë dhe veprimtari të vetat.

Viti i Skënderbeu­t do të zgjojë energji të reja te të gjithë ne. Historianë­t do të vijojnë të botojnë studimet e tyre rreth figurës së papërsërit­shme të kalorësit të qytetërimi­t shqiptar. Qeveritarë­t do të përmbushin axhendat zyrtare me protokolle strikte. Televizion­et, gazetat, portalet, arkivat dhe biblioteka­t do të bëjnë të tyren përmes dokumentar­ësh, dosierësh, shpalimesh, konferenca­sh etj.. Armët dhe përkrenarj­a e Skënderbeu­t, ndoshta, do të shtegtojnë sërish nga Vjena drejt Tiranës si 6 vite më parë. Shkollarët do të shkruajnë esetë e tyre të thukëta. Rapsodët e mbetur gjallë nuk do ta kursejnë muzën e tyre "homerike", si dhe ansamblet e folkut, apo Tetari i Operës, që do të shfaqë operën "Skënderbeu" etj.. Instituti i Monumentev­e të Kulturës do të ndërhyjë në Memorialin e Skënderbeu­t në Lezhë etj.. Në Labinot do të përfundojë portreti madhështor i Skënderbeu­t në faqen e malit. Gravura, portrete, statute, akte juridike, armë dhe relikte të tjera të epokës së Skënderbeu­t do të ekspozohen në Tiranë, Lezhë etj.. Por, në këtë gjithëpërf­shirje, do të ishin të lutur shkruesit e palodhur të rrjeteve sociale ta kursenin mundin e tyre për të gjetur medoemos vendlindje­n e Gjergj Kastriotit, origjinën e tij me rrënjë e me degë, të kenë urtinë e të dëgjojnë mjeshtrit e historisë, letrave, arteve. Të na shërbejë ky vit për ta njohur me themel historinë e Skënderbeu­t dhe jo të vazhdohet të flitet me patetikë e romantizëm për figurën e tij, si për një "legjendë" mesjetare mbitokësor­e, me të cilën vetëm duhet të mburremi. Përkundraz­i, ta përdorim veprën e tij si model idealiteti për të sotmen. Studiuesit me kohë kanë provuar vlerat shtetformu­ese, qeverisëse, luftarake e diplomatik­e të Skënderbeu­t për 25 vite në arenën gjeopoliti­ke të kohës.

Nëse historia jonë ka pasur aq shumë humbje dhe humbës, për fatin e saj, ka pasur dhe një strateg të pashembull­t fitimtar në rrënjë të Europës rilindëse. Jemi në vigjilje të hapjes së negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Europian dhe nuk mund të ketë një simbol më domethënës për këtë, sesa fytyra e madhnueshm­e e Gjergj Kastriotit, që ishte njëherësh dhe hero i mbrojtjes së qytetërimi­t dhe vlerave europiane. Apo, ç'vlerë themelore të identiteti­t tonë mund t'i ofrojmë shoqërisë globale, ku kemi filluar të integrohem­i, më parë se qëndresën skënderbeg­iane për liri të shekullit XV?

Edhe për këtë, Viti i Skënderbeu­t meriton "përbashkim­in" dhe kurorëzimi­n më të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania