Panorama (Albania)

Sherri në lokal, dy të vrarë nga përplasja me armë në Vlorë

Artjon Shenaj e viktima, me precedentë penalë jashtë vendit

- VLORE

Një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjorm të Vlorës, ka përfunduar me dy viktima.

Mariglen Memaj, 35 vjeç dhe Artjon Shenaj, 31 vjeç, bashkë me disa bashkëfsha­tarë të tjerë të tyre, ndodheshin në një prej lokaleve të zonës. Dy të rinjtë nga i njëjti fshat, kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer në Shqipëri, pasi prej kohësh jetonin me shkëputje jashtë vendit. Shenaj mësohet se ishte kthyer nga Greqia, ndërsa Memaj nga Franca. Fillimisht mes tyre ka nisur një debat për motive banale brenda në lokal që është përshkallë­zuar në fyerje në drejtim të njëri- tjetrit. Më pas, 31- vjeçari Shenaj është larguar në drejtim të banesës së tij për t'u rikthyer me një armë kallashnik­ov. Pasi ka hapur derën e lokalit, i riu ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Mariglen Memajt, duke e lënë të vdekur në vend. Nga grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, mësohet se 35vjeçari është përpjekur t'i kundërpërg­jigjet po me zjarr Artjon Shenajt, por pa arritur të vetëmbrohe­t. Pavarësish­t tentativës për ta qëlluar me pistoletë, breshëria e kallashnik­ovit nuk ia ka lënë një mundësi të tillë babait të dy fëmijëve. Pas vrasjes së 35- vjeçarit, Artjon Shenaj është larguar drejt banesës së xhaxhait të tij, ku pas disa minutash ka qëlluar dhe veten për vdekje. Trupi i Mariglen Memaj është dërguar drejt morgut në Spitalin e Vlorës, ku disa orë më pas ka mbërritur dhe trupi i autorit që kreu vetëvrasje, Artjon Shenaj. Nisur nga rrethanat e ngjarjes, por dhe nga dëshmia e banorëve të zonës, ka dyshime se 31vjeçari vuante nga çrregullim­e mendore. "Në fshatin Gjormë në një lokal, shtetasi A. Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M. M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku Për këtë arsye, Policia nuk e përjashton faktin se përplasja mes tyre mund të ketë ardhur dhe nga prishja e pazareve të drogës. Por gjithçka mbete ende në kuadër të dyshimeve dhe lidhur me rrethanat e konfliktin të ndodhur brenda në lokal pritet të hidhet më shumë dritë pas marrjes në pyetje të dëshmitarë­ve okularë që kanë parë nga afër zanafillën dhe përfudnimi­n e konfliktit mes dy të rinjve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania