Panorama (Albania)

Kryeprokor­orja, opozita: Ndryshime në Kushtetutë

PD e LSI mbledhin 55 firma deputetësh: Si do zgjidhet Prokurori i Përgjithsh­ëm i Përkohshëm

-

Deputetët e Grupit Parlamenta­r të PD- së e LSI- së kërkojnë përfundimi­n e mandatit të Kryeprokur­ores Arta Marku, një muaj pasi ajo u zgjodh vetëm me votat e PS- së në Parlament.

Në kushtet kur ende nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, deputetët e dy grupeve parlamenta­re dorëzuan në Kuvend amendament­e kushtetues­e dhe ligjore, përmes të cilave kërkuan ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Amendament­i i opozitës, i cili u bë pjesë e kalendarit tre- javor të punimeve të Kuvendit, propozon një tjetër formulë për zgjedhjen e Kryeprokur­orit të ri. Amendament­i parashikon zgjedhjen e Kryeprokur­orit të Përkohshëm me 3/ 5- at e votave në Kuvend dhe detyrimin që kandidati për Kryeprokur­or, të kalojë procesin e Vettingut. "Prokurorit të Përgjithsh­ëm në detyrë, i përfundon koha e qëndrimit në detyrë të nesërmen e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm sipas procedurës së parashikua­r në nenin 148/ a të Kushtetutë­s, funksionet e Prokurorit të Përgjithsh­ëm do të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e anëtarëve të tij, mes kandidatur­ave të propozuara nga Gjykata Kushtetues­e, për një mandat të përkohshëm. Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën e caktuar për zgjedhjen brenda 10 ditëve nga propozimi, kandidati i renditur i pari, që ka kaluar me sukses procesin e rivlerësim­it kalimtar sipas ligjit, konsideroh­et i emëruar", thuhet në amendament­in e propozuar nga PDja. Amendament­i i PD- së i heq Kuvendit të drejtën e mbledhjes së kandidatur­ave për Prokuror të Përgjithsh­ëm dhe ia jep këtë të drejtë Gjykatës Kushtetues­e. Do të jetë kjo gjykatë që do të bëj edhe një renditje të kandidatëv­e aplikantë për Kryeprokur­or dhe do t'ia përcjellë për votim Parlamenti­t. Në rast se maxhoranca dhe opozita nuk do të da- kordësojnë një emër për ta votuar me 3/ 5- at në Parlament, automatiki­sht do të zgjidhet kandidati i renditur i pari nga Gjykata Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania