Panorama (Albania)

Kuvendi kundër ONM, fut në garë dy kandidatë

Kandidatur­at për KLP, u përjashtua­n për mungesë integritet­i

-

Vetëm tre kandidatë të Shoqërisë Civile janë përzgjedhu­r nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit për të kaluar në fazën e dytë, për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Bëhet fjalë për Alfred Ballën, Andi Muratej dhe Mimoza Qinami. Ndërkohë, kandidatja tjetër, Entela Baçi Hoxhaj, është skualifiku­ar nga gara nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit dhe nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t. Ajo që është e çuditshme, është fakti se Entela Baçi Hoxhaj ishte vlerësuar me pikët maksimale nga Komisioni i Shoqërisë Civile, e kryesuar nga Andi Dobrushi, por për ONM- në kandidatja nuk është në përputhje me ligjin. Nga tre kandidatët, vetëm njëra prej tyre ka marrë vlerësim pozitiv nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t, kandidatja Mimoza Qinami. Ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, Andi Muratej dhe Alfred Balla janë skualifiku­ar nga ONM- ja, por janë rifutur në garë nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Për Andi Muratej, ONM thekson se: Dos- ja e kandidatit dëshmon se angazhimi i tij në shoqërinë civile ka filluar vetëm në vitin 2014, kur ai filloi të punonte si menaxher/ koor- dinator projekti tek Komiteti i Helsinkit. Kjo nuk është në përputhje me kriteret e parashikua­ra në nenin 152,2 të ligjit, i cili kërkon një angazhim prej së paku 5 vjetësh në një organizatë të shoqërisë civile, përpara dërgimit të kërkesës për t'u bërë anëtar i KLP- së. Përveç kësaj, situata e kandidatit në aspektin profesiona­l është shumë e paqartë. Në dosje ka disa kontrata ndërmjet Komitetit të Helsinkit dhe kandidatit në cilësinë e tij si "avokat". Ndërkohë, ligji nuk lejon asnjë aktivitet si ' avokat' për së paku dy vjet, përpara dërgimit të kërkesave". Ndërsa, për kandidatin tjetër, Alfred Balla, ekspertët e ONMsë kanë konstatuar se platforma e tij për anëtarë të Shoqërisë Civile në KLP është plagjiatur­ë e platformës së kandidatit tjetër të skualifiku­ar, Plarent Ndreca. Për të dy, ONM- ja shprehet se nuk kanë integritet­in moral që shpresohet nga një anëtar i KLP- së. Por Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit ka mendim ndryshe nga ONMja dhe të dy kandidatët i ka rifutur në garë.

 ??  ?? Faksimile e raportit të Kuvendit për kandidatët e KLP
Faksimile e raportit të Kuvendit për kandidatët e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania