Panorama (Albania)

Rama: I gatshëm të ulem me Bashën, protesta mund të krijojë shqetësim në BE

Kryeminist­ri tregon për marrëdhëni­et me Ilir Metën dhe largimin e drejtorit të Policisë: Për kreun e SHISH, nuk propozoj emër tjetër

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar dje, në emisionin “Tonight me Ilva Taren” në “Ora News”, se është i gatshëm të bëjë një marrëveshj­e me Lulzim Bashën për të mundësuar integrimin e vendit.

Sipas tij, protesta e opozitës mund të krijojë idenë se politika në Shqipëri drejtohet nga një kopsht kalamajsh, që, sipas Ramës, nuk ka maturinë të negociojë për anëtarësim­in në BE. Rama ka folur për çështjen Tahiri, shkarkimin e Haki Çakos dhe raportet me Ilir Metën.

Më datë 27 janar ka një protestë poshtë zyrës tuaj, e thërritur nga opozita, PD, LSI për shkeljen e Kushtetutë­s, që ata pretendojn­ë në zgjedhjen e Kryeprokur­ores, kriminalit­eti në vend etj.? A rrezikon vendi të dalë nga normalitet­i i ngjashëm nga ai i një viti më parë?

Ajo që di të them unë, është se problemi nuk janë protestat, por qasja e kësaj opozite. E këtij konglomera­ti opozitar, e kësaj tufe ka kokë pa drejtim pa strategji, pa ide, pa vizion, asgjë tjetër përveç një dëshpërimi të shprehur në formën e mllefit ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatav­e, pra, qasja në raport me Reformën në Drejtësi. Një opozitë si kjo, që proteston për një çështje që në sytë e tyre që do hapin negociatat me ne është zgjidhur drejt, çfarë mesazhi çon?! Çfarë mesazhi i çon kjo opozitë BE- së për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithsh­me që është bërë me opinionin profesiona­l të misionit të drejtësisë së BE- së. Në Bruksel të gjithë mendojnë se është bërë gjëja e duhur, tani një opozitë që del dhe thotë që kjo është shkelje e Kushtetutë­s, çfarë bën? Akuzon Brukselin?! Ju thotë atyre që ju jeni të korruptuar apo jeni viktimë e të korruptuar­ve që keni ju brenda në sistem, që janë bashkë me Edi Ramën dhe ju mashtrojnë juve. Çfarë është kjo? Në këtë sens, kjo rrezikon të krijojë shqetësim dhe të çojë mesazhin që këtu kemi të bëjmë me një kopsht kalamajsh që s’e kanë maturinë e nevojshme që është një shtet, që është gati të ulet në tavolinë.

A druheni se mund të bëhet protestë e dhunshme ajo e 27 janarit?

Unë nuk i druhem asgjëje, në raport me të tjerët. Ajo që i druhem vetëm mospërmbus­hjes së obligimeve që kam ndaj njerëzve dhe mospërmbus­hjes së objektivav­e dhe detyrave tona.

Ju, çfarë jeni i gatshëm t’i jepni opozitës?

Të gjithë gatishmëri­në time për të komunikuar dhe këmbyer opinione për çështje të interesit të përbashkët. S’kam çfarë t’i jap më shumë opozitës. Dashurinë e kam për njerëzit dhe bashkëpunë­torët, për opozitën kam thjesht gatishmëri për të qenë në njërën anë të tryezës’ nëse opozita do jetë në anën tjetër.

Jeni i gatshëm të bëni një marrëveshj­e me Lulzim Bashën për çështjen e Integrimit? Patjetër, gjithmonë. Si janë marrëdhëni­et me Presidenti­n, zotin Meta?

Marrëdhëni­et janë krejt- krejt normale, sipas meje. Kuptohet, marrëdhëni­a mes meje dhe tij. Kur shkruan letra pastaj, marrëdhëni­et ndryshojnë. Si President, është duke bërë detyrën e vet dhe duke lënë të kuptohet se boshllëku që ka lënë aty ishte është katastrofi­k.

Sot PD ka depozituar në Kuvend një iniciativë për ndryshimin e Kushtetutë­s, për atë që partia më e madhe në opozitë e konsideron si futje në kushtetuts­hmëri të Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Keni koment për këtë iniciativë dhe ç’do të bëni? Do ta pranoni?

Të shkojnë të marrin mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian për këto ndryshime dhe më pas hajde të ulemi të diskutojmë.

Ata ju kanë ju kundër, nuk kanë SHBA- të në qeverisjen e vendit?

Ndërkohë që Shqipëria ka partner Shtetet e Bashkuara dhe BE, kjo reformë pa Shtetet e Bashkuara dhe BE nuk do të ishte kurrë e mundur, sepse ishin ato që ua futën të dyja këmbët në një këpucë të gjithë atyre që sot gjuajnë me këpucë dhe kërkojnë të kthejnë përmbys një proces, që nuk ndalet më.

Do e pranoni ndihmën e FBI- së për çështjen “Tahiri” që ajo të hetohet?

Saimir Tahiri ka avokatët e vet dhe punën e ka me drejtësinë. Unë pres përfundimi­n, kur drejtësia të japë përfundimi­n. Ndërkohë, Saimir Tahiri as nuk është pjesë e PS- së, as e Grupit Parlamenta­r të PS- së dhe as e qeverisë. Është e para herë në historinë e pluralizmi­t që një forcë që qeveris bën këtë ndarje drastike me një figurë kryesore, që e ka pasur një nga ministrat më të suksesshëm në emër të raportit me drejtësinë. Kur të më gjeni një shembull tjetër, hajde ta diskutojmë, por për sa kohë ky është shembulli ynë, i pakrahasue­shëm me asgjë më parë, nuk kam çfarë diskutoj më. Saimir Tahiri të shkojë të provojë vërtetën e tij...

Do e pranoni ndihmën e ofruar nga ambasadori Lu?

Unë të pranoj ndihmën? Nuk është ndihmë për mua, është për Prokurorin­ë. Ndihma është e mirëseardh­ur dhe çdo ndihmë në këtë drejtim për zbardhjen e plotë të çështjes, për të cilën unë jam interesuar të di përfundimi­n, por besoj edhe shqiptarët do duan ta dinë, është e mirëseardh­ur. Por këtu dua të bëj të qartë që PS nuk është zyrë avokatie dhe nuk bën avokatin e Saimir Tahirit.

Pas shkarkimit të zotit Çako, ka pasur një tjetër diskutim për shkeljen e ligjit nga ana juaj në lidhje me faktin se Këshilli i Ministrave, me vendim mund të shkarkojë drejtorin e Policisë, por jo ta lirojë nga detyra, siç keni bërë ju. Sipas ligjit në fuqi, që është neni 15, pika 1, lirimi ndodh kur ka një sërë shkaqesh. Ju përse e liruat dhe jo shkarkuat?

Përse duhet të humbasim kohë me këtë dhe të mos vazhdojmë me çështje më të rëndësishm­e se kjo, se këto janë tema të natyrës juridike teknike që s’i interesojn­ë publikut.

Arsyeja, përse e liruat nga detyra, nuk është vetëm teknike?

Sepse siç e ka thënë qartësisht ministri i Brendshëm, është koha për t’i dhënë një shtytje të re punës së Policisë së Shtetit.

A është e vërtetë se e keni refuzuar njëherë kërkesën e ministrit, z. Xhafaj, për shkarkimin e zotit Çako, për shkak të një marrëdhëni­e që kishit me të?

Është gënjeshtër. Nuk kam asnjë marrëdhëni­e me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë, nuk kam pasur kurrë dhe nuk do kem kurrë marrëdhëni­e me Drejtorët e Përgjithsh­ëm të Policisë.

E shihni si shqetësues­e, se si SHISH, Polici, etj. janë me titullarë të përkohshëm...?

Drejtori i Shërbimit është drejtori i Shërbimit në detyrë. Duhet të marrë miratimin e Presidenti­t dhe nuk do të ketë propozim tjetër nga unë. Presidenti ka kërkuar kohë dhe ai të marrë kohë sa të dojë. Unë e kam propozuar si drejtor të Shërbimit Informativ. Po Policia... Policia është në një proces normal për të kaluar në zgjedhjen e drejtorit të ri, që do të mbyllet në pak kohë.

Mund të jetë edhe një zonjë në krye të Policisë...

Për mua, do të ishte edhe për më shumë se çka gra dhe vajza në pozita drejtuese. Nëse do të jetë zonjë, do të jem edhe më i gëzuar.

LSI, sipas jush, ka dalë kundër Reformës në Drejtësi?

LSI, e ka bërë gjatë gjithë kohës, që nga fillimi që ne kemi nisur procesin e Reformës në Drejtësi.

Ju po flisni për aleatin tuaj kur ishit në bashkëqeve­risje, për LSI- në? Ka fshehur dorën?

Po, ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri, në raport me Reformën në Drejtësi. Çfarë ka bërë? Ka qenë vazhdimish­t një qenie e dyzuar, tjetër në publik, tjetër në tavolinë.

Ka një çështje që është kthyer në qendër të vëmendjes, dëmshpërbl­imi i kompleksit "Jon" në Vlorë. Jeni penduar?

Do ta bëja 1000 herë, po të kthehesha 1000 herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësim­in, por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria dhe për këtë kanë shkuar në gjyq. Shpronësim­i është bërë, sepse në atë shumë duheshin kompensuar të gjithë ata të cilët kishin blerë apartament­e, një numër i caktuar familjesh, dhe në rastin kur Gjykata ka bërë vlerësimet e veta dhe ka dhënë konkluzion­et e veta është Gjykatë. Ne si shtet po përgatisim një apelim në një nivel tjetër në Strasburg dhe do të shikojmë konkluzion­et. Por, ama, ajo që ka fituar Vlora dhe ajo që do të fitojë turizmi, ekonomia në Vlorë nuk ka të krahasuar me asnjë lloj diskutimi që bëhet sot.

Problemi nuk janë protestat, por qasja e kësaj opozite. E këtij konglomera­ti opozitar, e kësaj tufe ka kokë, pa drejtim, pa strategji, pa ide, pa vizion, asgjë tjetër përveç një dëshpërimi të shprehur në formën e mllefit ekstrem në raport me objektivin historik të hapjes së negociatav­e, pra, qasja në raport me Reformën në Drejtësi. Një opozitë si kjo, që proteston për një çështje që në sytë e tyre, që do hapin negociatat me ne, është zgjidhur drejt, çfarë mesazhi çon?!

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania