Panorama (Albania)

Arta Marku flet për shkarkimet: Do të ketë surpriza

Kryeprokur­orja paralajmër­on lëvizje të tjera në organin e akuzës

-

Ndryshimet në organin e akuzës do të vazhdojnë dhe do të ketë “surpriza”. Kështu është shprehur Kryeprokur­orja e Përkohshme Arta Marku në një takim ditën e djeshme me gazetarët. Marku, e cila nuk ka folur më parë për shkarkimet në Prokurori, la të kuptojë se ky proces ndryshimes­h do të vijojë në organin e akuzës. Ajo gjithashtu tha se nuk do t’i thoshte “jo” një kandidimi për Kryeprokur­or të Përgjithsh­ëm, i cili ka një mandat 7- vjeçar. Takimi me gazetarët u zhvillua në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me ditën e djeshme, në orën 10: 00. Kryeprokur­orja e Përkohshme u kujdes që të mos japë komente në lidhje me mënyrën se si ajo u betua në Parlament, ku opozita hodhi flakadanë. Për atë episod, Marku tha se do të përgjigjet një herë tjetër. Lidhur me tensionet brenda Prokuroris­ë që pas largimit të Adriatik Llallës, ku dy drejtues janë shkarkuar prej saj, Marku tha se këto konflikte nuk janë nxitur prej saj. Ajo tha se ata që u larguan janë në dijeni të arsyeve të largimit. Para gazetarëve, Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme garantoi se organi i akuzës do të jetë i hapur dhe i lirshëm për median. “Misioni ynë është i përbashkët, ndonëse kalon në rrugë të ndryshme: Prokuroria, për të luftuar krimin në tërësi, krimin e organizuar, trafiqet dhe korrupsion­in dhe media për të shpalosur, jo vetëm mangësitë dhe problemati­kat, por edhe përpjekjet për një luftë kundër të gjitha formave të veprimtari­së kriminale. Bashkëpuni­mi me median dhe qartazi përmes saj me publikun, është synim i Prokuroris­ë”, tha Marku. Që nga marrja e detyrës, Kryeprokur­orja e Përkohshme ka bërë një sërë ndryshimes­h në krerët e Prokuroriv­e në rrethe. Deri më tani, është shkarkuar Kryeprokur­ori i Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Kukësit dhe Fierit. Ndryshime ka patur edhe brenda Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Megjithatë, këto lëvizje janë sulmuar dhe ish- kreu i Prokuroris­ë së Elbasanit dhe ish- drejtorja e Drejtorisë së Marrëdhëni­eve Juridiksio­nale me Jashtë, kanë bërë padi në Gjykatën Adminis- trative për shkarkimet e tyre. Madje, prokurori Gina, që drejtonte Prokurorin­ë e Elbasanit, e ka kallëzuar edhe penalisht Arta Markun për shpërdorim detyre në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Krerët e tjerë të prokuroriv­e në rrethe që u shkarkuan, kanë qenë të komanduar nga Llalla, përveç atij të Durrësit, i cili u transferua në Pukë. Pas lëvizjeve ka nisur edhe një debat lidhur me kompetenca­t e Kryeprokur­ores së Përkohshme, nëse duhet ose jo të shkarkojë apo riorganizo­jë strukturat e organit të akuzës.

 ??  ?? Faksimile e siguracion­it të makinës së Tahirit, publikuar nga PD
Faksimile e siguracion­it të makinës së Tahirit, publikuar nga PD
 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku
Kryeprokur­orja Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania