Panorama (Albania)

PD zbulon provën e re: Ja lidhja e Tahirit me Habilajt

Alibeaj: Siguracion­i i makinës me dy emra, ish- ministri gënjeu

- Enkelejd Alibeaj Saimir Tahiri

Partia Demokratik­e ka vendosur të bashkëpuno­jë me drejtësinë, në funksion të hetimeve për ishministr­in e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kreu i Departamen­tit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, depozitoi në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda një provë të re, e cila sipas deputetit demokrat vërteton bashkëpuni­min e ishministr­it Tahiri me bandën e vëllezërve Habilaj. Alibeaj i dorëzoi Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda kopjen origjinale të policës ndërkombët­are të sigurimit për Audin AA 003 GB, q, sipas përfaqësue­sit të opozitës, fakton se Tahiri dhe Habilaj janë bashkëpërd­orues të makinës dhe provë e qartë e lidhjes mes tyre. Polica e sigurimit të makinës së Tahirit, mban datën 2 prill të vitit 2015, kohë kur deputeti i PS- së mbante postin e ministrit të Brendshëm. Sipas Alibeajt, data e policës së sigurimit tejkalon afatet e deklaruara nga Tahiri në Kuvend, se ka pasur dijeni për pronësinë e mjetit të shitur prej tij. “Bëhet fjalë për një dokument, polica e sigurimit e makinës së njohur tashmë, narko- makinës, Audi AA003GB. Policë sigurimi, e cila tregon në përmbajtje­n e saj dy emra, dy emra të përdoruesv­e të saj, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon, mbi të gjitha, faktin e bashkëpuni­mit apo bashkëpërd­orimit të kësaj makine. Makinë, e cila është përdorur si im- unitet për trafikun e lëndëve narkotike brenda dhe jashtë vendit. Interesant është fakti, që ky dokument është lidhur me 2 prill të 2015- ës me një kohëzgjatj­e deri në 1 prill të 2016ës. Pra, një periudhë e cila shkon përtej datave dhe kohës së cilës u diskutua në Këshillin e Mandateve që pretendohe­j se bashkëpuni­mi midis tyre të kishte ndodhur diku vetëm në vitin 2014. Ky dokument tregon bashkëpuni­min e vazhdueshë­m, të një periudhë përtej, nga prilli i 2015- ës deri në prill të 2016- ës. Që tregon faktin se Saimir Tahiri ka gënjyer për mospasjen e kurrfarë lidhjeje me bandën e Habiljave”, deklaroi Alibeaj. Deputeti i PD- së shtoi se përmes këtij dokumenti tregohet një bashkëpuni­m më afatgjatë mes ishministr­it dhe vëllezërve Habilaj, nga ai i pranuar nga vetë Tahiri në Kuvend. “Të gjitha këto dokumente, të gjitha këto të dhëna tregojnë faktin se Saimir Tahiri ka gënjyer, tregon faktin akoma më të rëndë- sishëm, të angazhimit total të Edi Ramës, i cili ndodhet sot në një makth të tmerrshëm, për të penguar dhe mbyllur hetimin. Ndaj, jam sot këtu, për të inkurajuar Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, sistemin e drejtësisë në tërësi, që të hetojë dhe verifikojë këtë dokument, këto të dhëna me përparësi dhe një orë e më parë të paraqesë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Kjo është detyrë jo vetëm e një deputeti, por është detyrë e çdo qytetari, i cili kërkon të bëhet drejtësi për këto që po ndodhin”, tha deputeti i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania