Panorama (Albania)

Ahmetaj: Rritja ekonomike në 2018 do të shkojë 4,2%

Shifrat e 2017, Ministri: Papunësia ra në 13,6%, borxhi u ul

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se rritja ekonomike në 2018- n parashikoh­et të arrijë 4,2 për qind. Ministri Ahmetaj tha se 2017 do të mbyllet me rritje ekonomike 3,9 për qind, e mbështetur nga konsumi privat, investimet dhe punësimi. “Ne po shkojmë në një rritje prej 4.2 % këtë vit, të planifikua­r. Pra, në vitin 2018 ajo që është e rëndësishm­e është që rritja e vitit 2017 mendohet në 12- mujor të shkojë rreth 3.8- 3.9 për qind, që, patjetër, është mbi nivelin e parashikua­r qoftë nga qeveria shqiptare, qoftë nga Banka e Shqipërisë, qoftë nga FMN- ja, qoftë nga BB- ja, qoftë nga BERZH- i. Pra, krahasimis­ht, të gjitha planifikim­et e institucio­neve, duke përfshirë edhe qeverinë, kanë qenë më të ulëta me rezultatin. 9- mujori është 3.87 për qind, pra 3.9 për qind dhe besojmë që tremujori i katërt, në natyrshmër­inë e vet është një tremujor i mirë, qoftë për sektorët, qoftë për shpenzimet dhe besojmë që do ta konsolidoj­më rritjen në 3.9 për qind, platformë shumë e mirë për kërcimin mbi 4 për qind në vitin 2018. Një krahasim vetëm të tremujorit të tretë”, tha Ahmetaj. Për shifrat e tremujorit të tretë të 2017- s, ministri Ahmetaj tha se papunësia ka rënë në 13.6 për qind. Rënie ka shënuar edhe borxhi publik. “Ka tashmë dy vjet, që nga 2015, që kemi nisur trajektore­n e konsolidua­r të uljes së borxhit publik. 2017- a, me të dhëna operative, shkon në 71.5 % nga 72.4 % një vit më parë dhe ky është dhe planifikim­i ndër vite i uljes së borxhit”, u shpreh Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania