Panorama (Albania)

Shpërthimi me tritol në Shkodër, ‘ vepër terroriste’

- Lulzim Kulla

SHKODER - Hetimet për zbardhjen e autorëve të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, mund t'i kalojnë Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Kjo pasi në nenin 230 të Kodit Penal, thuhet se shkatërrim­i i pronës private në përmasa të mëdha duke rrezikuar jetë njerëzish përbën "vepër me qëllim terrorist". Në shpërthimi­n e ndodhur paraditen e së shtunës në Shkodër, mbetën të plagosur tetë persona. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar si autor të sulmit, por pritet analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë për identifiki­min e personit që ka vendosur motoçiklet­ën me një sasi prej 500 gramë tritol të llojit C4 pranë makinës së Kullës. Serveri i kamerave, sipas burimeve, është dërguar në Tiranë, sepse në Policinë e Shkodrës ka qenë e pamundur për t'i hapur për shkak të disa kodeve, që kërkojnë njohuri të larta në fushën e teknologji­së së informacio­nit. Kreu i komisariat­it të policisë në Shkodrës, Hamdi Shullani, pas një takimi në Bashkinë Shkodër për rendin dhe sigurinë, duke folur për gazetarët lidhur me ngjarjen, u tregua i rezervuar. "Do të flasim vetëm në kohën e duhur. Hetimet janë sekret, nuk mund të jap më shumë informacio­ne", tha Shullani. Rreth 90 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi, dyshohet se një person ka vendosur aty motoçiklet­ën dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas dyshimeve, personi në fjalë ka pasur në kokë një skafandër dhe nuk e ka hequr për asnjë moment deri sa është larguar. Në këtë mënyrë askush nuk e ka parë në fytyrë duke e bërë të vështirë identifiki­min e tij. Sipas burimeve, Lulzim Kulla tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka nisur që të flasë duke komunikuar me familjarët dhe mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë. Kulla, në momentin e parë ka deklaruar për efektivët se "nuk e di se kush janë autorët dhe se kush mund ta ketë vendosur tritolin". Nuk ka preferuar që të flasë më shumë për shkak edhe të gjendjes shëndetëso­re që nuk është stabilizua­r ende, pasi ka 25% djegie të trupit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania