Panorama (Albania)

Zhdukja e 37- vjeçarit, mund të jetë vrarë për hasmëri

I afërmi i të zhdukurit vrau dhe dogji një person në Britani

- Artan Lleshi

Prej dy muajsh, një 37- vjeçar është zhdukur në Tiranë dhe Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Artan Lleshi, i cili dyshohet se mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Për këtë ngjarje, të enjten e kaluar Policia zhvilloi një operacion sekret për arrestimin e shtetasit Altin Murati, i cili ka qenë edhe personi i fundit që ka takuar Lleshin. Murati u arrestua në një operacion blic në Tiranë, pranë Muzeut Kombëtar ditën e enjte, ndërsa Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit me burg” ndaj tij. Ky person është vënë nën hetim për vrasje, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë zbardhur. Deri më tani, dihet që Altin Murati e ka ftuar për kafe Lleshin në muajin nëntor, dhe për herë të fundit, ai është parë te rrethrrotu­llimi i Kamzës. Prokuroria dyshon se Lleshi mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë për çështje hasmërie. Ai mund të jetë dorëzuar te disa persona, të cilët janë larguar nga Shqipëria. Ngjarja lidhet me një të ri të rrëmbyer në Britani, i cili më pas u gjet i pajetë dhe i djegur nga autoritete­t atje. Për krimin u arrestua Arben Lleshi, i cili është kushëri i Artan Lleshit të zhdukur. Për këtë arsye, Prokuroria dyshon se zhdukja e Artan Lleshit lidhet me vrasjen e ndodhur në Britani. Nga ana tjetër, vetë i arrestuari nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë në Prokurori se me Lleshin ka pasur njohje të vjetër miqësie. Tashmë mbetet për t’u parë se si do shkojnë hetimet. VRASJA NË BRITANI Në vitin 2012, shtetasi shqiptar, Agim Hoxha u gjet i vrarë dhe i djegur në Sauthempto­n të Britanisë. Për ngjarjen u arrestua Arben Lleshi, i cili më pas u shpall edhe faj- tor për vrasjen, duke marrë një dënim prej 32 vjetësh nga Gjykata Britanike. Lleshi nuk bashkëpuno­i me Gjykatën, duke mos dhënë asnjë deklaratë për vrasjen dhe motivin e saj. Edhe sot e kësaj dite, ende nuk dihet motivi i vrasjes së Agim Hoxhës në Britani. BBC shkruante në atë kohë se Agim Hoxha ka qenë më parë i skeduar për trafik droge dhe se pista më e mundshme e hetimit ka qenë prishja e pazareve të drogës. Por megjithatë, ky motiv nuk u vërtetua asnjëherë. Bashkë me Arben Lleshin, u arrestua edhe një i afërm i tij, i cili u shpall i pafajshëm për akuzën e bashkëpuni­mit në vrasje.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës
 ??  ?? Një prej grabitjeve të bandës
Një prej grabitjeve të bandës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania