Panorama (Albania)

Grabitja e kompleksit të Mark Frrokut, dëshmojnë punonjësit

-

Ditën e djeshme u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës për dy prej anëtarëve të bandës së “Babagjyshë­ve”, e njohur për një sërë grabitjesh të ndodhura në territorin shqiptar dhe atë maqedonas. Bëhet fjalë për Fatmir Pjetrin dhe Sajmir Kalën, dy prej anëtarëve që ende nuk kanë marrë dënimin nga Gjykata, pasi janë kapur edhe më vonë se të tjerët. Në seancën e djeshme, dëshmuan punonjësit e Kompleksit AML, që ka qenë në pronësi të ish- deputetit Mark Frroku. Ata thanë në Gjykatë se grabitja ndodhi shumë shpejt dhe se grabitësit ishin veshur me uniforma të Policisë. Fillimisht, ata janë prezantuar si zyrtarë të Policisë, të cilët do të ushtronin kontroll për armë zjarri në godinë dhe më pas grabitën 1 milion lekë të reja. Grabitja ka ndodhur më datën 14 prill të vitit 2014, rreth orës 10: 36. “Në zyrat e kompanisë, në pjesën e arkës, erdhën disa persona të maskuar dhe me armë. Zyrat ndodhen te kompleksi AML, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Me sa mbaj mend, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 12, ne po bënim transaksio­net e lekëve, ndërkohë na hapin derën dhe na thonë “Shtrihuni për tokë, kontroll nga policia”. Ishin dy persona, më vunë armën në kokë, ndërsa kolegun tim e shtrinë për tokë. Ata morën lekët e kasafortës, ndërsa arkëtari nuk bëri gjë se ishte i frikësuar. Ata ishin të veshur me uniformë ushtarake dhe të mbuluar kokë e këmbë. Ishin mesatarish­t të gjatë. Nga zëri dukeshin të rinj dhe nuk ishin shumë të shëndoshë. Sa për gjuhën, ata nuk kishin asnjë komunikim me njëri- tjetrin në atë moment që të dalloja dialektin. Në fillim kishin kontrollua­r te financa, që e ka zyrën në katin e parë dhe më pas erdhën te ne”, ka dëshmuar menaxheri i firmës së basteve sportive në Gjykatë. Bashkë me të, ka dëshmuar edhe tekniku i kompjuterë­ve në kompleks, i cili ishte prezent në momentin që ka ndodhur ngjarja. “Mbaj mend një makinë ngjyrë blu, erdhi rreth orës 10 të mëngjesit, ndërsa sipër kishte një tabelë të policisë. Nga makina zbritën 4 persona, 3 prej tyre u futën brenda. Na thanë që është kontroll për armë dhe pastaj ne vazhduam punën se ne i kishim zyrat pak larg nga zyrat kryesore dhe menduam se ishte vërtet një kontroll nga policia. Atë kohë ishin shtuar shumë këto lloj kontrolles­h dhe na u duke diçka normale. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, brenda 34 minutash. Nuk mund të bëj dot dallim se çfarë dialekti flisnin, se vetëm një fjali thanë”,ka thënë ai para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Banda e “Babagjyshë­ve” e nisi aktiviteti­n kriminal në vitin 2013 dhe në krye të saj ishte Ilir Kupa, një prej të arratisurv­e shqiptarë nga burgu i Trikallasë në Greqi. Banda përbëhej nga 12 anëtarë, njëri prej të cilëve, Artur Tafani, u vra gjatë grabitjes së një argjendari­e në Dibër të Madhe. Anëtarët e tjerë të dënuar janë: Ilir Kupa, Agustin Sula, Julian Qereushi, Dritan Kola, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka. Ndërsa procesi vijon për Fatmir Pjetrin dhe Sajmir Kalën. Ata akuzohen për të paktën 12 grabitje me armë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania