Panorama (Albania)

Me temperatur­ë, vdes 4 ditë pas gjyshit vajza 7- vjeçare

Mjekët: Dyshojmë për sindromë të shokut toksik. Nis hetimi

-

Neglizhuan sëmundjen e vajzës së vogël, pasi kishin një fatkeqësi familjare, 7vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Durrësit, pesë orë pasi mbërriti në gjendje të rëndë shëndetëso­re.

Amelia Sheqi, nxënëse e klasës së dytë, është dërguar në gjendje të rëndë në repartin e Pediatrisë dhe pak pas mbërritjes ka rënë në gjendje kome për të mos u zgjuar më. Me gjithë përpjekjet e mjekëve të Pediatrisë, vajza është ndarë nga jeta rreth orës 23: 00 të së dielës, pesë orë pasi kishte shkuar në gjendje të fikëti.

Sipas deklarimev­e që prindërit e vajzës kanë bërë në spital, prej dy ditësh e mitura nuk kishte ngrënë asgjë, ndërsa temperatur­a kishte filluar t’i binte pak nga pak. “Kishim një fatkeqësi në familje, pasi kemi humbur babain. Gjatë këtyre ditëve ishim të angazhuar me varrimin dhe pritjen e vizitave që vinin për ngushëllim. Ndërkohë vajza ishte pa qejf. Prej dy ditësh, vajza ishte sëmurë, as hante dhe as pinte. Menduam se e kishte nga gripi, po ajo po rëndohej edhe më shumë. Dje ( të dielën) asaj i ra imuniteti dhe njëkohësis­ht edhe temperatur­a. I ra të fikët. E çuam me urgjencë në spital, por me gjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë pak orë pasi mbërriti në urgjencën e Pediatrisë. Jemi shumë të hidhëruar, nuk dimë çfarë të themi”, deklaruan prindërit e vajzës 7- vjeçare, e cila ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Në spitalin e Durrësit ka mbërritur një grup ekspertësh nga Ministria e Shëndetësi­së për të verifikuar rastin në fjalë. Ndërkohë, edhe Prokuroria ka nisur hetimet për të verifikuar praktikën e ndjekur nga bluzat e bardha për të përcaktuar nëse ka apo jo neglizhenc­ë nga stafi mjekësor. Oficeri i Policisë Gjyqësore mori në shqyrtim kartelën mjekësore të 7vjeçares. Shefi i Pediatrisë së spitalit të Durrësit, Fatmir Shahini bëri të ditur se vajza 7- vjeçare ka mbërritur në spital me temperatur­ë të ulët, 35.5, e shkaktuar nga një grip i rëndë. Doktori theksoi se fëmija ishte në gjendje të rëndë virale, ndaj dhe nuk mundi të mbijetojë, pavarësish­t ndihmës së dhënë.

“Vajza mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë rreth orës 16: 30 dhe pas një terapie intensive, me një ekip që u angazhua totalisht për t’i dhënë jetë, fatkeqësis­ht nuk ia arritëm qëllimit ta mbanim të gjallë. Rreth orës 22: 40 ajo ndërroi jetë. Presim ekspertizë­n të dalë, por dimë me siguri që gjendja e rëndë virale na çoi në këtë situatë të rëndë. Nuk kemi rezultate përfundimt­are, por mendojmë se arsyeja e vdekjes së vajzës është një gjendje virale. Forma e rëndë, ende nuk mund të flasim dot për grip, pasi kjo kërkon analiza. Është ngritur një grup ekspertësh nga Ministria për të dalë në një konkluzion përfundimt­ar”, tha Fatmir Shahini, shefi i Pediatrisë. Ndërkohë, i gjithë ekipi i mjekëve në Pediatrinë e Durrësit është mbledhur për të analizuar dhe zbardhur rastin e rëndë të vdekjes së 7-

Amelia Sheqi, nxënëse e klasës së dytë, është dërguar në gjendje të rëndë në repartin e Pediatrisë dhe pak pas mbërritjes, ka rënë në gjendje kome për të mos u zgjuar më

vjeçares së prekur nga gripi. Nga dyshimet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një sindrom të shokut toksik, i cili

në shumë raste rezulton fatal sikurse edhe në rastin në fjalë. Familja ka tërhequr menjëherë trupin e pajetë të vogëlushes dhe nuk kanë shfaqur asnjë ankesë kundrejt stafit mjekësor që asistoi në rastin e saj. Madje, prindërit e vajzës kanë refuzuar t’i bëhet ekspertiza mjeko- ligjore, duke lënë të kuptohet se nuk kanë asnjë dyshim për neglizhenc­ë të mjekëve, ndërkohë që pranuan fatin e hidhur të humbjes së vajzës së tyre të vogël. Familja Sheqi banon me qira në lagjen 16, të Durrësit, në të cilën ishte zhvendosur prej pak kohësh.

 ??  ?? Pediatria e Durrësit
Pediatria e Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania