Panorama (Albania)

Nevoja për hekur te të sëmurët me dializë, si mund të përfitohet përmes ushqimeve

-

thyese apo rekurente e veshit të mesëm. Në këto raste bëhet një hapje tek membrana, daullja e veshit dhe vendoset një tub ajrosjeje. Pas kësaj, problemi konsideroh­et i zgjidhur. Por ka edhe raste, që pavarësish­t masave që ne ndërmarrim, duhet që të hapet kocka pas veshit dhe të pastrohet gjithë kjo pjesë në mënyrë që infeksioni të mos përsëritet më.

Mënyra se si trajtohen infeksione­t e veshit të mesëm?

Kryesisht trajtohen me antibiotik­ë jo të gjeneratav­e të fundit, me antibiotik­ë të thjeshtë. Sigurisht që një ndër mjekimet kryesore është mjekimi lokal me pika në hundë që të zhbllokohe­t hunda dhe të hapet tubi, me të cilin ajroset veshi i mesëm. Ky është mjekimi bazë që mund të shoqërohet edhe me qetësues për dhimbjen, por që çdo skemë mjekimi kushtëzohe­t nga gjendja e pacientit.

Mjeku i familjes apo mjeku pediatër duhet të bëjë adresimin e rasteve tek mjeku ORL për të trajtuar në kohë infeksione­t e veshit të mesëm. Ndodh gjithnjë kjo?

Jo gjithmonë, pasi shumë herë mbahen nga mjekët pediatër, të cilët përfundojn­ë në jo pak raste duke dhënë mjekim të gabuar. Duhet patjetër një mjekim i specializu­ar.

E fundit, duke qenë se përmendët që tek të rriturit, kategoritë më të rriskuara janë ato që vuajnë nga sëmundjet kronike. Diçka më tepër?

Po, pasi të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, kryesisht diabetikët, janë të predispozu­ar sepse kanë imunitet shumë të rënë. Kur përballemi me këto raste, ne aplikojmë antibiotik­ë të gjeneratës së fundit, me spektër shumë të gjerë veprimi pasi infeksioni është i vështirë të dominohet.

Sasia ditore e hekurit do të varet nga ajo që ju nevojitet, kushtëzuar nga mosha juaj, gjinia dhe gjendja aktuale e shëndetit tuaj. Njerëzit që ushtrojnë më shumë aktivitet fizik priret të marrin më shumë hekur sesa njerëzit që nuk janë aktivë. Ka disa gra që mund të kenë nevojë për hekur më shumë se zakonisht për shkak të gjendjes së tyre. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë hekur më shumë se zakonisht për të furnizuar trupin me të gjitha nevojat e tij për hekur. Njerëz të tjerë, që kanë nevojë për hekur më shumë janë: ata që janë duke bërë dializë, ata që kanë humbur gjak, njerëzit që marrin medikament­e që mund të zhdukin sasinë e hekurit që mund të gjendet brenda trupit. Mungesa e hekurit në organizëm bëhet shkak për aneminë. Tani që dini arsyet pse keni nevojë për hekur, më poshtë janë perimet që duhet të përfshini në dietën tuaj:

THJERRËZAT Thjerrëzat veçohen për përmbajtje­n e lartë të hekurit, vetëm sigurohuni që ju do t’i gatuani ato në mënyrë të përshtatsh­me, kështu që ju mund të merrni të gjitha përfitimet që ju nevojiten. Përveç hekurit, thjerrëzat gjithashtu përmbajnë fibra, mangan, folatë dhe shumë më tepër. Në momentin kur të hani një filxhan thjerrëzas­h, ju do të merrni tashmë 50% të hekurit që ju duhet të keni.

PATATET Vetëm një gjë për të kujtuar: nëse doni të merrni sasinë e kërkuar të hekurit që ka nevojë trupi juaj, mos e hiqni lëkurën e patateve. Ju mund të konsumoni gjysmën e patateve çdo ditë, të përzier me perime të tjera që janë të larta në fibra, në mënyrë që të fitoni sasinë e kërkuar që ju nevojitet.

KËRPUDHAT Ka lloje të caktuara të kërpudhave, që konsideroh­en të pasura me hekur. Nëse keni vështirësi për të zgjedhur vetëm një, ju mund të zgjidhni kërpudha të bardha, pasi ato janë të lehta për t’u blerë.

SPINAQI Disa njerëz pëlqejnë spinaqin, ndërsa të tjerët preferojnë marule, sepse është e përkryer për sallatë. Ka zarzavate të ndryshme me gjethe që mund të zgjidhni, por nëse doni diçka, që mund të jetë e ngjashme me sasinë e hekurit, që mund të merrni nga mishi i kuq, atëherë zgjidhni spinaqin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania