Panorama (Albania)

“Mësimet e natës”, botohen 101 përralla të Betim Muços

Dedikuar tri fëmijëve e tij, këto krijime i takojnë tashmë të gjithë lexuesve të vegjël

- TIRANE

Ato janë përralla që ai ua lexonte përpara gjumit Sagitës, Fedorës dhe Zinartit. Ata ishin frymëzimi i tij, dëgjuesit dhe kritikët e tij të parë. Më pas ato u bënë përrallat e të gjithë fëmijëve.

Kohët kanë ndërruar, por ama para se të kalojnë në rritje të gjithë fëmijët kalojnë përmes përrallës. Dhe si një homazh për autorin, por edhe si një dhuratë për të gjithë fëmijët, “Poeteka” boton një përmbledhj­e prej 101 përrallash, shkruar nga autori Betim Muço. “Në përvjetori­n e ndarjes nga jeta, shkrimtari i mirënjohur Betim Muço vjen sërish për lexuesin, duke u rikthyer në njërën prej formave më të bukura, me të cilën mund të kujtohet dhe nderohet një autor. Takimi në librari. “Botimet Poeteka”, nën titullin “Mësimet e natës”, publikon përrallat e Betim Muços. Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat”, njofton Silvana Leka. Libri parë brenda librit i është kushtuar Sagitës. Ai mban titullin “Është ç’na është” dhe përmbledh 39 përralla. Libri i dytë, “Mësimet e mesnatës” i kushtohet Fedorës dhe mban titullin e brendshëm intim, “Bota në sytë e Dolës” dhe ka 47 përralla. Libri i tretë, që i brendashkr­uhet botimit “Mësimet e natës”, titullohet “Penda e pulëbardhë­s”. Janë përrallat që i kushtohen Zinartit. “Që në parathënie bëhet e qartë se ka ndryshuar jo vetëm regjistri i komunikimi­t me “një fëmijë”, por edhe koha. Jemi në një tjetër situatë shoqërore. Alegoritë sociale të qëmtuara në “Librin e Dolës”, botuar së pari në vitin 1986, vijojnë dhe thellohen me librin kushtuar Zinartit, botuar 10 vjet më vonë”.

Siç njofton “Poeteka”, vlerë që i shtohet dhe e pasuron shumë librin janë ilustrimet e bukura, plot finesë dhe ngjyra të këndshme për syrin, krijuar enkas për këtë botim nga Bora Baboçi.

Këto ilustrime e bëjnë edhe më të dashur për lexuesin nga paraqitja grafike e Joan Lekës dhe Xhoel Lekës.

“Jo thjesht përralla për fëmijë. Fundja, një rrëfim të cilit i gëzohen vetëm fëmijët nuk është një histori fort e mirë, shprehet shkrimtari Clive Staples Leëis. Si një ftesë e hapur për lexim duket se libri 101 përralla “Mësimet e natës” të Betim Muços e ka përballuar këtë sfidë...”, shprehet Silvana Leka, teksa njofton se tanimë libri gjendet në libraritë kryesore të Tiranës.

AUTORI Shkrimtari dhe poeti Betim Muço, u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 68- vjeçare në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Betim Muço është autor i shumë librave me poezi dhe prozë, ndërsa profesioni i tij ishte sizmolog. Ka shkruar: “Rrugëve të atdheut” ( 1967), “Etyde” ( 1972), “Ekspres” ( 1975), “Tregime” ( 1978), “Kokrra gruri” ( 1978), “Ditë që vështrojnë larg” ( 1982), “Është se ç’na është” ( 1984), “Ditëlindja e këngës” ( 1983), “Plumbi i gërmave” ( 1985), “Gjurma e vetëtimës”( 1986), “Bota në sytë e Dolës” ( 1986), “Në udhën time” ( 1988), “Ëndrrat e fëmijëve” ( 1989), “Mall për njerëz”( 1989), “Ekuinokset” ( 1990), “Tempujt e moshartimi­t” ( 1990), “Hiroshima jashtë meje” ( 1995), “Penda e pulëbardhë­s” ( 1996), “Karusel” ( 1997), “Sirtarët” ( 1999), “Rrëfenjat e Hamburgut” ( 2007), “Bumerang” ( 2009), “Qiej që bien” ( 2014). Pas zhvendosje­s në SHBA në vitin 2001, Muço vijoi të shkruante, madje nuk arriti dot të çonte deri në fund romanin e tij më të fundit. Pikërisht për këtë roman, “Yjet janë fare pranë” (“OMSCA- 1”), ai u shpall edhe si autori i vitit nga panairi i Librit “Tirana 2017”.

Poezia e Betim Muços është përkthyer në disa gjuhë të botës, ndërkohë që ai vetë ka sjellë në shqip autorë të mëdhenj. Ai solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, para se ajo të nderohej me çmimin e madh. Ka shqipëruar James Joyce, Vladimir Nabokov, Graham Greene, Saul Belloë, Yukio Mishima, Reiner Maria Rilke, etj. Është fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.

Që në parathënie bëhet e qartë se ka ndryshuar jo vetëm regjistri i komunikimi­t me “një fëmijë”, por edhe koha. Jemi në një tjetër situatë shoqërore. Alegoritë sociale të qëmtuara në “Librin e Dolës”, botuar së pari në vitin 1986, vijojnë dhe thellohen me librin kushtuar Zinartit, botuar 10 vjet më vonë

 ??  ?? Shkrimtari Betim Muço
Shkrimtari Betim Muço

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania