Panorama (Albania)

Bumi i Gjermanisë dhe problemet e Europës

- HENRIK BÖHME

Po, pak eufori është me vend. Rritje ekonomike për tetë vjet radhazi. Këtë mund ta tregosh. Kjo është saktësisht periudha kohore, që prej kur ekonomia e Gjermanisë ra në një recesion të thellë për shkak të krizës financiare botërore. Në të gjithë këtë periudhë, Kancelarja quhej Angela Merkel, ajo drejtonte me koalicione të ndryshme, herë me liberalët, herë me socialdemo­kratët.

Kjo në një kohë kur në pikëpamje ekonomike, një koalicion mes partive të mëdha, nuk është diçka që duhet ta gëzojë një sipërmarrë­s. Megjithatë, Gjermania u ngrit në këmbë dhe i mblodhi fuqitë për t'u kthyer në lokomotivë për pjesën tjetër të Evropës. Dhe gjendja nuk ka qenë gjithmonë e tillë. Në kapërcyell të shekullit, ekonomia gjermane konsideroh­ej si "e sëmura e Europës". Reforma vërtet të ashpra të tregut të punës të kancelarit socialdemo­krat, Gerhard Schröder, e sollën vendin sërish në rrugën e suksesit. Kurse Partia Socialdemo­krate SPDja vazhdon edhe sot të vuajë nga vendimet e atëhershme, të cilat janë për të një luftë sfilitëse. Diçka duhet të ndodhë, por nuk ndodh. Nga zelli për reforma i kohës së atëhershme, sot nuk ndihet gjë përballë rezultatev­e pozitive ekonomike. Sa më gjatë që kalonte nga koha në pushtet e koalicioni­t të madh, aq më shumë paralizohe­j vullneti për t'i dhënë vendit një drejtim ose të paktën një përfytyrim për atë se si duhet të përgatitet për të ardhmen vendi. Veçanërish­t të aftë u treguam për t'u dhënë këshilla të tjerëve se çfarë duhet bërë ( pyesni grekët, ata mund t'iu tregojnë shumë për këtë). Dakord, edhe kursimi funksionoi mirë në Gjermani, "zero e zezë" e famshme e Ëolfgang Schäubles, u ble shtrenjtë me një infrastruk­turë në shkatërrim, me shkolla dhe universite­te të dëmtuara dhe të pajisura keq dhe me një zgjerim çalaman të rrjetit të internetit të shpejtë.

Por le t'u kthehemi shifrave të mira. Jo vetëm ekonomia popullore gjermane është rritur, në përgjithës­i shtetet e Eurozonës ( dhe BE- ja në përgjithës­i) e panë veten në rrugë zhvillimi. Por edhe këtu, për fat të keq, duhet shkelur frena e euforisë, sepse fëmija i madh që sjell shqetësim tani, quhet Itali. O Zot, Italia! As një italian si Mario Draghi, shefi i Bankës Qendrore Evropiane, nuk ia doli mbanë që t'i mundësojë vendit sërish rritje ekonomike. Për këtë ai bëri gjithçka, sepse politika financiare e vendit të tij është para së gjithash një dhuratë për Italinë. Sa keq vetëm që Italia nuk e shfrytëzon këtë mundësi për t'u reformuar. Por koha e Draghit po mbaron, kjo nuk është e mirë për Italinë. Ky vend është thembra e Akilit e Europës dhe po të shpërthejë kriza e ardhshme ekonomike, me siguri do të jetë aty. Që prej 20 vjetësh rezultatet ekonomike të Italisë po bien. ( Gjermania ka gjeneruar në 18 vitet e fundit një plus prej 25 për qind.)

Bankat e fundit janë të ngopura me kredi të pambuluara, shumë sipërmarrj­e nuk janë në gjendje që t'i paguajnë kreditë dhe duhet të kishin falimentua­r me kohë. Bankat ndërkohë kanë hequr dorë nga kërkimi i borxheve, sepse e dinë që gjithsesi, nuk do t'u kthehet gjë. Kjo nga ana tjetër i rëndon bilancet e bankave. Një rreth vicioz dhe pikërisht një miksturë e tillë përshtatet për krizën e ardhshme të madhe në Eurozonë.

* D. W.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania