Panorama (Albania)

Investim 8 milionë euro, ja detajet e selisë së re të FSHF- së

-

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, ka shpjeguar për "Panorama Sport" detaje të investimit të ri që do të kryhet për selinë e re të FSHF- së, si dhe për fushat stërvitore të Kombëtares.

"Do të jenë dy dhe me ndriçim të plotë. Një fushë me bar artificial, por jo ky që është aktualisht, më i ri dhe më modern. I cilësisë së mirë, sepse edhe të rinjtë dhe ekipet e moshave mund të vijnë të stërviten këtu. Do të jetë edhe një ministadiu­m, i cili do të shërbejë për stërvitjen e ekipeve kombëtare. Pra, një fushë me bar natyral. Do të jetë një tribunë, me kapacitet prej 500 spektatorë­sh. Do të ketë ambient për mediat. Mund të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombët­are të ekipeve të moshave U- 17, U- 19 dhe U- 21".

Do të jenë dhomat e zhveshjesh me ambiente të fizioterap­isë, të sallës së forcës, të mjekëve, të trajtimit me ujë etj. Ekipi Kombëtar A do të ketë dhomën e vet të dedikuar. Ajo do të ketë një minipishin­ë me xhakuzi dhe mjetet për të kryer hidroterap­inë. Gjithashtu, do të jenë edhe dy dhoma të tjera për U- 17 dhe U- 19".

"Zyrat janë menduar të jenë të shtrira në pesë kate. Poshtë, në katin nëntokë, do të jetë një magazinë e madhe. Sot janë të shpërndara në disa vende, por tashmë do të jenë të grupuara si uniforma, bazë materiale etj, etj. Do të jetë edhe një sallë e madhe, me një kapacitet 150 vendesh për aktivitete, trajnime deri tek zhvillimet e punimeve të Asamblesë së Federatës".

"I kemi ndarë dhe bazuar në departamen­te. Kati i fundit është kati ekzekutiv,

Fushat- Dhomat Selia - 5 kate - -

presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv. Jemi munduar që të ndërtojmë një godinë të gjelbër, në harmoni me ambientin".

"Bëhet fjalë për diçka rreth 8 deri në 8.5 milionë euro. Investim i gjithi i federatës, ku qeveria ka vënë në dispozicio­n vetëm truallin, duke na e dhënë në përdorim".

"Afati i ndërtimit është përllogari­tur në 18 muaj. Kompania ka nisur sot ( dje) ditën e parë të punës. Do të fillojë prishja e godinës. Leja e ndërtimit është marrë në KKT", tha Dervishaj për "Panorama Sport".

Kosto - Koha -

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania