Panorama (Albania)

Duka mendon përurimin: Uroj të jemi bashkë...

-

Infrastruk­tura në futboll është një nga fushat e bashkëpuni­mit mes qeverisë dhe FSHF- së.

Dje, numri një i qeverisë shqiptare ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e selisë së re të FSHF- së, si dhe të fushave stërvitore për Kombëtaren. Në fjalën e tij, Kryeminist­ri Edi Rama, deklaroi se nuk është përfshirë në procesin e zgjedhjeve në FSHF.

Që në nisje të fjalës së tij, ai u tregua superstici­oz: "Shpresoj të jetë e vërtetë shprehja se ' shiu është bereqet' dhe që, pavarësish­t klimës së papërshtat­shme për të qenë këtu në një moment festiv për futbollin, të jetë një ogur i mirë për ecurinë e mëtejshme, jo thjesht të këtij projekti, sepse projekti tanimë thjesht duhet realizuar, por edhe të futbollit në tërësi".

Superstici­oz -

- Që në krye të herës, ai distancohe­t nga zgjedhjet në FSHF: "Erdha këtu sot ( dje) edhe duke e pasur parasysh rrezikun që të akuzohem se po futem në mes të një procesi zgjedhor, që po zhvillohet në FSHF. S'ka problem! Deri dje isha i akuzuar se po dua të marr Federatën. Sot do të akuzohem se po dua të mbaj federatën. Rëndësi ka që ne sot ( dje), këtu jemi për diçka që nuk ka lidhje fare me këtë proces, që është proces i brendshëm i futbollit, por për një projekt që është pjesë e një programi".

Zgjedhjet

- Më tej, Kryeminist­ri ka shpjeguar projektin: "Nuk bëhet fjalë thjesht për të ndërtuar zyrat e federatës së futbollit. Bëhet fjalë për të ndërtuar një shtëpi të futbollit shqiptar, të Kombëtares shqiptare, të projektimi­t të së ardhmes së këtij sporti, me modesti një ' mikrokonve­rçano', që është një qendër ekselence në Itali, ku jo vetëm mirëpritet Kombëtarja, apo bën punën e vet struktura përkatëse qeverisëse e futbollit, por edhe zhvillohet edukimi në vazhdim i trajnerëve me kurse kombëtare dhe ndërkombët­are e kështu me radhë".

Selia e FSHF- së

- Si ish- sportist i Dinamos, ai ka komentuar edhe ish- kompleksin Dinamo. "Më vjen shumë

Kompleksi Dinamo

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, krahas prezantimi­t të nevojës për një seli të re dhe një qendër të institucio­nit të futbollit në vend, ka përshkruar edhe funksionet në shërbim të Kombëtares që do të ketë qendra e re sportive që do të ndërtohet.

Kompleksi - "Jam vërtet, jo vetëm i lumtur, por edhe krenar që sot, pas shumë vitesh, realizuam ëndrrën tonë për të pasur një qendër të mirëfilltë të FSHF- së. Një kompleks që nuk ka në përbërje të saj vetëm zyra për administra­tën, zyrat patjetër të domosdoshm­e, por një projekt, i cili ka një ministadiu­m me një kapacitet prej 500 vendesh me të gjitha kushtet dhe parametrat e lejuara apo të licencuar për të zhvilluar çdolloj aktiviteti ndërkombët­ar, për të gjitha ekipet e moshave deri në ekipin U- 21. Një ambient stërvitjej­e, ambient rikuperimi, keq sot, si ish- sportist i Dinamos, për të gjithë ata bashkudhët­arë, bashkëvuaj­tës, ambient fizioterap­ie pra, do të jetë një kompleks i tërë, një shtëpi e kompletuar e futbollit shqiptar", tha fillimisht Duka.

Bashkëpuni­mi - "Ky është një investim i FSHF- së, është një bashkëpuni­m me qeverinë shqiptare, me Kryeminist­rin Rama, që e ka mbështetur fort këtë projekt. E gjithë toka është vënë në dispozicio­n të këtij projekti, falas nga qeveria shqiptare. Është vazhdim i të gjithë projekteve dhe i bashkëpuni­mit të suksesshëm që ka pasur vitet e fun- bashkëndër­rimtarë, si Mujo Targaj, që është këtu përballë apo edhe të tjerë, sepse kemi dit FSHF- ja me qeverinë. Jeni dëshmitarë të investimev­e të përbashkët­a të bëra, të cilat i kanë ndryshuar realisht faqen futbollit shqiptar: ' Elbasan Arena', ' Loro Boriçi' në Shkodër dhe gjithashtu, jemi edhe në përfundim të stadiumit kombëtar në Tiranë".

E ardhmja - "Të gjithë bashkë, ne besojmë se mund të bëjmë akoma më shumë për futbollin shqiptar. T'i japim më shumë suksese, të kemi më shumë rezultate pozitive, të kemi sa më shumë fëmijë që luajnë futboll. Edhe njëherë ju falënderoj që jemi këtu dhe pas 18 muajsh, uroj të jemi bashkë për të inauguruar përfundimi­n apo fillimin e shfrytëzim­it të këtij kompleksi për futbollin shqiptar", përfundoi Duka, duke projektuar të ardhmen në formën e urimit për të qenë sërish të njëjtët aktorë të politikës dhe sportit për të prerë shiritin. kaluar një pjesë të jetës sonë në godinën që do të shembet në ditët në vijim. Kam marrë shumë mesazhe, kur u shpall ky projekt: ' Si ka mundësi? Do të zhduket godina e heroizmave të së shkuarës'. Por në fakt, godina ka pushuar së qeni një godinë e Dinamos prej shumë kohësh. Për fatin më të keq dhe për turpin më të madh të të gjithë atyre, që kanë pasur diçka për të bërë për sportin në gjithë këto vite, godina u kthye në kafazin e pëllumbave të shumësport­ëshit. Tanimë, këtu mungon federata e federatave që është federata e futbollit, e cila pas 18 muajsh do të jetë një tjetër godinë simbol e rilindjes së sportit, e rilindjes së futbollit, por edhe e rilindjes së qytetit".

Në përfundim, Kryeminist­ri uron që të gjithë të çlirohen nga ajo që ai e cilëson si barrë të rëndë borxhi. "Jam besimplotë se, pas 18 muajsh, do të jemi të çliruar nga një barrë dhe një borxh i madh për shumë e shumë vite

Urimi -

të tëra ndaj ekipit kombëtar, i cili ka bërë shumë për këtë vend dhe ka merituar dhe meriton vërtet që të ketë shtëpinë e vet, qoftë për t'u stërvitur, qoftë për të luajtur. Kështu që, me këtë mjedis këtu, me ' Arenën Kombëtare, e cila sipas të gjitha gjasave, do të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm për të pritur ekipin kombëtar, besoj që ndjenja e çlirimit nga një borxh i madh i shumë viteve është plotësisht legjitime. Ju lutem, mos më ngatërroni mua me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit", mbyll fjalën e tij Kryeminist­ri Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania