Panorama (Albania)

FLET MINISTRI Pensionet e fshatit, si do ndryshojë skema

Ministri i Financave tregon dy ndryshimet në skemën e pensioneve të fshatit. Ahmetaj: Ndërgjegjë­sim derë më derë, ose rishikim të pagesave mujore

- DORINA AZO

Qeveria do të nisë fushatën e ndërgjegjë­simit për pagesat e kontribute­ve të pensionit për fermerët.

Shkak është bërë ulja e numrit të kontribuue­sve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi dje se së shpejti pritet të nisë komunikimi­n me çdo fermer, me qëllim sensibiliz­imin për pagesat e kontribute­ve të pensionit. Ministri Ahmetaj sqaroi se ndërgjegjë­simi do të bëhet për të rritur numrin e kontribuue­sve në fshat. “Një nga instrument­et që ne do të përdorim dhe, që e kemi të vendosur po në këtë tryezë, është komunikimi me fermerët, për t’i treguar se ësh- të e domosdoshm­e që kontributi është i tyre, mbetet i tyre gjithë jetën dhe i garanton moshën e tretë. Pra, nuk është thjesht një e ardhur për buxhetin e shtetit, sepse është e ardhur sot, shpenzim po sot. Pra, në balancë, jo për të njëjtin njeri, por për brez pas brezi në logjikë. Përderisa parimi kryesor i sistemit të pensioneve sot është kontributi i lidhur me përfitimin, duam që të bëjmë një situatë sensibiliz­imi dhe ndërgjegjë­simi në fshat që është e domosdoshm­e, është e rëndësishm­e për ata vetë për jetën e tyre, për familjen e tyre, për moshën e tretë, që të kontribuoj­në sot për pensionin e tyre, ditën që do të kalojnë në pension”, tha Ahmetaj. Min- istri Ahmetaj tha se ende po diskutohen ndryshimet ligjore për kontribuue­sit e fshatit. “E vërteta është që ne po diskutojmë akoma ndryshimet ligjore. Megjithatë, dua t’ju informoj se do të ketë një përpjekje shumë serioze për formalizim­in e ekonomisë së fshatit, në bashkëpuni­m me fermerët, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Bujqësisë dhe rritjen e kontribuue­sve”, tha ministri. Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Por vetë fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit, ndërsa pjesa tjetër e kontribute­ve subvencion­ohet nga qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e fermerëve nuk po sigurohen, shqetësim i ngritur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania