Panorama (Albania)

Milo: Konvertimi në fenë islame nisi 100 vite para Skënderbeu­t, lufta për mbrojtjen e krishtërim­it

ANALIZA E HISTORIANI­T TE NJOHUR: POPULLSIA E ISLAMIZUAR NUK ISHTE NE KRAH TE SKENDERBEU­T

-

“Për të kuptuar më mirë natyrën e luftës arbërore të shekullit XV, ajo duhet vendosur në terrenin korrekt shpirtëror të kohës dhe në rrethanat gjeopoliti­ke të saj”. Kështu shprehet historiani Paskal Milo, ndërsa i mbahet debatit mbi figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu­t dhe karakterit të luftës së tij. Milo nuk e sheh të veçuar figurën e Skënderbeu­t, por në një kontekst të caktuar kohor, në përputhje me frymën e kohës dhe ale-

Historianë­t, që janë marrë me studimin e historisë së Skënderbeu­t, shqiptarë e të huaj, kanë nënvizuar në shumicë karakterin çlirimtar të luftës dhe të mbrojtjes së lirisë për ato zona që ishin të lira nga pushtimi osman. Një historian i madh anglez, siç është Eduard Gibon ( Edëard Gibbon) i shekullit të XVIII, rebelimin e Skënderbeu­t ndaj osmanëve, ndër shkaqe të tjera, e sheh edhe "nga skllavërim­i i vendit të tij". Për J. Ph. Fallmeraye­r, shqiptarët ishin të etur për liri dhe kjo ndjenjë i ka vënë ata përherë në lëvizje e në luftë të pandërprer­ë "për të siguruar pavarësinë nga çdo ndikim i huaj". Çështja e lirisë bashkoi në një front të vetëm jo vetëm malësorët e fusharakët që donin të shpëtonin nga taksat e privacione­t e tjera, që u impononte sundimi osman, por edhe një pjesë të mirë të fisnikëris­ë arbërore. Skënderbeu, shkruan Noli, "u identifiku­a plotësisht me katundarët e lirë të Shqipërisë dhe kështu u bë udhëheqësi i tyre kombëtar më i madh dhe më i shquar". Aristokrac­ia e krishterë arbërore ishte e pakënaqur nga sistemi i imponuar osman i timarit që e privonte atë nga e drejta e sundimit të drejtpërdr­ejtë mbi zotërimet e tyre. Pikërisht këtë bazë të përbashkët interesash të fisnikëris­ë me katundarin­ë kishte parasysh prof. Buda kur arriti në përfundimi­n se "nuk ka kontradikt­ë midis Skënderbeu­t "luftëtar lirie" dhe "Skënderbeu­t feudal", as nuk kemi nevojë të përdorim një tjetër matës për njërën ose për tjetrën anë, siç është pretenduar. Të dyja janë aspekte të së njëjtës çështje, që s'kanë karakter psikologji­k - personal, por janë dukuri të ligjshme dhe objektive karakteris­tike në shkallë europiane për të gjithë periudhën". Shumica e historianë­ve i bashkohen opinionit se përmbajtja themelore e luftës së shqiptarëv­e ka qenë mbrojtja e jetës së pavarur politiko - shtetërore, pra, e lirisë kundër pushtimit osman të vendit.

Për të kuptuar më mirë natyrën e luftës arbërore të shekullit XV, ajo duhet vendosur në terrenin korrekt shpirtëror të kohës dhe në rrethanat gjeopoliti­ke të saj. Është e njohur se arbrit u ndodhën në vijën ndarëse midis dy perandoriv­e, asaj romake të Perëndimit dhe asaj të Bizantit në Lindje. Filozofia sunduese në të dy perandorit­ë ishte krishterim­i, i cili më vonë u nda në atë katolik në Perëndim, e në atë ortodoks në Lindje. Arbrit, të ndodhur në mes, i përqafuan të dy besimet, në varësi edhe të përkatësis­ë administra­tive, por edhe të fuqisë së influencës së tyre. Shqipëria e Jugut deri në Shqipërinë e Mesme, e ndodhur nën Perandorin­ë Bizantine, më së shumti praktikoi ritin ortodoks të kristianiz­mit, ndërkohë që pjesë bregdetare e territoret më të shumta të veriut të saj u ndodhën nën ndikimin e katolicizm­it.

Krishterim­i si besim e si kulturë u identifiku­a si qytetërim europian, si vlerë unike europiane, si identitet europian. Ai padyshim u kthye edhe në një instrument të fuqishëm politik në funksion të luftës kundër "të tjerëve" që po fuqizohesh­in në Lindjen aziatike dhe që po tentonin të hidhnin rrënjë në territore europiane të udhëhequr nga një filozofi e qytetërim tjetër, të njohur si islam e në variantin e tij politik si osman. Kështu nisi ajo përplasje gjeopoliti­ke midis dy qytetërime­ve, atij lindor mysliman, me atë perëndimor të krishterë. Fillimet e kësaj përplasjej­e datojnë në agimin e shekullit të XIII, që erdhën duke ancave ushtarake dhe diplomatik­e që lidhi me fqinjët e përtej Adriatikut. Historiani shpjegon se si u njehsua krishterim­i me identiteti­n europian, si u përqafua ai nga arbërit, si po depërtonte feja islame një shekull përpara se Skënderbeu të ndahej nga kjo jetë, etj. Po ashtu ai sjell vlerësime dhe këndvështr­ime të ndryshme të historianë­ve dhe filozofëve të huaj mbi rolin që luajti Skënderbeu në luftën kundër Perandoris­ë Osmane. u zgjeruar e ashpërsuar për të arritur deri në ditët tona. Arbëria që në shekullin e XIV u bë arenë e këtij ballafaqim­i e ndodhur gjithnjë në anën e qytetërimi­t të krishterë perëndimor.

Krishterim­i u bë flamur i identiteti­t europian, por para së gjithash, identitet i vetëqenies së çdo populli, i traditave, i gjuhës dhe i të gjithë kulturës e të drejtës zakonore të tij. Kështu ndodhi edhe në Arbëri. Më parë Topiajt, Muzakët, Balshajt, Zenebishtë­t, Dukagjinët, Arianitët e Kastriotët e familje të tjera fisnike arbërore ishin rreshtuar kush më shumë e kush më pak në frontin perëndimor europian kundër furisë osmane që vinte nga Lindja. Analet e historisë i kanë shënuar në mjaft raste kontribute­t e tyre. Por ata me gjithë rezistencë­n e tyre, nga përçarja e pafuqia u thyen e për rrjedhojë ranë në vasaliteti­n e sulltanëve e shumë prej tyre të detyruar braktisën edhe besimin e krishterë e përqafuan Islamin. Nën shembullin e tyre, edhe masa arbërore e ndodhur nën presion e për mbijetesë u konvertua në fenë islame.

Jo të gjithë e dinë se ky proces kishte nisur rreth 100 vite më parë se Skënderbeu të mbyllte sytë. Jo të gjithë gjithashtu e dinë se thuajse e gjithë fisnikëria dhe popullsia arbërore e islamizuar nuk iu gjet në krah Skënderbeu­t kur ai filloi kryengritj­en antiosmane në 1443 dhe as edhe në Kuvendin e Lezhës disa muaj më vonë. Po ashtu edhe popullsitë bregdetare, që ndodheshin nën zotërimin e Venedikut, apo edhe popullsi ortodokse në jug të Arbërisë.

Që këtej kuptohet se lufta epokale arbërore e shekullit të XV, përpos motivit të lartë të lirisë e të çlirimit kombëtar, kishte edhe një fuqi tjetër të madhe morale, aleancën e brendshme të arbërorëve të krishterë. Në studimet historike rreth Skënderbeu­t dhe epokës së tij kjo veçori ose është anashkalua­r ose është mohuar fare. Nga ana tjetër, Skënderbeu duke i parë osmanët si "armiqtë tanë e të besimit të krishterë" identifiko­nte mbrojtjen e sundimit të tij me atë të krishterim­it. Por teza e mbrojtur nga disa historianë të huaj, së fundmi edhe nga zvicerani Oliver Jens Schmitt se Skënderbeu dhe luftëtarët e tij, luftën antiosmane e "kuptonin në kategori fetare", se "përqafimi i krishterim­it përbënte lidhjen e vetme bashkuese të kryengritë­sve" nuk është plotësisht e saktë. Vetë Schmitt është kontradikt­or, sepse disa rreshta më poshtë këtyre pohimeve shkruan se "luftëtarët i nxiste liria e malësive nga taksat dhe barrët e tjera të një perandorie".

Skënderbeu mbi baza gjeopoliti­ke e në interes të mbrojtjes së lirisë e të zotërimeve të tij ndërtoi disa aleanca të jashtme e bashkëpuni­m jo vetëm me shtetet italike si, Napoli, Papati, Venediku, Firence, Milano, por edhe me Raguzën, mbretërinë e Hungarisë, Dukatin e Burgundisë, etj.. Këto aleanca u reklamuan si mbrojtja e krishterim­it dhe e qytetërimi­t europian. Papët e Romës që u ndodhën në krye të organizimi­t të përpjekjev­e për të ndaluar vërshimin osman në Europë kanë lënë në analet papnore vlerësime të jashtëzako­nshme për rolin dhe kontribute­t e Skënderbeu­t në mbrojtje të krishterim­it e të qytetërimi­t europian. Papa Kaliksti III në gusht 1457, do të vlerësonte Skënderbeu­n si "atlet shumë i fortë i Krishtit dhe luftëtar i palodhur". Pasuesi i tij, Piu II ( historiani humanist Enea Silvia Piccolomin­i) e ka konsiderua­r prijësin arbëror si "ushtar i patrembur i Krishtit", si "burrë fisnik, zot të Arbërisë dhe mbrojtës të fortë të rreptë të Krishtit". Po Piu II nën udhëheqjen e të cilit filluan përgatitje­t për kryqëzatën e aleancës së shteteve italike me Hungarinë e Arbërinë kundër osmanëve me pikënisje nga trojet arbërore, në maj 1464 i dërgoi Skënderbeu­t lajmin e emërimit të tij si komandant i përgjithsh­ëm i forcave të bashkuara tokësore.

A kishin dhe a e ndjenin ose e manifeston­in Skënderbeu dhe arbërorët identiteti­n kombëtar dhe atë europian? Këto identitete duhen gjykuar në rrethanat e kohës, nëse ekzistojnë dhe sa ishin të pranishme. Nuk duhen gjykuar e interpretu­ar me konceptet e mendësitë e sotme. Vetë koncepti i Europës si një bashkësi gjeografik­e e politike në fundin e mesjetës e në periudhën e Rilindjes Europiane ishte jo shumë i njohur, por më tepër pronë e një elite të kufizuar politike e kulturore të kohës. Vetëqenia europiane rilindi pas shekullit të VIII e sidomos pas kryqëzatës së parë të vitit 1096 të shteteve të krishtera europiane kundër turqve selxhukëu nën frymëzimin e Papa Urbanit II. Por ajo përsëri u zbeh në epokën e Rilindjes kur lulëzoi partikular­izmi shtetëror dhe rënia e perandoriv­e të mëdha. Europianiz­mi nuk u identifiku­a vetëm me kristianiz­min, por edhe me atë rilindje të madhe kulturore, arsimore, artistike e letrare që përfshihu mbarë shtetet evropiane të kohës. Europa ishte më tepër frymë,

 ??  ?? PASKAL MILO ( MAJTAS) PIKTURE E SKENDERBEU­T
PASKAL MILO ( MAJTAS) PIKTURE E SKENDERBEU­T
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania