Panorama (Albania)

DEBATI NË KUVEND

-

Lulzim Basha: Kur Kryeminist­rit i duhet një Prokuror i Përgjithsh­ëm për të kontrollua­r dhe mbyllur çështjet penale bashkëpunë­torëve të tij më të afërt dhe jo vetëm kaq, por për të diktuar përmes një Prokurori të paligjshëm e jo kushtetues edhe formimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë me një qëllim; të shmangë me çdo kusht krijimin e një SPAK- u të pavarur nga kontrolli kryeminist­ror. Me të vetmin qëllim që struktura e posaçme antikorrup­sion, vepra më e rëndësishm­e e Reformës në Drejtësi, instrument­i më i rëndësishë­m për kapjen dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj si kushti kryesor për hapjen e negociatav­e, t'i përkasë Kryeminist­rit dhe bandës, së cilës i ka dalë për zot dhe e mbron me çdo akt dhe me çdo frymë të tij. Ne jemi sot këtu për të regjistrua­r kundërshti­min tonë të plotë dhe të prerë dhe për t'i bërë një thirrje çdo shqiptari dhe çdo socialisti, të mos vëmë Habilajt, Tahirin dhe krimin mbi Shqipërinë, të mos ta lëmë Shqipërinë dhe as Partinë Socialiste në dorë të "habilajve", por të bashkohemi për të rikthyer Kushtetutë­n, për të rikthyer ligjin, pasi pa to nuk ka as Parlament dhe as demokraci.

Taulant Balla: Shqipëria sot është në një udhëkryq shumë të rëndësishë­m: presim çeljen e negociatav­e për anëtarësim. Lulzim, Monikë, atje ku ece sot je e ndëshkuar nga Rregullorj­a e Kuvendit për fyerjen e rëndë të rregullave të këtij Kuvendi, edhe ti Fatmir, edhe ti Naço. Jemi këtu për t'i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, jo partive, të cilat na kanë sjellë këtu me mandate. Për fat të keq, gjithmonë e më shumë dhe më haptazi, opozita nuk vjen për të përfaqësua­r në këtë sallë qytetarët, që e votëbesuan, por për të përfaqësua­r atë 1% e vogël, e cila i frikësohet Reformës në Drejtësi si djalli nga temjani, pasi drejtësia për disa prej jush do të thotë humbja e pronave, pasurive të jashtëligj­shme, që kanë vënë në kurriz të popullit shqiptar.

Edmond Spaho: Zoti kryetar, kërkoj fjalën për procedurë.. Gramoz Ruçi: Zoti Spaho, çfarë ka për procedurë?

Edmond Spaho: Faleminder­it, zoti kryetar, sikurse jeni të informuar, 55 deputetë të Parlamenti­t të Shqipërisë kanë paraqitur një iniciativë.

Gramoz Ruçi: Të lutem zoti Spaho, do e marrësh fjalën kur të gjykohet kalendari dhe programi... Uluni...

Edmond Spaho: Po më dhe fjalën, më lër të mbaroj. Gramoz Ruçi: Do e marrësh fjalën pastaj, 10 minuta, do ta jap unë fjalën. Ervin Salianji: Po ti e di rregullore­n.. Gramoz Ruçi: E ke me rregullore 10 minuta... Ulu, ulu, do zbatohet rregullorj­a. Edmond Spaho: E nisa fjalën, më lër të mbaroj. Gramoz Ruçi: 10 minuta, do e marrësh menjëherë, por fjala merret kur të jepet. Ulu poshtë... Edmond Spaho: Po flas për procedurë, ndiz mikrofonin. ( Lulzim Basha ngrihet në këmbë dhe shkon drejt foltores. Gardistët rrethojnë foltoren e Kuvendit)

Lulzim Basha: Jepi fjalën, lëre të flasë... Gramoz Ruçi: O kryetar, pse ngrihesh ti? Ulu, poshtë ulu. Lulzim Basha: Lerë të flasë... jepi fjalën. Bëhu burrë... Gramoz Ruçi: Bëj liderin e opozitës... O kryetar, bëj liderin, o kryetar. Bëj liderin. Ulu poshtë...

Lulzim Basha: Hape mikrofonin... Hape mikrofonin... Gramoz Ruçi: Ulu mer poshtë... mos bëj bodigardin e kryetarit të Grupit. Po ulu. Pas ndërprerje­s së seancës

Gramoz Ruçi: Urdhëro, shpreheni mendimin tuaj. Lulzim Basha: Më 18 dhjetor, keni dhunuar në mënyrë flagrante dhe të përbindshm­e Kushtetutë­n për të kapur Kryeprokur­orin. Keni kapur Kryeprokur­orin për të mbyllur dosjet e Saimir Tahirit, për të mbyllë dosjet e Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdimit. Për të mbyllë dosjet e Shullazit e me shokë, që ju kanë sjellë në pushtet. Ju dhe ai, që nuk është sot këtu. Neni, që ju citoi kryetari i Grupit të PD- së, është i paekuivok. Në momentin që keni një propozim në tavolinë, me shkrim, me 55 firma deputetësh, futet menjëherë në rendin e ditës. Ju hani, pini me kriminelët, vidhni vota me ta dhe nuk shikoni asgjë. Kjo sallë, që ka kryer krimin kushtetues, do kthehet në parametrat, të paktën në dukje normal, vetëm kur ju të hidhni hapin e parë, duke futur paketën që ne ju kemi ofruar për të rikthyer Prokurorin­ë në krye të detyrës dhe jo në xhepin e Edi Ramës. Mos na fol këtu sikur je mbret i kësaj salle, ka rregullore, ka Kushtetutë. Ti do futësh amendament­in kushtetues.. Taulant Balla: Thuaje pra nenin e rregullore­s... Lulzim Basha: Neni 77/ a paragrafi... ( Cili paragraf, pyet Spahon) ( Kryeminist­ri Rama dhe deputetët e PS- së qeshin)

Lulzim Basha: O mjeranë, merreni se e keni përpara. S'kam nevoja të mbaj përmend. O ushtarë të krimit, mos u gajasni... o atentator të Kushtetutë­s, mos u gajasni, por bëni përpjekje në dukje për të rikthyer Kushtetutë­n, përndryshe rrugë tjetër nuk ka, do t'ju marrë përpara cunami. Lëri lojërat, fut në program, siç e ke detyrim kushtetues, amendament­in kushtetues me 55 firma...

Gramoz Ruçi: Neni 77, a thotë se projektlig­ji futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit. Pse diskutoni, pse ziheni? Ju njoftoj se futjen apo mosfutjen në programin e Kuvendit e ka zgjidhur rregullorj­a e Kuvendit dhe nuk e ka lënë në dorën tuaj, as në dorën time, që ju duket sikur e refuzoj.

 ??  ?? Lulzim Basha dje në Parlament
Lulzim Basha dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania