Panorama (Albania)

Shqipëria që s’duam

- FATOS LUBONJA

Paradisa ditësh dëgjova Edi Ramën, që po mbante një fjalim diku nga Rrësheni, ku ngriti në qiell atë që ai e ka quajtur bashkëqeve­risje...

me popullin, që realizohet nëpërmjet portalit shqipëriaq­ëduam. al. Aty mësova se këtë “institucio­n” të ri, që deri dje e drejtonte Saimir Tahiri, tani e kryesoka ish- drejtoresh­a e doganës, Erisa Spiropali, e cila, ashtu si Tahiri, është hequr nga administra­ta, sipas fjalëve të Ramës, sepse ka pasur performanc­ë të lartë në punë dhe kjo e ka bërë më të vyer për punën në parti. Ajo që më mbeti nga fjala e Spiropalit, ishte pohimi se ende nuk e kemi pastruar plotësisht administra­tën nga njerëzit e tepsisë. Kurse, nga fjalët e Ramës më mbeti përsëritja dhe stërpërsër­itja e asaj se, nëpërmjet shqipëriaq­ëduam. al, qytetari jo vetëm që zgjidh një problem që ka me administra­tën shqiptare ( në 1600 ankesa sipas Kryeminist­rit janë zgjidhur 1400), por qytetari, gjithashtu ndien se ka një pushtet të madh sepse mund ta pushojë nga puna një x administra­tor, që i është bërë pengesë mirëqeveri­sjes për shkak korrupsion­i apo paaftësie.

Siç merret me mend, pjesë e pandarë e fjalimit të gjatë të Edi Ramës qenë edhe sharjet dhe qesëndisje­t ndaj atyre që e kanë kritikuar këtë lloj metode qeverisjej­e, të cilët, siç ripërsërit­i ai, s’dinë të bëjnë punë tjetër në jetë.

Personalis­ht, bëj pjesë ndër ata qytetarë, që e ka qesëndisur këtë metodë sepse nuk mendoj se Shqipëria që duam mund të ndërtohet kësisoj; madje, edhe më keq akoma: kam shkruar se këto praktika nuk janë tjetër gjë, veçse një formë e mashtrimit dhe keqpërdori­mit të popullit për qëllime krejt të tjera nga mirëqeveri­sja e tij. Janë metoda që të kujtojnë kohën e Hoxhës, i cili në fundvitet ‘ 60, duke imituar Maon e Revolucion­it Kulturor, doli me parullën, “Kur flet klasa, nuk flet burokracia” e me politikat e fletërrufe­ve, që në thelb synonin dobësimin e pushtetit të institucio­neve të shtetit dhe zëvendësim­in të tyre me kultin e udhëheqësi­t të pagabueshë­m që mban lidhje direkt me popullin. Meqenëse ky mund t’u dukej lexuesve si një shembull i tepruar, kam sjellë edhe atë të një gjysmë demokracie, siç Venezuela e Çavesit, ku ky delirant i sëmurë kishte hapur një program të vetin televiziv, nëpërmjet të cilit merrte telefonata nga populli dhe, me demek, u zgjidhte direkt njerëzve hallet që kishin, ndërkohë që keqtrajton­te opozitën dhe çdo zë kundërshta­r.

Duke dëgjuar fjalën e Edi Ramës, i cili atë që normalisht duhet të funksionoj­ë si një zyrë ankesash pranë çdo institucio­ni, kërkon ta quajë bashkëqeve­risje me popullin, nuk mund të mos ngresh disa pyetje: Përse u dashkan atëherë mediat, që kanë detyrë, pikërisht të investigoj­në të bërat dhe të pabërat e pushtetit dhe të kërkojnë llogari? Pse duhen institucio­ne të tilla si opozita? Po një organ si Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka për detyrë të konstatojë shkeljet e abuzimet administra­torëve, përse duhet? Mund të shkoja gjatë me pyetje të tilla, që do të përfundoni­n edhe me pyetjen: po pse duhet fare Parlamenti, që supozohet se duhet të kontrolloj­ë e miratojë punët e qeverisë, kur të gjithë këta institucio­ne mund t’i zëvendësoj­ë portali i Spiropalit, shqipëriaq­ëduam. al?

Në fakt, po të bashkosh fjalën e Spiro- palit me atë të Ramës, del qartë se ç’është shqipëriaq­ëduam. al. Ata na thonë: ne e identifiko­jmë veten me interesin e popullit dhe, me ndihmën e zërit të tij që seleksiono­jmë në shqipëriaq­ëduam. al, do ta pastrojmë tepsinë nga çdo trup i huaj që është kundër nesh. Pra, në fakt, kemi të bëjmë me shqipëriaq­ëdoedirama. al.

Megjithatë, për të provuar këtë portal, unë, si qytetar shqiptar, po i drejtoj atij publikisht një ankesë. U njoha këto ditë me vendimin e Gjykatës së Strasburgu­t lidhur me prishjen e pallatit në Vlorë. Rezultojnë mashtrime publike për qëllimin e prishjes së pallatit, shpronësim­e banditeske, shkelje të të drejtave të njeriut me rrethime policeske të pronave private, moszbatim i vendimit të gjykatave nëpërmjet kapjes së Gjykatës së Lartë, çfarë s’kishte në atë vendim për metodat Rama të qeverisjes - përpos shumës së majme prej 13 milionë euro, që do t’u hiqen xhepave të shqiptarëv­e nga këto metoda. Dhe, fatkeqësis­ht, ky nuk është rast i izoluar. Një dokument i paradokohs­hëm tregon se ishministr­i i Drejtësisë, Vasili, i është drejtuar Edi Ramës me shqetësimi­n se, për shkak të këtyre metodave banditeske të qeverisjes, sipas Avokates së Shtetit, ne rrezikohem­i që gjykatat ndërkombët­are të na ngarkojnë 2 miliardë euro dëmshpërbl­im. Tani, ma falni ju të shqipëriaq­ëdoedirama. al, por kjo është katastrofi­ke në krahasim me vonesën e dhënies së certifikat­ës një qytetari për çka, ju, në bashkëqeve­risje me popullin, vendosni shkarkimin nga puna të një punonjësit të hipotekës.

Pyetja ime është: çfarë do bëni ju, në bashkëqeve­risje me popullin, për këto raste skandaloze? A do të pushohet kush nga puna, a do të paguajë kush dëmin material që është shkaktuar, a do t’i dërgohet kush Prokuroris­ë dhe Gjykatës?

Një dokument i paradokohs­hëm tregon se ish- ministri i Drejtësisë, Vasili, i është drejtuar Edi Ramës me shqetësimi­n se, për shkak të këtyre metodave banditeske të qeverisjes, sipas Avokates së Shtetit, ne rrezikohem­i që gjykatat ndërkombët­are të na ngarkojnë 2 miliardë euro dëmshpërbl­im. Tani, ma falni ju të shqipëriaq­ëdoedirama. al, por kjo është katastrofi­ke në krahasim me vonesën e dhënies së certifikat­ës një qytetari për çka, ju, në bashkëqeve­risje me popullin, vendosni shkarkimin nga puna të një punonjësit të hipotekës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania