Panorama (Albania)

PS refuzon ndryshimet kushtetues­e, Basha: Jemi pro Reformës

Mesazhi nga John Lennon, 10 ditë para protestës: Rama mbaron, po të duash ti!

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi se treguesi më i qartë i vullnetit të opozitës për të luftuar kundër krimit dhe të korruptuar­ve, është mbështetja e një drejtësie, që funksionon përmes zbatimit të plotë të Reformës në Drejtësi. Në një takim me përfaqësue­s të degëve të PD- së në Tiranë, Basha theksoi se nisma e opozitës për zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithsh­ëm sipas Kushtetutë­s dhe me vetting, tregon mbështetje­n e PD- së për një drejtësi të pahapur.

“E pra, ky është një akt i përgjegjsh­ëm politik, i cili bëhet për t’ia davaritur çdokujt dyshimin se Partia Demokratik­e ka ndonjë axhendë tjetër përveç se përshpejti­mit të Reformës në Drejtësi. Se afërmendsh, opozita nuk ka dhe nuk mund të ketë aleatë më të mirë në luftën kundër krimit dhe kriminelëv­e dhe të korruptuar­ve, se sa një drejtësi që funksionon”, u shpreh Basha. Partia Demokratik­e pritet të marrë pjesë në komisionin ad hoc, që do ngrihet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Pas vendimit të marrë në grupin e PD- së që demokratët do të mbajnë një marrëdhëni­e të kushtëzuar me parlamenti­n deri në protestën e 27 janarit, u vendos që opozita të paraqitet me anëtarët e saj në këto komisione. Kreu i PD- së, Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se po kërkon të diktojë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, për të kontrollua­r më pas edhe Prokurorin­ë e Posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsion­it, duke shkatërrua­r themelet e Reformës në Drejtësi. “Saimir Tahiri kapet nga antimafia duke përfituar dhjetëra, mijëra euro, varëse e byzylykë floriri. 5 milionë euro në muaj nga trafikantë­t e drogës dhe Edi Rama ndalon arrestimin e tij. Përse? Fare e thjeshtë, sepse arrestimi i Saimir Tahirit, është hapi i parë drejt arrestimit dhe vënies para drejtësisë të Edi Ramës, si koka dhe arkitekti i kanabizimi­t dhe kriminaliz­imit të Shqipërisë. Po mbron veten e tij. Kaq e thjeshtë është” tha Basha.

PROTESTA Duke i kujtuar këngën e John Lenon “War is over, if you want it”, “Lufta mbaron po të duash ti”, Basha i kujtoi gjithë demokratëv­e, por edhe shqiptarëv­e se qeveria e Edi Ramës do të përfundojë, kur të gjithë bashkë të marrin vendimin për ta larguar. Kreu i PD- së shprehu bindjen se në protestë shu- mica e shqiptarëv­e do të tregojnë se nuk pajtohen me Aleancën e Krimit të ndërtuar nga Edi Rama, që po i varfëron çdo ditë dhe po e bën jetën e familjeve shqiptare më të pasigurt. “John Lennon, me këngën e tij të famshme “War is over, if you want it”, “lufta mbaron po të duash ti”. Edi Rama mbaron, po të duash ti! Ky është mesazhi që do t’i japim çdo sh- qiptari. Po të duash ti, po të duam ne, Edi Rama mbaron! Ky është mesazhi i protestës. Po të ngrihet populli, po të bashkohen qytetarët, Edi Rama mbaron”, theksoi kreu i PD- së. Edhe një herë, Basha ka kujtuar se protesta e 27 janarit nuk është një manifestim për interesin e një force politike, por një tubim që kërkon t’i japë zë shumicës së shqiptarëv­e.” Ne jemi njerëzit, që kemi ditur të sakrifikoj­më edhe interesat tona politike dhe partiake, siç ishte marrëveshj­a e 18 majit, për interes të Shqipërisë, ndaj nuk shkojmë për karrigen tonë. Nuk shkojmë për të bërë Lulzim Bashën Kryeminist­ër. Shkojmë për të çliruar Shqipërinë nga krimi. Për të çliruar drejtësinë nga krimi,” tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë një takimi
Basha, dje gjatë një takimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania