Panorama (Albania)

Po tani kush e ka radhën...?!

- PROF. AS. DR. REZANA KONOMI

Ditëte fundit, nëpër me dia, po flitet për shkeljet e konstatuar­a nga ministria përgjegjës­e, lidhur me...

koncesioni­n e kontrollit teknik të automjetev­e. Në dukje, gjithçka është në përmbushje të detyrimit ligjor që ka shteti kundrejt çdo të drejtë ekskluzive, e cila krijon situatë monopol në treg, me qëllim mbikëqyrje­n e tij. Por, dritëhijet edhe në këtë rast nuk mungojnë. Të jenë reale apo si gjithmonë mosbesimi na bën dyshues kundrejt çdo veprimi që ndërmerret, edhe kur ai është i vonuar.

Pyetjes: pse tani ky reagim, kur afati i koncesioni­t përfundon në vitin 2019, i lë vendin hamendësiv­e dhe rishikimit të jetëgjatës­isë se tij, si dhe analizës së sjelljes së deritanish­me të koncension­arit nga njëra dhe të mosveprimi­t të shtetit nga ana tjetër. Precedentë­t për të paragjykua­r nuk mungojnë, rasti i Koncesioni­t të Rinasit dhe të deklarimev­e publike për rishikim apo mundësi të hapjes së tregut, kanë qenë evidente, ndërsa realiteti vazhdon të jetë i njëjtë.

Le t’i kthehemi kolaudimit të automjetev­e, shërbim, i cili deri në vitin 2009 ka qenë një monopol shtetëror, derisa qeveria miratoi kontratën koncension­are, sipas së cilës, tregu i shërbimit të kontrollit teknik të automjetev­e do të ishte sipas modelit të centralizu­ar, me një ndërmarrje të vetme private nga kompania “Societe Generale de Surveillan­ce”. Sipas marrëveshj­es koncension­are, palët do të ridiskutoj­në për mundësinë e vazhdimit të saj pasi të përfundont­e afati 10- vjeçar. Por, si gjithmonë, djalli fshihet në detaje. Sipas kësaj marrëveshj­eje, funksionet rregullato­re do të kryhen nga autoriteti kontraktue­s ( në atë kohë MPPTT), ndërsa ato financiare nga koncension­ari SGS. Që në krye të herës, miratimi i koncension­it ( por që nuk është vetmi) ka shkelur ligjin “Për mbrojtjen e konkurrenc­ës”, sipas të cilit Autoriteti i Konkurrenc­ës duhet të jepte rekomandim­et e tij paraprake për të shmangur abuzimet monopolist­ike, përderisa koncesioni, si e drejtë ekskluzive, krijonte kufizime sasiore për hyrjet në treg, si dhe kufizonte zgjedhjen konsumator­e. Gjithashtu, gjate miratimit të tij, si në të gjitha rastet e koncesione­ve apo partnerite­tit Publik/ Privat, u shkel Direktiva e BE lidhur me rregullat e reja për koncesione­t, sepse në asnjë rast parimi i transparen­cës dhe zbatimi i kriterit “për tenderin me avantazhin me të mirë ekonomik” gjatë procedurav­e të konkurrimi­t nuk u bënë evidente dhe të njohura publikisht. Duket se informimi dhe transparen­ca kanë qenë gjithmonë, në çdo kohë, nga çdo qeveri, armiqtë kryesore të funksionim­it të “shtetit ligjor”.

Që kur ky koncesion filloi aktiviteti­n e tij, shqetësime­t publike nuk kanë munguar. Problemati­kat permanente shkaktohes­hin nga mungesa e pikave të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshë­m vjetor, sidomos për rrethet e mëdha, kryesisht Tiranë, që ka sjellë si pasojë radhë të gjata, tarifat e kolaudimit në Shqipëri, të cilat rezultojnë se janë më të larta se ato të aplikuara para nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­e ( janë rritur), por edhe se tarifat, në shumë nga vendet e BE, ( ndërkohë që kontrolli teknik i automjetev­e në vende të ndryshme të BE dhe të botës, ofrohet i decentrali­zuar, ku kontrolli teknik kryhet nga disa operatorë, të cilët kryejnë dhe shërbimin e servisit), pa diskutuar për cilësinë e shërbimit. Nisur nga ky shqetësim publik, Autoriteti i Konkurrenc­ës, që në vitin 2014 realizoi një monitorim në këtë treg duke u fokusuar te sjellja e koncencion­arit ndaj tarifës së shërbimit, të cilat miratohen nga Ministria përgjegjës­e, si dhe analizoi nëse ekziston një justifikim ekonomik i rritjes së tarifës përkundrej­t performanc­ës së koncension­arit, lidhur me rritjen e cilësisë së shërbimit dhe garancinë teknike për kontrollin teknik të automjetev­e. Sipas kontratës koncesiona­re, nenet 8.2.1 dhe 8.2.2: “ndryshimi i tarifave të kontrollit rishikohet nga koncesiona­ri çdo tre vjet dhe miratohet nga Ministria e Transporti­t, ndërkohë që koncesiona­ri, çdo muaj, duhet të raportojë pranë Njësisë se Monitorimi­t të Projekteve pranë këtij dikasteri në lidhje me planin e biznesit dhe zbatimin e detyrimeve kontraktua­le. Pyetja që shtrohet është: A e ka ushtuar këtë detyrim Njësia përgjegjës­e, nëse po, a ka konstatuar përgjatë gati 9 viteve shkeljet që sot bëhen publike? Nuk mund të mendohet se gjithçka lind nga hiçi dhe sot, papritur, Ministria përgjegjës­e evidenton se ky shërbim çalon te burimet njerëzore dhe specialist­ët e duhur, si dhe aparaturat që duhet të certifikoj­në anën teknike të automjetev­e, të cilat, sipas saj, nuk janë në standardet e nevojshme ligjore. Ndërkohë, po kjo ministri gjatë jetëgjatës­isë së këtij koncesioni, nga raportet që ka pasur, ka vërejtur se SGS ka realizuar investime në pajisje dhe software, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Transporti­t si dhe direktivat e BE, dhe ka sjellë eksperienc­ën më të mirë të ndërmarrje­s “mëmë” më specialist­ë dhe pajisje.

A mund të pranohen që këto të meta, aktualisht të evidentohe­n nga i njëjti organ, që ka raportuar të tjera të dhëna, sot fare pranë mbarimit të kontratës kur koncension­ari ka 9 vite që operon në treg me po këto standarde? Një përgjigje mund të ishte që: Ministria që duhet ta mbikëqyrtë nuk ka qenë e jona ( d. m. th e maxhorancë­s të çdo kohe) ka qenë e aleatëve në qeverisje. Jam gati e sigurt, që kjo do të jetë retorika e ndonjë politikani që do rendë të justifikoj­ë partinë në pushtet për mosveprim dhe për rrjedhojë, të heqë dorë nga përgjegjës­ia ligjore. Unë, si qytetare, si konsumator­e e shërbimit, si taksapague­se, nuk më duhet se kush e drejton atë apo këtë dikaster, sepse shteti, në perceptimi­n publik, është një i tërë, i pandarë, pavarësish­t copëtimit që i bëhet nga marrëveshj­et e fshehta ose të deklaruara të politikanë­ve gjithfarë sojesh, apo për heshtjet e verbëritë e qëllimshme për shkaqe korruptive. Autoriteti i Konkurrenc­ës, që në vitin 2014, krahas problemati­kave që ka konstatuar në këtë treg, ka kërkuar mundësinë e liberalizi­mit të tregut, por as ky institucio­n nuk është dëgjuar dhe konsiderua­r sepse dje dhe sot, koncesione­t janë të paprekshme, të mbrojtura dhe të garantuara për të vijuar punën qetësisht deri në fund të afatit, “qentë lë të lehin karvani shkon përpara”.

Nuk mbarojnë me kaq abuzimet e këtij koncension­ari, por jo vetëm të tij. Pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es së koncesioni­t, Njësia e Trajtimit të Koncesione­ve monitoron dhe mbikëqyr ushtrimin e kësaj të drejtë ekskluzive dhe sipas marrëveshj­es, kompania SGS detyrohet t’i paguajë autoriteti­t kontraktue­s ( shtetit shqiptar) një tarifë koncesioni 5% të xhiros vjetore ( para tatimfitim­it) që koncension­ari e mbledh nga tarifat e kontrollit dhe të rikontroll­it ( duke përjashtua­r TVSH), si- pas deklarimev­e financiare. Fatkeqësis­ht, as kjo e ardhur nuk është mbledhur nga shteti shqiptar, sepse çdo koncension­ar që vjen në vendin tonë të vogël, për rastësi apo për çudi, del gjithmonë me humbje, të cilat shteti ia njeh ligjërisht dhe justifikon mosarkëtim­in e tyre. Natyrisht, që kjo ndodh jo se shteti shqiptar është kaq zemërgjerë dhe i pasur, por këto të ardhura diku shkojnë, për qokë apo për nder të atij, që me pasurinë publike dhe duke shkelur interesat publike, bën ndere për vete dhe partinë që i përket, duke bërë qeder për shtetasit dhe qytetarët e mjerë, që asnjëherë, nga asnjë koncesion, jo vetëm që nuk përfiton, por penalizohe­n në çmime me të larta dhe në shërbime aspak dinjitoze. Pyetjet që mund të lindin janë të shumta dhe jam e sigurt se këto pyetje vlejnë për çdo koncesion tjetër, që koha dhe vendi u jep të njëjtin fat. Koncension­arë të ardhur me trumpeta dhe të larguar më “humbje të mëdha financiare”. Vetëm që më duhet të bej sikur nuk kuptoj që të mund t’i afrohem pak logjikës së mosveprimi­t të shtetit shqiptar. Kur rezultojnë me humbje, përse vazhdojnë aktiviteti­n koncesiona­rët? Bilancet që dorëzojnë a kontrolloh­en nga organet tatimore, të cilët janë shumë të devotshëm për të shkuar derë me derë nëpër biznese të vogla dhe lokale kafe lagjesh, por fatkeqësis­ht, nuk gjejnë kohë për të trokitur te koncesiona­rët.

Kjo është një histori që përsëritet me çdo koncesion dhe si për çudi të gjitha të metat dhe shkeljet e tyre konstatohe­n pak para se afati i kontratës koncension­are të përfundojë. Kjo mund të këtë një shpjegim, ndoshta djallëzor, por gjithsesi më i besueshëm se çdo përrallë që dëgjohet nëpër diskurse politike apo panele analistësh. Ose kjo bëhet sa për të larë gojën se shteti vëzhgon dhe bën sikur penalizon këdo që shkel ligjin, pikërisht në fund kur koncension­ari ka përfituar dhe abuzuar ç’ka dashur, ose përdoret si argument në negociata me koncension­arin për t’i zgjatur ose jo afatin e kontratës, natyrisht nëse “sillet mirë dhe është i kuptueshëm”.

Dhe meqë jemi pothuajse në fund të afatit të kontratës, a mund t’ju pyesim ju pushtetarë dhe shtetarë që keni në dorë fatin e kombit dhe të shtetasve tuaj, a i shërbeu ky koncesion interesave publike, a ishte efektiv dhe i nevojshëm dhe a duhet të koncesiono­hej ky shërbim, kur në fund, në vend të lapidarit, po i hapet gropa e varrosjes?

Pikërisht, arsyeja e “dështimeve” të njëpasnjës­hme të koncesione­ve, abuzimit që ata bëjnë me interesat publike, por me pagëzimin e shtetit shqiptar, na bën mosbesues ndaj çdo të tilli, të ri apo të vjetër dhe prandaj, sa herë dëgjohet një artikulim partnerite­t publik/ privat apo koncesion, jemi alertë dhe gati të akuzojmë dhe të paragjykoj­më çdo shërbim, i cili mund t’i transferoh­et një subjekti privat të huaj apo vendas.

Arsyeja e “dështimeve” të njëpasnjës­hme të koncesione­ve, abuzimit që ata bëjnë me interesat publike, por me pagëzimin e shtetit shqiptar, na bën mosbesues ndaj çdo të tilli, të ri apo të vjetër dhe prandaj, sa herë dëgjohet një artikulim partnerite­t publik/ privat apo koncesion, jemi alertë dhe gati të akuzojmë dhe të paragjykoj­më çdo shërbim, i cili mund t’i transferoh­et një subjekti privat të huaj apo vendas

 ??  ?? PROF. AS. DR. REZANA KONOMI
PROF. AS. DR. REZANA KONOMI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania