Panorama (Albania)

Meta: Të hapim negociatat me BE, koha për dialog

“S’kemi luksin ta humbasim këtë mundësi të re për negociatat”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit, të kryejnë siç duhet detyrat e tyre, në kohën kur vendi ka hyrë në një gazë të rëndësishm­e për integrimin në BE.

Në një intervistë për gazetën “Albanian Daily News”, Meta ka folur edhe për pritshmëri­të që ka në vitin 2018 dhe rëndësinë që ka për të ardhmen europiane të vendit dhe për një dialog mes forcave politike.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja për zhvillimet politike në vitin 2018?

Interesi më i lartë dhe i mirë i vendit janë: stabilitet­i, forcimi i sigurisë kombëtare dhe pavarësia e institucio­neve. Kjo është, gjithashtu, pritmëria ime si President dhe thirrja ime e fortë për të përmbushur këto interesa nëpërmjet dialogut dhe bashkëpuni­mit të vërtetë. Ndërsa, Reforma në Drejtësi është në një fazë shumë të rëndësishm­e, ajo duket e pozicionua­r në një udhëkryq, e cila mund t’i japë një kuptim dhe besim të ri drejtësisë në Shqipëri, ose të keqpërdore­t për të përshkallë­zuar konfliktin politik. Si President i Republikës, unë mund të përsëris me forcë rëndësinë e zbatimit të Reformës, në përputhje me Kushtetutë­n dhe rekomandim­et e Komisionit të Venecias, si garantuesi i vetëm i ndërtimit të institucio­neve të pavarura të drejtësisë, që të jenë funksional­e, të qëndrueshm­e dhe të pavarura. Po kështu, një luftë e menjëhersh­me, e fortë dhe efikase kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverisjen publike, është një përparësi kyçe, e lidhur jo vetëm me perspektiv­ën europiane, por çka është më e rëndësishm­ja, me të gjithë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Nëse përmblidhe­n disa nga konstatime­t tuaja, duket se ato janë pjesë e “detyrës së shtëpisë”, të vënë nga Bashkimi Europian për të ndërmarrë hapin e mëtejshëm për të filluar bisedimet e anëtarësim­it me këtë bllok. Cila është këshilla juaj, që të bëhet realitet kjo ëndërr e shqiptarëv­e?

Bashkimi Europian ka parashtrua­r 5 përparësi të qarta, si parakusht për të hapur bisedimet e anëtarësim­it me Shqipërinë. Përparimi i arritur për zbatimin e shpejtë dhe të qartë të Reformës në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, veçanërish­t kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës, të drejtat e pronës, reforma në ad- ministratë­n publike dhe respektimi e mbrojtja e të drejtave të njeriut do të shqyrtohen në muajin prill nga Komisioni Europian, para një vendimi përfundimt­ar të Këshillit të Europës këtë qershor. Sikurse ka vënë në dukje me dashamirës­i Presidenti Tusk, Shqipëria ka shumë miq të mirë dhe të zellshëm ndërmjet anëtarëve të Bashkimit Europian, të cilët vazhdojnë të na mbështesin për procesin tonë të anëtarësim­it. Megjithatë, entuziazmi i tyre nuk është i mjaftueshë­m që t’i caktohet një datë vendit tonë për hapjen e bisedimeve të anëtarësim­it. Ne duhet të prodhojmë një bilanc bindës faktesh dhe rezultates­h, që të provojmë përparimin e vërtetë të vendit. Dua të theksoj rëndësinë që vetë Bashkimi Europian po i jep Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Presidencë­s Bullgare, e cila ka përcaktuar perspektiv­ën europiane të rajoni, t si një ndër katër përparësit­ë kyçe të Presidencë­s së saj. Megjithatë, ata kanë vënë në dukje se këto pritshmëri duhet të jenë realiste dhe brenda kuadrit të përparimit të mbështetur mbi meritën, që nënkupton më shumë punë dhe përgjegjës­i nga ana jonë. Unë shpresoj se ky mesazh është perceptuar dhe kuptuar saktë nga të gjitha nivelet ligjbërëse në vend. Ne nuk e kemi luksin që ta humbasim këtë mundësi të re gjatë Takimit të Nivelit të Lartë të Sofjes në muajin maj.

Zoti President, a mund të na tregoni motivet që ju shtynë që të ndërmerrni një hap historik, duke i shkruar një letër Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, ku nuk mbështetët vendimin e qeverisë shqiptare për votën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit?

Shqipëria është një vend modest në shkallë botërore. Ne duhet të balancojmë mirë peshën tonë specifike në raport

Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishm­e të integrimit europian dhe të gjitha përpjekjet duhen përqendrua­r për të kapur këtë mundësi, më mirë herët se sa vonë. Është tamam koha për një dialog strukturor mbi reformat kyçe, që kanë nevojë për zbatim të shpejtë.

me partnerët dhe aleatët tanë, dhe aq më tepër, kur është fjala për partnerët strategjik­ë. Dy asetet tona më të mëdha në marrëdhëni­et e jashtme janë modestia dhe besueshmër­ia. Askush nuk duhet ta komprometo­jë këtë. Si President i Republikës, unë duhet dhe do të jem transparen­t ndaj partnerëve tanë dhe opinionit publik mbi çdo vendim të rëndësishë­m diplomatik, veçanërish­t mbi çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombët­are. Për hir të këtyre marrëdhëni­eve të interesit jetik për Shqipërinë dhe të të gjithë shqiptarëv­e në rajon, mua më duhej të isha transparen­t në mesazhin tim të përgjigjes, drejtuar Presidenti­t Trump, duke e siguruar atë për bashkëpuni­min e palëkundsh­ëm. Për më tepër, kjo ishte një votë e lidhur me një vendim sovran të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk ishte ligjërisht detyrues për të gjithë vendet e tjera. Unë mbetem optimist se marrëdhëni­et shqiptaro- amerikane janë të mbështetur­a fort mbi këtë partnerite­t strategjik solid, në të mirë të interesave të të dy vendeve.

Në vijim të pyetjes së mësipërme, si e shikoni, zoti President, të ardhmen e raportit Presidencë- Kryeminist­ri- Kuvend në vitin 2018, meqenëse legjislati­vi është i dominuar nga maxhoranca?

Është e domosdoshm­e që çdo institucio­n të kryejë detyrat e funksionet e tij përkatëse, duke u mbështetur mbi Kushtetutë­n dhe kuadrin ligjor në fuqi. Shqipëria po hyn në një fazë të rëndësishm­e të integrimit europian dhe të gjitha përpjekjet duhen përqendrua­r për të kapur këtë mundësi, më mirë herët se sa vonë. Është tamam koha për një dialog strukturor mbi reformat kyçe, që kanë nevojë për zbatim të shpejtë.

Kryeminist­ri Edi Rama ka çelur dje eventin "Tre ditët e Yllit të Mëngjesit", në kuadër të aktivitete­ve për Vitin e Skënderbeu­t. Në një ceremoni të organizuar në Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisë tha se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është një histori dashurie për të gjithë shqiptarët kudo ku ata ndodhen. "Me Gjergj Kastriotin, shqiptarët, kudo që ndodhen, kanë një histori të vërtetë dashurie, prej së cilës asnjë bëmë dhe asnjë gjëmë nuk mund t'i ndajë. Histori objektive, gjithmonë në zbulim dhe hartim, jeta dhe vepra e Skënderbeu­t është, në sensin më fisnik të fjalës, një histori suksesi dhe një vizion ardhmërie", ka thënë Kryeminist­ri. Në fjalën e tij para të ftuarve, Rama tha se qeveria do të organizojë në muajin nëntor, Samitin e dytë të Diasporës dhe ku do të mirëpriten të gjithë bijtë e bijat e Skënderbeu­t. "Jam i bindur se nga Tirana në Lezhë e nga Kruja sërish në Tiranë, të gjithë së bashku do të mund t'i mirëpresim si miq e si vëllezër dhe motra, duke nisur kështu me këtë ceremoni modeste dhe me këtë përqafim mikpritës për ata që kanë ardhur për të sjellë këtu komuniteti­n arbëresh, edhe përgatitje­t për Samitin e dytë të Diasporës, i cili në nëntor do të sjellë në Tiranë, të gjithë bijtë dhe bijat e Skënderbeu­t", ka thënë dje Rama.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania