Panorama (Albania)

Dokumenti sekret në ‘ 91 i Sigurimit, Azem Hajdari letër vëllait: Po humba zgjedhjet do iki në SHBA

ZBULOHET LETRA E PANJOHUR E LIDERIT TE DHJETORIT PARA ZGJEDHJEVE TE 31 MARSIT: DO JEM PERBALLE RAMIZ ALISE

-

“Nëse nuk fitoj zgjedhjet, iki në Amerikë”. Azem Hajdari, duket se i kishte të qarta synimet e tij në fillim të karrierës së tij politike.

Në vitin 1991, Azem Hajdari ka qenë i survejuar nga ish- Sigurimi i Shtetit. Bashkëpunë­torët e Sigurimit depërtonin deri tek njerëzit më të afërt të të shenjëstru­arit. Nga një dokument i deklasifik­uar nga Autoriteti­t për Informimin mbi Dosjet e Ish- Sigurimit të Shtetit, shihet qartë se si funksionon­te survejimi. Në këtë rast, bashkëpunë­tori me pseudonimi­n “Lapsi”, kishte arritur të merrte të dhëna nga vetë vëllai i Azemit, Rasimi, i cili ishte Sekretar i Partisë Demokratik­e. Rasimi tregon për një letër që i vëllai ia dërgonte një shoku dhe mes të tjerash shkruante se do të zhvillonte një miting madhështor në Kosovë për të treguar fytyrën e vërtetë të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës së Shqipërisë, kundrejt çështjes së Kosovës. Po ashtu, Azemi flet për zgjedhjet e vitit 1991, në të cilat ai kandidonte për PD- në, përballë Ramiz Alisë. Hajdari i beson shokut të vet se nëse nuk do të fitojë zgjedhjet, do të largohet nga Shqipëria për në Amerikë, ku i kishin sig- uruar jetën dhe shkollimin në Fakultetin e Mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Pas këtij informacio­ni, që konsideroh­et me vlerë dhe dëshmon për veprimtari “antikombët­are” dhe “antishtetë­rore”, vihen në lëvizje mekanizmat e Sigurimit të Shtetit për të sqaruar synimet e Azem Hajdarit. Përse ai duhet të organizont­e një miting për të armiqësuar Kosovën me Shqipërinë dhe kush e mbështeste veprimtari­në e tij? Kush ia siguronte jetën dhe shkollimin?

Përveç ndjekjes së Hajdarit, dokumenti, që zbardhet i plotë më poshtë, dësh- mon edhe për mosbesimin që ekzistonte mes vetë bashkëpunë­torëve të Sigurimit. Operativi e konsideron të pabesueshë­m “Lapsin”, ndaj edhe duheshin verifikuar të gjitha informacio­net që ai ofronte, në rastin konkret duhej siguruar letra e Azemit, të fotokopjoh­ej dhe të vërtetohej shkrimi.

Azem Hajdari është një nga figurat më të diskutuara të historisë së tranzicion­it shqiptar. Herë i trajtuar si hero e herë të tjera si antihero. Më së fundi, rreth figurës së Azemit u debatua jo pak, pas vendosjes së shtatores së tij në qytetin e “Bajram Currit”. Ishte analisti Mustafa Nano, që do nxiste debatin me një shkrim të tijin, ku ndër të tjera thoshte se “Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ të ulët”. Një shkrim që u pasua nga përgjigja e së bijës, Rudinës, dhe të tjerë mbrojtës të figurës së Hajdarit apo të “tezës” së Nanos.

 ??  ?? AZEM HAJDARI NE VITET ‘ 90 ( LART) DOKUMENTI I SIGURIMIT
AZEM HAJDARI NE VITET ‘ 90 ( LART) DOKUMENTI I SIGURIMIT
 ??  ?? Azem Hajdari gjatë një mitingu në Qytetin Studenti
Azem Hajdari gjatë një mitingu në Qytetin Studenti
 ??  ?? Shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin Bajram Curri
Shtatorja e Azem Hajdarit në qytetin Bajram Curri
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit të mbajtur për ndjekjen e Azem Hajdarit nga ishSigurim­i i Shtetit
Faksimile e raportit të mbajtur për ndjekjen e Azem Hajdarit nga ishSigurim­i i Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania