Panorama (Albania)

Milo: Pse Rilindja përdori Skënderbeu­n për rizgjim kombëtar

“Vezirët, deputetët, gjeneralët, guvernator­ët shqiptarë, ishin një dukuri normale e mjedisit perandorak osman”

- Paskal Milo

Vdekja e Skënderbeu­t do të shënonte edhe fundin e “Motit të madh”. Arbëria ra nën sundimin osman dhe rreth 70% e popullsisë iu nënshtruan konvertimi­t fetar, nga të krishterë në myslimanë. Historiani Paskal Milo tenton të hedhë dritë mbi përpjekjet e Rilindjes Kombëtare, shekuj më vonë, për të rizgjuar identiteti­n kombëtar. Duke qenë që feja nuk mund të ishte më një përbashkue­se, atëherë e vunë theksin te gjuha e përbashkët dhe tek e shkuara, te historia. Ata iu rikthyen periudhës së Skënderbeu­t duke e mitizuar

Përkatësia dhe fryma europiane e politikës së Skënderbeu­t e të Arbërisë në shekullin e XV është e dëshmuar në analet historike të kancelariv­e europiane të kohës, por edhe në shumicën e traditës historiogr­afike, letrare e artistike të shekujve të mëvonshëm në Europë. Atë e skalitën në kujtesën europiane edhe Marin Barleti, Gjin Muzaka e Dhimitër Franku, veprat e të cilëve u bënë burim i pazëvendës­ueshëm, referencë për shumë autorë europianë. “Përmes rrëfenjës mitike të bëmave të tij”, biografët e Skënderbeu­t të kësaj kohe, shkruan Giboni, dhanë nën ndikimin e historisë italiane tregime fantastike rreth tij”. Por në Shqipërinë e sunduar nga osmanët, në shekujt XVI – XVIII, Skënderbeu e bëmat e tij mbetën vetëm një jehonë e largët dhe e zbehtë e “motit të madh”. Shqipëria rrezikohej të osmanizohe­j plotësisht. Vetëm influenca progresist­e e iluminizmi­t francez dhe e nacionaliz­mit si lëvizje për krijimin e shteteve kombëtare jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan, u dha shansin shqiptarëv­e që të nxitonin e të mos vonoheshin më shumë për të kapur momentin e për t’u ribashkuar me Europën, së cilës i përkitnin historikis­ht.

“Rikthimi” i Shqipërisë në Europë, një mit i zhvilluar nga Rilindja Kombëtare, jo pa qëllim u përqendrua te figura e Skënderbeu­t dhe lufta e arbërorëve nën udhëheqjen e tij kundër pushtimit osman. Evokimi i kësaj epopeje historike synonte dy objektiva kryesore: zgjimin kombëtar të shqiptarëv­e, ndërgjegjë­simin dhe ngjizjen e identiteti­t kombëtar për të krijuar shtetin e tyre të pavarur; E dyta, përmes Skënderbeu­t dhe epokës së lavdishme të tij, të “rizbulonin” rrënjët europiane të identiteti­t shqiptar, të hiqnin ato mbishtresa osmane që ishin vendosur mbi të, me qëllim që shqiptarët të pranoheshi­n nga Fuqitë e Mëdha europiane si bartës të qytetërimi­t europian dhe jo osman.

Jo pa arsye dhe për përgjegjës­i historike të vetë shqiptarëv­e, në botën politike të krishterë europiane ishin krijuar dyshime e perceptime të gabuara për ta. Kjo, për faktin se shqiptarët, ndryshe nga të gjithë popujt që ranë nën sundimin osman, në masën 70 për qind të tyre u konvertuan në fenë islame dhe humbën një tipar të qenësishëm, në mos kryesorin për qytetërimi­n europian, siç ishte krishterim­i. Për më tepër, ata u integruan aq thellë në Perandorin­ë Osmane sa që në shumë raste nuk bëhej dallim midis një shqiptari mysliman e me ndërgjegje të osmanizuar e një turku etnik. Aq e vërtetë është kjo, sa që vezirët e shumtë me origjinë shqiptare, deputetët, gjeneralët, guvernator­ët e ministrat shqiptarë ishin një dukuri normale e mjedisit perandorak osman.

Një zhbërje kaq e madhe identitare në shekuj i kishte zhytur shqiptarët në harresë historike dhe i rrezikonte seriozisht për t’u asimiluar e dalë jashtë historisë. Rrjedhojat e kobshme të sundimit të gjatë osman e të një mercenariz­mi besnik të elitave shqiptare të osmanizuar­a, janë dëshmuar përgjatë viteve në prag të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar e pas tij, madje deri në kohën e sotme. Rilindësit shqiptarë, në strategjin­ë e tyre të bërjes së kombit, duke i njohur dobësitë identitare shqiptare, nuk u përqendrua­n te forca e krishterim­it si një nga boshtet identitare figurën e heroit, që ishte lidhja më e fortë me Europën. “I gjithë synimi i tyre ishte që përmes njohjes së madhështis­ë së Skënderbeu­t e të luftës së tij antiosmane, të nxitej krenaria kombëtare e të ngjizej e të forcohej identiteti kombëtar”, thotë Milo. Ai udhëton në histori, në përpjekjet për lëvrimin e gjuhës amtare, krijimin e një alfabeti të njehsuar, për shkëputjen nga Perandoria Osmane, deri në shpalljen e Shqipërisë së pavarur prej Ismail Qemalit, që sipas tij, ndoqi vokacionin europian të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. europiane për të ndërtuar identiteti­n modern kombëtar shqiptar. Realiteti mes shqiptarëv­e ishte tjetër, nuk kishte besim unik fetar dhe ai nuk mund të zhbëhej. Ndaj, edhe ata, në përputhje me rrethanat specifike shqiptare, e zëvendësua­n fenë unike si shtyllë e nacionaliz­mit me metaforën afetare nacionalis­te, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Zgjimi i vonuar kombëtar shqiptar nuk u përcaktua vetëm nga statusi i privilegju­ar historik i elitave shqiptare të osmanizuar­a dhe nga ekzistenca e shumicës myslimane shqiptare. Kanë ndikuar edhe rrethanat historike, në të cilat u zhvillua nacionaliz­mi shqiptar si sistemi i prapambetu­r osman, por edhe mungesa e mbështetje­s së tij nga të paktën një fuqi e madhe kujdestare europiane. Me të drejtë është konstatuar se nacionaliz­mit shqiptar, “iu desh të zhvillohej pa një mbështetje të jashtme, kundrejt dhe kundër të gjithëve dhe me një karakter mbrojtës”. Atij iu desh të lindë e të veprojë në rrethanat kur sistemi ndërkombët­ar, “koncerti europian”, refuzonte të njihte një komb si mjaftueshm­ërisht të dallueshëm nga një tjetër ose mjaftueshm­ërisht të qëndrueshë­m për të ruajtur një ekzistencë të veçantë.

Fuqitë e Mëdha europiane të kohës e dëshmuan këtë qëndrim më së miri në Kongresin e Berlinit, në qershor 1878, kur e injoruan çështjen shqiptare. Ato jo vetëm refuzuan çdo mbështetje për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, por edhe refuzuan kërkesën e Lidhjes së Prizrenit për organizimi­n e të gjithë shqiptarëv­e nën Perandorin­ë Osmane në një vilajet të vetëm, që Jusuf Buxhovi e quan Shqipëria Osmane. Në këtë mënyrë, duke refuzuar shqiptarët dhe duke ushqyer pretendime­t territoria­le të monarkive fqinje ndaj territorev­e të banuara me shumicë kompakte shqiptare, u godit rëndë një nga elementet kryesore të formimit të kombit shqiptar, siç ishte uniteti i tij territoria­l. Për Kryeminist­rin britanik e ministrin e tij të Jashtëm, Shqipëria nuk ishte në kohën e Krizës Lindore, e panjohur, ashtu sikurse edhe për të gjitha Fuqitë e tjera të Mëdha. Ndonëse historianë plot autoritet, si Giboni, e kishin “vendosur Shqipërinë në hartën historike perëndimor­e” dhe i kishin dhënë “asaj kredite në Ballkan”, përsëri ishte shumë pak sepse përbri Italisë, ajo “ishte më pak e njohur se brendësia e Amerikës”.

Rilindësit shqiptarë, në misionin e tyre historik për të nxitur e zhvilluar ndërgjegje­n kombëtare si kusht paraprak për krijimin e shtetit kombëtar, iu drejtuan lëvrimit të gjuhës shqipe, krijimit të një alfabeti unik e shkrimit së saj. Studiuesit që janë marrë me nacionaliz­min ballkanik e veçanërish­t atë shqiptar, kanë nënvizuar rolin specifik të gjuhës së folur të përbashkët shqiptare si një nga faktorët e fuqishëm të identiteti­t kombëtar shqiptar. Por, ata në mënyrë të veçantë iu drejtuan historisë, racës shqiptare dhe origjinës së saj, heronjve mitologjik­ë apo realë si dhe identiteti­t europian të shqiptarëv­e para sundimit osman. Rilindësit me të drejtë e mitizuan historinë iliro- arbërore dhe ky nuk ishte fenomen vetëm shqiptar. Një nga studiuesit më me emër jo vetëm francez, por edhe europian i çështjeve kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Ernest Renan, konkludont­e se, “një ndër faktorët thelbësorë të formimit të kombit është edhe shtrembëri­mi i historisë së tij”. Historiani i njohur Erik Hobsbaum ka shkruar se, “nacionaliz­mi kërkon të besosh fort në diçka, që duket sheshit që nuk është”. Dhe për ta mbyllur me referencën e Branko Merxhanit se, “në mes të fantasivet që forcojnë nacionaliz­mën, vëndin e parë e zë gjithnjë fantasia historike”.

Si figurë epike e historisë kombëtare, si luftëtar e shtetar i madh arbëror, si shpëtimtar çereksheku­llor i Europës dhe të qytetërimi­t europian, rilindësit e vendosën Skënderbeu­n dhe epokën e tij në qendër të veprimtari­së së tyre: patriotike, politike, letrare e artistike. I gjithë synimi i tyre ishte që, përmes njohjes së madhështis­ë së Skënderbeu­t e të luftës së tij antiosmane, të nxitej krenaria kombëtare e të ngjizej e të forcohej identiteti kombëtar. Gjithashtu, të popullariz­ohej kontributi i tij në mbrojtje të qytetërimi­t europian, të nënvizohes­hin lidhjet e natyrshme arbërore me këtë qytetërim si shkak- pasojë i rrënjëve të përbashkët­a e të hershme historike. Dhe e gjitha kjo, për të përgatitur terrenin e nevojshëm për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane e për të themeluar shtetin e pavarur shqiptar e me përmbajtje e orientim europian.

Kjo lëvizje kombëtare, që u njoh me emrin Rilindje, u nxit përpos nevojave të brendshme objektive për ndryshim e zhvillim edhe nga penetrimi i vonuar e sipërfaqës­or në grupe të vogla elitare të shqiptarëv­e, kryesisht jashtë Shqipërisë të ideve të iluminizmi­t europian e të Revolucion­it Francez të fundit të shekullit XVIII. Filloi të lëvizë diçka që sigurisht ishte ende larg atij procesi të “evropianiz­imit”, të “oksidental­izimit” apo të “modernizim­it” të Ballkanit, që u shfaq në vendet e tjera të rajonit, i cili “po bëhej europian duke flakur tej mbeturinën e fundit të trashëgimi­së perandorak­e osmane..”.

Rilindja Kombëtare Shqiptare ka filluar si një lëvizje kryesisht kulturore dhe jashtë Shqipërisë, te arbëreshët e Italisë, në kolonitë shqiptare në Rumani, Egjipt e në mjediset atdhetare shqiptare në Stamboll, në qendër të Perandoris­ë. Ishte koha e krijimit të shteteve- kombe, e lëvizjeve të fuqishme revolucion­are nacionale, që po i jepnin formën përfundimt­are kontureve gjeografik­e të shteteve europiane. Vetëm kombet me identitet të qartë kombëtar kishin shansin të zinin vend në hartën politike, që po formohej me shpejtësi në Europë. Tradita dhe gjuha e përbashkët, uniteti i njësisë territoria­le të kombit dhe krishterim­i ishin vlerat dhe kriteret për të përcaktuar përkatësin­ë në qytetërimi­n europian.

Rilindësit ishin të ndërgjegjs­hëm se këto vlera te shqiptarët ose ishin të mbuluara nga pluhuri i harresës historike, ose ishin tjetërsuar apo edhe mungonin. Ndaj, edhe ata e filluan punën për

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania