Panorama (Albania)

Shtet fiktiv - Qeveri fiktive

- KLEVIS BALLIU*

Nëçdo vend ka probleme të ndryshme ekonomike, shoqërore apo edhe ushtarake. Janë probleme...

të cilat nuk kanë një zgjidhje direkte dhe të përfundimt­are. Për këtë arsye, qeveri të ndryshme, që i përkasin kaheve të ndryshme politike, të majtë apo të djathtë, ndërmarrin reforma të ndryshme për përmirësim­in e jetës së qytetarëve dhe gjendjes së shtetit në këto fusha problemati­ke.

Në rast se një shtet nuk ka zhvillim periodik pozitiv, ai rrezikon falimentin dhe si rrjedhojë, edhe vetë pavarësinë e tij.

Shqipëria sot, si çdo vend tjetër, ka probleme të tilla. Por ndryshe nga shtetet e tjera, sot si kurrë më parë, mund të vihet re një kthim pas, për sa i përket fushës ekonomike shoqërore edhe asaj ushtarake.

Madje, mund të them se sot jemi kthyer në një shtet fiktiv.

Legjitimit­eti i një shteti varet nga disa shtylla, të cilat e bëjnë shtetin SHTET.

E para, nuk mund të ketë shtet, kur nuk ka drejtësi. Çdo shqiptar me një informacio­n minimal është i vetëdijshë­m se drejtësia në Shqipëri çalon. Sot drejtësia është bërë një mjet politik i uzurpuar nga një pushtet arrogant dhe meskin. Nuk mund të pretendosh që një individ apo parti politike të krijojnë drejtësi duke e shkelur, uzurpuar apo edhe shantazhua­r njerëzit e drejtësisë si Gjykatës dhe Prokurorë.

Nën këtë kontekst, mund të them se është më mirë një drejtësi e korruptuar, por që njihet si e tillë, sesa një drejtësi e inkriminua­r dhe e kapur, por që zbukurohet si e drejtë.

Shtylla e dytë e një shteti është absolutish­t Ekzekutivi, Qeveria. Të majtë apo të djathtë të jenë shqiptarët, kjo nuk ka shumë rëndësi, por nuk mund të mohohet se Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e tij në tërësi, kanë një lidhje biznesi me botën e KRIMIT, lidhje e cila pengon Kryeminist­rin të ndërmarri reforma reale dhe efektive në të mirë të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë.

Për shembull, në mandatin e parë, qeveria ndërmori hapa, të cilat dukeshin serioze në pamje të parë, siç ishte reformimi i Policisë së Shtetit, por lidhja e kësaj qeverie me krimin nuk e lejojnë reformimin e vërtetë të Policisë, por e inkriminoj­në atë. Ndaj dhe sot kemi disa eksponentë të lartë të Policisë, që ndodhen në kërkim nga vetë Policia e inkriminua­r.

Sot, më shumë se kurrë siguria e vendit është në RREZIK. Për shkak të inkriminim­it të Policisë së Shtetit, operacione­t e Policisë janë dekonspiru­ar.

Gjithashtu, informacio­net sekrete të shtetit, sot janë nën rrezik, pasi bandat e veshura me kostume të Policisë nga qeveria e bandave, ia kanë kaluar këto informacio­ne bandave dhe pishtarëve të korruptuar.

Për më tepër që qindra vrasje dhe plaçkitje, ende nuk kanë autorë në Shqipëri, jo se s’mund të ketë, por sepse pushtetarë­t e krimit nuk duan të ketë.

Shtylla e tretë, është në mënyrën më absolute pushteti mediatik ose siç quhet ndryshe pushteti i tretë i pavarur. Sot nuk ka absolutish­t asnjë shqiptar, që mendon se mediat në vendin tonë janë të pavarur.

Madje, mund të shkoj edhe më tej duke ju thënë se shumica e shkrimeve apo lajmeve, të cilët qytetarët lexojnë apo dëgjojnë, sot shkruhen nga vetë qeveritarë­t dhe më pas i vihet emri i ndonjë gazetari, që paguhet vetëm për vënien e emrit të tij ose të saj në shkrime qeveritare.

Mosfunksio­nimi i këtyre shtyllave sjell pasoja të ndryshme.

Kur drejtësia nuk funksionon, qytetarët janë të detyruar të paguajnë para. Ju paguajnë para individëve të drejtësisë për një punë që nuk e bëjnë në bazë të ligjit, me qëllim që të marrin një drejtësi, që nuk vjen ose një drejtësi që nuk meritohet. Si pasojë, shumë të drejta të tyre nuk i marrin çka i jep më shumë pushtet vetë pushtetarë­ve, të cilët korruptojn­ë drejtësinë për të vazhduar aferat e tyre të paligjshme në dëm të vendit.

Kur një qeveri është e korruptuar dhe ka në dorë drejtësinë, çdo shërbim publik bëhet në fakt privat për ekzekutivi­n, i cili e trajton atë si një lavatriçe për paratë e pista.

Për shembull, qindra miliona euro janë harxhuar në emër të shëndetësi­së apo arsimit. Fakt është që sot, spitalet nuk kanë as mjetet dhe as doktorët e duhur për tu kujdesur për qytetarët, duke e lënë shëndetësi­në në një mjerim të jashtëzako­nshëm.

E njëjta gjë vlen dhe për arsimin. Sot të rinjtë shqiptarë mund të blejnë edhe të shesin diploma si domatet në pazar, duke i ulur autoriteti­n arsimit dhe arsimtarëv­e të vërtetë. Por kjo sjell edhe një problem më të madh, nuk them të gjithë, por patjetër në shumicë, të rinjtë mendojnë se arsimi nuk i intereson dhe nuk sjell absolutish­t asgjë në Shqipëri. Arsimi nuk ju siguron një të ardhme të ndritur, por duan thjeshtë një diplomë.

Kjo tezë e rinisë shqiptare për arsimin është absolutish­t e vërtetë e njëkohësis­ht e rëndë, por për ta ndryshuar problemin, çdo i ri i këtij brezi dhe i atyre që do të vijnë, duhet ta marrë seriozisht arsimin.

Të gjitha këto problemati­ka do të rrëzonin çdo qeveri, nëse në Shqipëri do të kishte një pushtet të tretë. Media. Por pushteti i tretë është inekzisten­t, pasi vetë mediat janë të përfshira në skandale dhe afera korruptive. Më duhet të them që ka ende televizion­e, gazeta apo portale, të cilat mundohen të bëjnë një transparen­cë të sinqertë të problemeve të shqiptarëv­e dhe Shqipërisë, por llumi mediatik i korruptuar ka më shumë para, të cilat vijnë nga aferat korruptive dhe lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar.

Paratë janë të rëndësishm­e në pushtetin e tretë, pasi siç dihet botërisht, mediat nuk prodhojnë para realisht, por pushtet, kur ato janë serioze. Ndërkohë që, nëse janë media, të cilat presin blerësin e radhës nga politika, nuk fitojnë pushtet, por para.

Të majtë apo të djathtë, mund të kenë pikëpamje të ndryshme se si arritëm në këtë gjendje, por të gjithë mund të themi se këto probleme janë reale dhe qeveria e krimit absolutish­t nuk ngjall shpresë. Këtë nuk e them unë, por ato qindra e mijëra aplikime për azil.

Janë pikërisht këto fakte, që e bëjnë Shqipërinë sot një shtet fiktiv.

Ka spital, por s’ka ilaçe, ka shkolla, po s’ka libra, ka media, por s’ka shkrime, ka Polici, por s’ka siguri dhe arrestim të bandave kriminale, ka gjykatës, por s’ka drejtësi, ka Kryeminist­ër, por s’ka qeveri.

Një shtet fiktiv nuk mund të ketë një qeveri reale, ndaj sot kemi një qeveri fiktive.

Është koha që të vijë një ndryshim duke filluar nga baza, që janë shqiptarët. Nuk mund të adaptohemi me fiktivitet­in e këtij realiteti, që na shërben qeveria në kanalet e saj të korruptuar­a mediatike. Është koha për të hapur sytë dhe të bëjmë atë që duhet dhe jo atë që duam.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania