Panorama (Albania)

Punësimi i mësuesve të rinj, ndryshon skema e rekrutimit

Nikolla: Jo më në vullnetin e përfaqësue­sve të drejtorive arsimore

- BESARTA BASHA

Mësuesit e rinj, në kërkim të një vendi pune, nuk do të presin më telefonata nga drejtoritë a zyrat rajonale për ta marrë vesh lajmin e mirë.

I gjithë procesi do të monitorohe­t nga një sistem qendror, ku çdo mësues mund të ndjekë gjithë ecurinë. Bëhet fjalë për “Mësues për Shqipërinë”, portalin e krijuar prej vitesh, që vjen me funksione shtesë. Duke prezantuar risitë e tij, ministrja e arsimit, Lindita Nikolla, vuri në dukje se me këtë sistem i është zënë çdo shteg korrupsion­it në arsim. “Mësuesit nuk njoftohen më nëpërmjet telefonit, që varet nga vullneti i përfaqësue­sve të drejtorive ose të zyrave arsimore, por automatiki­sht në e- mailin e vet përmes portalit ‘ Mësues për Shqipërinë’”. Përsosja e portalit për punësimin e mësuesve, i cili funksionon prej tre vitesh, është një angazhim i 100 ditëve të para të mandatit të dytë në krye të këtij dikasteri të ministres Nikolla. Këtë mandat, ministrja thotë se ia dedikon tërësisht mësuesit, duke lajmëruar të tjera iniciativa që nga formimi fillestar, rekrutimi e deri te kualifikim­i cilësor i tij.

RISITË Transparen­ca dhe efikasitet­i janë dy pikat e forta të procesit të punësimit të mësuesve, i cili në bazë të udhëzimit të ministrisë, kalon në tre faza: konkurrimi me dosje, testimi dhe përzgjedhj­a e vendit të punës. Ndërsa faza e parë, ajo e dorëzimit të dosjes ka përfunduar që në dhjetorin e 2017- ës, nga dje ka nisur faza e dytë, aplikimi në portal, që do të zgjasë deri në fundin e muajit. Ai nis me plotësimin e të dhënave në formularin e pjesëmarrj­es në testim, në të cilin përveç gjeneralit­eteve, çdo mësues mund të përzgjedhë dhe vendin e dëshiruar të punës. Në rast të një gabimi apo shtimit të një aplikimi të ri, secili aplikant ka mundësi ta ndryshojë atë. Risia e këtij viti qëndron në faktin që çdo aplikant për mësues, mund të ndjekë në kohë ecurinë e aplikimit të tij. Secili ka një hapësirë të tijën personale, nëpërmjet të cilit mund të kontrolloj­ë pikët e dosjes dhe testimit si dhe renditjen në listën e pritjes për vendin e punës, për të cilin ka aplikuar. Është kjo faqe, e cila shpall fituesit dhe nëpërmjet po këtij mekanizmi, mësuesi mund të pranojë apo të refuzojë vendet ku është shpallur fitues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nikolla dje gjatë prezantimi­t të portalit
Nikolla dje gjatë prezantimi­t të portalit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania