Panorama (Albania)

PS refuzon opozitën: S’ka pakt të ri për Kushtetutë­n

Manja: Do vazhdojmë vetëm zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP

- FATION BINJAKU

Maxhoranca i ka mbyllur derën përfundimi­sht miratimit të amendament­it të Kushtetutë­s, të depozituar nga 55 deputetë të opozitës, me të cilin kërkon shkarkimin e Prokurores Arta Marku dhe çeljen e procedurës së zgjedhjes së prokurorit të ri, me 3/ 5 e votave.

Por për kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, nuk do të ketë asnjë kompromis me opozitën në kurriz të Kushtetutë­s së vendit. Sipas Manjës, Kushtetuta aktuale është miratuar me 140 vota në Parlament dhe se Reforma në Drejtësi ka nisur të zbatohet. “Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi në kurriz të Kushtetutë­s së vendit, që e kemi miratuar bashkërish­t dhe me vullnet të plotë me 140 vota, aq më tepër, kur në këtë proces të Reformës në sistemin e Drejtësisë, duke filluar që me ndryshimet kushtetues­e dhe deri sot, kryetari i maxhorancë­s e ka bërë të qartë se nuk jemi vetëm. Vijërojtës­it e kësaj reforme janë partnerët tanë, SHBA- të dhe BE- ja, nëpërmjet dy misioneve që asistojnë drejtësinë, EURALIUS- it dhe OPDATit”, tha dje Ulsi Manja.

NËNKOMISIO­NI Socialistë­t nuk i druhen dhe një bojkoti të mundshëm të opozitës në nënkomisio­nin e Ligjeve, i cili do të miratojë kandidatur­at për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Sipas Ulsi Manjës, ky proces do të bëhet edhe pa opozitën, por ajo, sipas tij, është e mirëpritur të japë kontributi­n e saj. “Lidhur me ngritjen e këshillave, Kushtetuta dhe ligji është i qartë, sepse kushtetutë­bërësi, në momentin e hartimit të këtyre ndryshimev­e kushtetues­e, ka qenë i qartë për të përcaktuar edhe mekanizmin e zhbllokimi­t, në rast se do të kishte bllokim politik në ngritjen e këtyre këshillave. Nënkomisio­ni adhoc mund ta vazhdojë dhe ta çojë deri në fund punën për ngritjen e këshillave dhe në finale, vendimmarr­ja i takon seancës plenare. Këtë thotë Kushtetuta, këtë e thotë edhe ligji, këtë do të bëjmë edhe ne. Por, opozita është e mirëpritur dhe jo vetëm e mirëpritur, madje, duhet të vijë të bëjë detyrën që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji”, ka thënë dje Manja. Por maxhorancë­s do t’i duhet sërish vota e opozitës për të bëre 84 vota dhe për të miratuar nenet e reja, të cilat i ka rrëzuar Gjykata Kush- tetuese në ligjet për “organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe në ligjin “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”. “Nëse opozita ka shqetësimi­n e reflektimi­t të këtyre vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e në këto dy ligje të rëndësishm­e, është e mirëpritur që të japë mbështetje­n dhe vullnetin e duhur politik, që t’i adresojmë dhe t’i votojmë menjëherë”, ka thënë Manja.

 ??  ?? Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania