Panorama (Albania)

Gjykata rrëzon Gashin për urdhrin e Markut

Avokati mbrojtës, Gjata: Shkarkimi dëmton Gashin në Veting

- Rovena Gashi

Gjykata Administra­tive në Tiranë refuzoi ditën e djeshme, kërkesën e prokurores Rovena Gashi, për të pezulluar urdhrin e Kryeprokur­ores së përkohshme, Arta Marku, për shkarkimin e saj nga detyra e drejtores së Marrëdhëni­eve me Jashtë në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Në seancën e djeshme mori pjesë avokati i Gashit, Çlirim Gjata, i cili tha para Gjykatës së urdhri i Markut e penalizon Gashin përballë procesit të vetingut. Ai argumentoi se urdhri i Kryeprokur­ores për shkarkimin e Gashit nga detyra që mbante, është i paligjshëm për shkak të kompetencë­s dhe të mungesës së një motivacion­i. Por Gjykata nuk pranoi kërkesën për pezullim të urdhrit deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Nga ana tjetër, përfaqësue­sja ligjore e Kryeprokur­ores, Pranvera Gruda, tha se urdhri për shkarkimin nuk shkakton dëm te paditësja Gashi, pasi ajo vazhdon të kryejë detyrën e prokurores. Ndërsa, vetë gjyqtari i seancës vendosi të mos e pranojë kërkesën e Gashit, pasi, sipas tij, nuk provohet rreziku i dëmit, siç pretendon mbrojtja. Nga ana tjetër, pritet që të fillojë çështja e themelit për padinë e Gashit. “Ky urdhër në vetvete sjell një dëm të madh të pariparues­hëm sepse prokurorja në fjalë, si gjithë prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe personalit­etet e drejtësisë, aktualisht janë në veting dhe ajo ka komunikimi­n me organet e vetingut, që është në proces kontrolli. Dhe imagjinoni tani, ajo është në proces kontrolli për gjithë punën e jetës së saj dhe tani del një urdhër lirimi nga detyra. Kjo vlen si një dëm i madh i pariparues­hëm sepse do të ndikojë në organet e vetingut dhe do të ndikojë jashtëzako­nisht shumë. Procedural­isht do ta ankimojmë këtë vendim, brenda pesë ditëve, që është dhe afati ligjor”, tha Gjata për mediat, në përfundim të seancës. Ish- drejtorja e Marrëdhëni­eve Juridksion­ale me Jashtë ka paditur disa ditë më parë Kryeprokur­oren Marku për shkarkimin nga detyra, duke pretenduar se është bërë pa motivacion dhe jashtë orarit zyrtar të punës.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku
Kryeprokur­orja Arta Marku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania