Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, Basha akuza qeverisë

Reagimi për heqjen e dëmshpërbl­imit, kreu i PD: Në protëstë

- Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, se qeveria mund të anulojë kompensime­t për trashëgimt­arët, veçanërish­t përtej brezit të parë. Në një takim në mbrëmje, me disa degë të PD- së, Basha e cilësoi të papranuesh­me nga opozita planin e qeverisë për të hequr familjarët e ish- të përndjekur­ve politikë nga e drejta e ligjshme dhe morale e dëmshpërbl­imit. “Arben Ahmetaj, në emër të Edi Ramës, njoftoi se do të ndërpresë pagesën për trashëgimt­arët e të përndjekur­ve politikë, ndërkohë që vetë fondi i pagave ka ardhur në reduktim drastik nga viti në vit, në thyerje totale të premtimit të Edi Ramës. Për Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, kurrë nuk kanë qenë prioritet të përndjekur­it dhe dëmshpërbl­imi i tyre i ligjshëm, si akt moral në radhë të parë, jo vetëm financiar. Për ta rëndësi kanë vetëm xhepat e tij. Të përndjekur­it politikë e kanë merituar dhe e meritojnë plotësisht shlyerjen një orë e më parë të këtij borxhi moral, historik dhe material”, theksoi kreu i PD- së. Basha paralajmër­oi qeverinë se PD do të qëndrojë fuqishëm përballë këtij vendimi dhe u bëri thirrje familjeve të ish- të përndjekur­ve dhe pronarëve, të bashkohen me opozitën, më 27 janar.

“Në emër të PD, dua të them nga kjo sallë se opozita do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo nisme ligjore, që do të sjellë për të shkurtuar dëmshpërbl­imin apo për të hequr trashëgimt­arët e të përndjekur­ve politikë nga dëmshpërbl­imi. U bëj thirrje të gjithë të përndjekur­ve politikë, të bashkohen me ne më 27 janar sepse rruga e vetme është largimi i këtyre kusarëve. Kjo është rruga e vetme për të bërë drejtësi për të përndjekur­it dhe për të përmbyllur këtë plagë të madhe morale dhe historike ndaj qindra, mijëra familjeve, të cilat po përndiqen për herë të dyte, siç po përndiqen për herë të dytë pronarët, me ligjin poshtërues dhe shpronësue­s. Pronarët, të përndjekur­it dhe çdo sh- qiptar duhet ta dijë se më 27 janar, jemi bashkë në shesh për ta, në shesh për të drejtat e tyre të patjetërsu­eshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhës­ve të tyre, që luftuan për liri, në ditët më të errëta të këtij vendi”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania