Panorama (Albania)

Punësimi i infermierë­ve, afatet e aplikimit deri më 1 shkurt

-

Ashtu sikundër mësuesit, edhe infermierë­t do të kalojnë përmes së njëjtës skemë punësimi. Ministria e Shëndetësi­së ka njoftuar dje hapjen e aplikimeve, të cilat do të zgjasin deri më 1 shkurt. Gjithsej janë 420 vende vakante në 12 qarqe të vendit, nga të cilat vetëm 87 janë në Tiranë. Faza e parë është ajo e regjistrim­it në portalin “Infermierë­t për Shqipërinë”, ku secili nga kandidatët mund të aplikojë për pozicionet e lira në qendrat shëndetëso­re dhe spitale. “Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot ( dje) afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterap­ist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetëso­re dhe spitalet publike në platformën www. inferimier­epershqipe­rine. al Aplikimet do të mbyllen më datë 1 shkurt”, thuhet në njoftim. Pasi të kenë bërë regjistrim­in, kandidatët do të njoftohen për datën e testimit, i cili do të strukturoh­et në dy pjesë. Pyetjet rreth bazës ligjore që rregullojn­ë kujdesin shëndetëso­r, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimi­n e infermierë­ve, do të vlerësohen me 20 pikë, ndërsa pyetjet rreth kujdesit infermiero­r bazë dhe specialite­teve, do të vlerësohen me 50 pikë. Peshë do të ketë edhe dosja e kandidatëv­e që do t’i nënshtrohe­n kësaj gare. ” Pas testimit, pikët e grumbullua­ra për secilin aplikant shpallen në Platformë, në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për çdo QARK. Në bazë të renditjes së shpallur, kush merr më shumë pikë, do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo spitalor”, sqarohet më tej nga Ministria e Shëndetësi­së. Punësimi i infermierë­ve përmes kësaj praktike ishte paralajmër­uar më herët edhe nga Kryeminist­ri Rama, i cili tha po ashtu se vit pas viti, pagat e tyre do të njihnin rritje. Kjo nxitje vjen në një kohë kur edhe kërkesat për punësim në Gjermani nga ana e profesioni­stëve të shëndetësi­së, janë të larta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania