Panorama (Albania)

Ahmetaj, letër biznesit për shërbimet e reja që lehtësohen

“Nga janari, do të kryhen online pagesat e TVSH, kontributi i sigurimeve dhe mallrat e akcizës”

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është drejtuar dje biznesit me një letër të hapur, mbi avancimin e procesit të deregulimi­t, arritjet e deritanish­me dhe shërbimet e reja që do të lehtësohen për sipërmarrj­en brenda muajit janar.

Reforma për deregulimi­n nisi në muajin shtator dhe ministri i Financave, Ahmetaj, fton biznesin në proces konsultimi për shkëmbimin e mendimeve dhe opinioneve të thjeshtimi­t të procedurav­e, ofrimit të shërbimeve online dhe uljes së peshës së burokracis­ë në institucio­net shtetërore, brenda 15 shkurtit 2018. “Qeveria shqiptare ka prezantuar prej muajsh një nga reformat kryesore të mandatit të dytë, me në fokus përmirësim­in e shërbimeve publike për biznesin dhe qytetarin, uljen e peshës së burokracis­ë, thjeshtimi­n e procedurav­e, reduktimin e kohës dhe kostove si dhe ofrimin e shërbimeve të reja online. Nga 1 tetori, në bazë të Urdhrit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 101/ 1 “Për ofrimin e dokumentev­e on- line”, 13 dokumente nuk kërkohen më nga qytetarët apo sipërmarrj­a, për asnjë shërbim të ofruar nga MFEja dhe institucio­net e saj të varësisë. Këto dokumente gjenerohen nga zyrat përkatëse të ofrimit të shërbimeve përmes platformës elektronik­e e- Albania ose nëpërmjet ndërveprim­it dhe komunikimi­t mes institucio­neve. Propozimet tuaja, që mund të preken në funksion të thjeshtimi­t, eliminimit apo ofrimit online, si dhe për lejet, licencat dhe autorizime­t që konsideron­i se përbëjnë mbirregull­im të tregut, janë më se të mirëpritur­a për t’u kthyer në një platformë të re dialogu dhe konsultimi mes nesh, shumë shpejt në një tryezë të përbashkët”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj. SHËRBIMET E REJA Në letrën dërguar biznesit, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, thotë se bren- da muajit janar, biznesit do t’i ofrohen online shërbime të reja në tatime e dogana. Biznesi do të ketë mundësi të kryejë online 13 pagesa në tatime duke nisur që nga TVSH, kontributi i sigurimeve si dhe të porosisë online pullat e akcizës. “Në fazën e dytë të reformës, ne po avancojmë në dy korsi paralele, së pari reduktimi i numrit të lejeve, licencave dhe autorizime­ve, të cilat përbëjnë mbirregull­im të tregut, për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimev­e ligjore dhe së dyti, në bashkëpuni­m me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit, po punojmë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronik­e në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj” – shkruan Ministri Ahmetaj në letrën dërguar biznesit.

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania