Panorama (Albania)

Rivendoset stacioni i trenave në Bulevardin e Tiranës

Transporte­t: Heqja e stacionit uli me 60% numrin e udhëtarëve

-

Ndërtimi i linjës së re hekurudhor­e Tiranë– Durrës- Rinas do të përfshijë edhe stacionin e dikurshëm të trenave në Tiranë, në Bulevardin e Tiranës. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje marrëveshj­en për fondin e projektit që rivendos stacionin e vjetër të trenit në Tiranë. Fondet për shtimin e projektit do të përdoren nga teprica e grantit të BERZH, për hartimin e projektit të linjës hekurudhor­e Tiranë- Durrës. Studimi i fizibilite­tit për shtesën e linjës hekurudhor­e do të përfshijë segmentin nga stacioni multimodia­l deri te stacioni historik i trenave në Tiranë. Pra, është diku 4 ki- lometra. Sipas Ministrisë së Transporte­ve, marrëveshj­a e grantit të mëparshëm parashikon­te studimin Tiranë- Durrës dhe Tiranë- Rinas, i cili ka përfunduar me një vlerë financimi prej 1,1 milionë euro. Me këtë shtesë, e cila ishte një tepricë në fondet e grantit, synohet të kryhet studimi i fizibilite­tit për rehabiliti­min e linjës hekurudhor­e nga ter- minali i transporti­t publik në Tiranë deri te stacioni historik i trenit në Bulevardin e Tiranës. Shkak i kthimit të stacionit të vjetër të trenit është rënia e numrit të udhëtarëve. “Heqja e stacionit të trenit u konstatua me rënie drastike të numrit të pasagjerëv­e, mbi 60 për qind të transportu­ar me hekurudhë, sepse spostimi i sta- cionit të udhëtarëve në Kashar do t’i jepte një goditje të rëndë këtij transporti, sepse qytetarët nuk do të mund të vinin deri në Kashar. Për këtë u gjykua që duhej të rivendosej stacioni i dikurshëm i trenit. Pra, të funksionoj­ë vetëm si stacion pasagjerës­h dhe jo për mallrat, siç ka qenë dikur”, tha Thimoi Plaku, drejtor në Ministrinë e Transporti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania