Panorama (Albania)

"PD të heqë dorë nga dhuna verbale ndaj Policisë"

-

Efektivi i Qarkullimi­t të Shkodrës, Julian Balliu, që shfaqet duke bërë pazare droge në një material investigat­iv të "Fiks Fare", është "arratisur" menjëherë pas denoncimit publik.

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave e kanë shpallur në kërkim, pasi nuk e gjetën në adresën e tij, pak kohë pas publikimit të aferave për shitje kokaine. Ish- shefi i Qarkullimi­t të Lushnjës, ndaj të cilit nisi procedim penal mbrëmjen e së hënës, u pezullua menjëherë nga detyra dhe Ministria e Brendshme tha se kanë nisur edhe procedurat disiplinor­e. Julian Balliu, aktualisht mbante detyrën si polic i qarkullimi­t rrugor në Shkodër. Ndërsa më herët, ka qenë edhe shoqërues në njësinë e eskortimit të kompanisë TAP për transporti­m të veçantë. Së fundmi, i kishte dalë urdhri i emërimit në njësinë speciale të Policisë Rrugore për Autostradë­n Milot- Morinë. "Pas transmetim­it të pamjeve filmike në emisionin investigat­iv ' Fiks Fare', në Top Channel, ku dyshohet implikimi i punonjësit të Policisë së Shtetit, Julian Balliu në një tentativë për trafik e shitje narkotikës­h, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nisi procedimin penal ndaj tij. Gjithashtu, me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyrë oficer i Policisë së Qarkullimi­t Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes. Strukturat e SHÇBA- s janë duke kryer të gjitha veprimet procedural­e dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

ARRESTIMI PER RYSHFET

Pasditen e së hënës, Shërbimi për Çështjet e

Ministria e Brendshme e ka konsiderua­r dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, deklaratën e sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e, Arben Ristani. Ndërsa ka theksuar se tashmë në Polici nuk ka më të paprekshëm. "Ministria e Brendshme, përmes Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) dhe Policisë së Shtetit, reaguan menjëherë mbrëmë ( të hënën) pas publikimit të pamjeve në emisionin investigat­iv ' Fiks Fare', duke pezulluar dhe shpallur në kërkim oficerin e dyshuar si të implikuar në këtë vepër penale. Hetimet e plota nisën menjëherë nga SHÇBA- ja në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë. Ky është treguesi më i qartë se aktualisht në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm, apo të mbrojtur në ' çadrën' partiake, ashtu siç tregon vullnetin e qartë për pastrimin e radhëve nga çdo efektiv që shkel ligjin. Ministria e Brendshme siguron qytetarët se, askush dhe për asnjë motiv, nuk do mund të Brendshme dhe Ankesave arrestuan një tjetër efektiv të Policisë Rrugore, kësaj here për akuzën e korrupsion­it. Ministria e Brendshme informoi dhe tha se është vënë në pranga efektivi i ndryshojë vullnetin, për të luftuar krimin dhe goditur korrupsion­in. Përpjekjet tona për konsolidim­in e shtetit të së drejtës nuk do ndalen. Vettingu në Policinë e Shtetit, i mbështetur fuqimisht nga partnerët ndërkombët­arë, është një mekanizëm ligjor, që do ta përshpejto­jë procesin. Vettingu do të reformojë kapacitete­t njerëzore në Policinë e Shtetit, duke promovuar Qarkullimi­t Rrugor të Tiranës, Arjan Meça. Meça, me detyrë trupë shërbimi në Sektorin Interurban, është arrestuar pas denoncimit të një qytetari, i cili pretendont­e se ai i kishte kërkuar para, pjesën më të shëndetshm­e, punonjësit më me integritet, të trajnuar, të mirëarsimu­ar, të cilët janë shumica në organizatë. Duke përfituar nga rasti, i bëjmë thirrje PD- së të heqë dorë nga dhuna verbale ndaj Policisë së Shtetit, e të punojmë bashkë për ta bërë vendin dhe jetën e qytetarëve më të sigurt", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. në këmbim të mosvendosj­es së gjobës për një shkelje të Kodit Rrugor. Menjëherë pas denoncimit kanë nisur hetimet me metodat speciale dhe Arjan Meça është arrestuar në flagrancë teksa i

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Arben Ristani, ka reaguar dje në lidhje me "arratisjen" e efektivit, që u denoncua duke bërë pazare droge. Sipas Ristanit, tashmë në Polici po ndodh një rokadë, pasi policët që trafikonin kanabis, tashmë po zëvendësoh­en nga policë që trafikojnë kokainë. "Emisioni ' Fiks Fare', zbuloi mbrëmë me zë dhe me figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, Julian Balliu, është pjesë e krimit të organizuar, që trafikon drogën më të shtrenjtë në treg, kokainën. Ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizata­t kriminale që trafikojnë drogë. Sipas raportit zyrtar të Shërbimit Sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit. Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati. Urdhri i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës, është veç një nga masat propagandi­stike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë. Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si Vetingu që thotë se do të bëjë në Polici vëllai i Agron Xhafës, që është dënuar për trafik ndërkombët­ar kokaine. Partia Demokratik­e shpreh bindjen se pa largimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, si koka që mbron krimin e organizuar në Shqipëri, nuk do të ketë Veting të vërtetë në Polici dhe as rend dhe siguri për shqiptarët", ky ishte reagimi i parë i Ristanit. Por pas përgjigjes së Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë deklaratë, erdhi edhe një tjetër reagim. "Ministria e Brendshme quan dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, reagimet e PD- së për situatën e rendit dhe sigurisë në vend dhe situatën e krimit brenda Policisë së shtetit. Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale. Është verb, që qoftë edhe me ashpërsi apo forcë, kërkon të zgjojë te njerëzit e ndershëm të Policisë së Shtetit, ndjenjën e detyrës, respektimi­t të ligjit dhe dashurisë për këtë vend", thuhet në deklaratën tjetër. merrte një sasi parash drejtuesit të një automjeti. Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike". "Të hënën, më datë 15 janar, në orën 15: 00, nga struktura e Drejtorisë së SHÇBA- s Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Meça, 55 vjeç, lindur në Memaliaj, i padënuar më parë, me detyrë trupë shërbimi në Sektorin Interurban, në Komisariat­in Rajonal të Qarkullimi­t Rrugor, Tiranë. Ky punonjës policie u kap në flagrancë me një sasi lekësh, të identifiku­ara paraprakis­ht me numër serie, menjëherë pas kryerjes së veprës penale ' Korrupsion­i pasiv nga persona, që ushtrojnë funksione publike", parashikua­r nga neni 259 i Kodit Penal, të denoncuar nga një shtetas në linjën jeshile pa pagesë 08009090 të SHÇBAs dhe 129 te Policisë së Shtetit. Materialet e përgatitur­a për dokumentim­in e ngjarjes iu përcollën Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme sipas procedurës", thuhet në një njoftim të Zyrës së Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania