Panorama (Albania)

Grabitja brenda Hipotekës, arrestohet polici privat

Policia: Shpërdoroi detyrën. Në hetim, operatori i “Myrto”

- ETLEVA DELIA

Pas grabitjes së agjencisë bankare në ambientet e brendshme të Hipotekës në Tiranë, Policia ka arrestuar një person, por jo autorin.

I arrestuari është polici i shoqërisë private të sigurisë fizike, që, sipas burimeve, ka shpërdorua­r detyrën duke mos arritur të neutralizo­jë autorin. Ndërsa një tjetër punonjës i SHPSF, “Myrto Security”, me detyrë operator i qendrës së kontrollit të kësaj shoqërie, është proceduar penalisht, pasi sipas Policisë, nuk ka dhënë në kohë njoftimin. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se polici privat që është arrestuar, 48- vjeçari Fatmir Furriku, ka qenë në shërbim në momentin e ngjarjes. Ndërsa, operatori i qendrës së kontrollit, 61- vjeçari me inicialet R. K., po hetohet në gjendje të lirë, për neglizhenc­ë. Megjithatë, autori i grabitjes së rreth 300 mijë lekëve nga arka e agjencisë bankare ende nuk është ndaluar nga Policia. Edhe pse kamerat e sigurisë së vetë Hipotekës, por edhe të shumë bizneseve pranë të cilave ka kaluar, kanë filmuar të gjitha lëvizje e tij. Madje, në një moment, në pamjet e sekuestrua­ra nga Policia shfaqet qartësisht edhe fytyra e autorit, një djalë rreth 25- vjeç. MOMENTI I NGJARJES

Momenti kur një person i maskuar dhe i armatosur realizon grabitjen në arkën e agjencisë bankare, është filmuar nga kamerat e brendshme të Hipotekës, pamje që u publikuan dje në media.

Grabitësi i maskuar me kapele dhe kapuç e me një pistoletë në dorë, kërcënon punonjëset e dy arkave dhe prej andej mbush një qese me para. Fillimisht, njëra nga punonjëset nuk i bindet, por autori e kërcënon duke bërtitur: “Lekët ose të vrava...” Kërcënimin e shoqëron me goditjen e xhamit të arkës, me armën që mbante në dorë. Deri në këtë moment, dhjetëra qytetarë që ndodheshin në radhë, në sallën e pritjes, nuk kishin kuptuar se çfarë po ndodhte. Por në kohën që grabitësi ka bërtitur, disa prej qytetarëve, të frikësuar nga arma që ai mbante në dorë, kanë nxituar të dalin jashtë ambienteve të Hipotekës. Burime nga Policia thanë se, paraprakis­ht, nga përllogari­tjet e kryera nga punonjësit e agjencisë bankare, dyshohet se shuma e grabitur të jetë rreth 300 mijë lekë të rinj. Policia ka shkuar brenda pak minutash në vendin e ngjarjes, por pa arritur të ndalojë autorin.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania