Panorama (Albania)

Vrasja, autori me depresion pasi e kishte dëbuar Franca

Dyshime edhe për përfshirje­n e 35- vjeçarit në trafik droge

-

Vrasja e babait të dy fëmijëve në fshatin Gjorm të Vlorës, mund të jetë nxitur nga persona të tretë.

Grupi hetimor po heton mbi këtë pistë për vrasjen e Mariglen Memës, pasi familjarët e 35- vjeçarit gjatë marrjes në pyetje, kanë ngritur një dyshim të tillë me argumentin se mes djalit të tyre dhe autorit të vrasjes, Artion Shenaj, nuk kishte asnjë lloj konflikti. Mema rezulton i dënuar në Greqi për drogë, ku ka kryer dhe një dënim prej 4 muajsh burg dhe sipas Policisë, përfshirja e tij në trafikun e drogës mund t’i ketë hapur probleme me persona të tjerë, të cilët mund të kenë nxitur apo paguar 31- vjeçarin Shenaj që ta ekzekutojë. Me precedentë penal rezulton edhe autori, i cili është dënuar disa herë për grabitje në vende të ndryshme të BE- së dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të fshatit Gjorm mbrëmjen e së hënës. Për banorët e fshatit dhe të pranishmit, që ishin në lokal në momentin e ngjarjes, gjithçka mbetet mister, pasi mes dy të rinjve nuk pati debat apo konflikt. Kjo deklarohet edhe nga katër persona gjatë marrjes në pyetje në Polici, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal në momentin e vrasjes. Në bazë të dëshmisë së tyre, Artion Shenaj, pasi ka hyrë në lokal, ku ndodhej Maringlen Mema, ka biseduar fillimisht me të dhe madje, ky i fundit e ka ftuar edhe për kafe. Reagimi i Shenajt ka qenë i ftohtë dhe i është përgjigjur se nuk ka asgjë me të që të ulet në një tavolinë për kafe. Pasi ka qëndruar disa minuta brenda lokalit, 31- vjeçari Shenaj është larguar për t’u rikthyer sërish me një armë tip pistoletë. “Largohuni, ndryshe ju vrava të gjithëve”, u është drejtuar 31- vjeçari të pranishmëv­e në lokal dhe më pas ka qëlluar në drejtim të Memës duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori ka qëlluar plot 7 herë në drejtim të Maringlen Memës, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur po aq gëzhoja. Pas vrasjes së 35vjeçarit Mema, autori është larguar dhe pranë shtëpisë së xhaxhait të tij, ka qëlluar veten. Shenaj është dërguar nga familjarët drejt spitalit të Vlorës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Mësohet se i riu kishte qëlluar veten me një plumb në kokë, çka ka rezultuar fatale për jetën e tij. Në vendngjarj­e mbërritën uniformat blu, por edhe forcat speciale të FNSH- së, të cilët kanë qëndruar në zonë për të shmangur çdo lloj konflikti të mundshëm që mund të lindte mes dy familjeve pas ngjarjes. Në afërsi të shtëpisë së xhaxhait të Shenajt, ku edhe kreu vetëvrasje­n, forcat e policisë kanë sekuestrua­r edhe armën e zjarrit, tip pistoletë, me të cilën i riu kreu dhe vrasjen e Mariglen Memës. Nga burime të Policisë përjashtoh­et fakti që dy të rinjtë të kenë pasur probleme me njëri- tjetrin. Por, sipas banorëve të fshatit, Shenaj disa herë kishte shfaqur probleme mendore. I riu kishte kryer disa dënime me burg në disa shtete të Europës, së fundmi në Francë dhe Belgjikë, me akuzën për grabitje. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte dëbuar nga Franca në përfundim të dënimit dhe sipas dëshmitarë­ve, nuk paraqiste një gjendje të qëndrueshm­e psikologji­ke. Nga ana tjetër, Mema prej kohësh jetonte në Greqi, vend ku edhe rezulton të jetë dënuar për drogë. 35vjeçari rezulton se ka vuajtur një dënim prej të paktën katër muajsh heqje lirie për një akuzë të tillë dhe kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer në vendlindje, ku dyshohet të jetë përzier sërish me trafikun e drogës.

 ??  ?? Tavolina ku ishte ulur viktima, Mariglen Mema
Tavolina ku ishte ulur viktima, Mariglen Mema
 ??  ??
 ??  ?? Sendet e sekuestrua­ra
Sendet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania