Panorama (Albania)

REAGIMI I TIRANËS ZYRTARE

-

Zyrtarët në Tiranë kanë reaguar pas vrasjes së politikani­t liberal serb në Veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç, duke e dënuar ashpër këtë akt. Presidenti Ilir Meta tha se “Ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishë­m të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishë­m për të ardhmen europiane të të dy vendeve dhe për stabilitet­in, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, shkruan Meta. Ndërsa Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi vrasjen e Ivanoviç një akt qëllimkeq, që synon nxitjen e urrejtjes dhe tensionit, “Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviç; akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha tha mbi vrasjen e Ivanoviç, se ky është një atentat ndaj jetës dhe synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjete­sës dhe të dialogut në Kosovë. “Trajtimi i ngjarjeve të tilla kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqësimit të Kosovës”, ka shkruar Basha. Ishkryemin­istri, Sali Berisha, tha se pas këtij akti të shëmtuar kriminal, “qëndrojnë organizata terroriste ultranacio­naliste serbe te llojit Dora e Zezë, që janë organizuar këto vitet e fundit dhe kanë kryer akte të rënda kriminale”. Ndërsa ishkryemin­istri, Pandeli Majko, tha se vrasja e Ivanoviç, “vjen në favor të atyre, të cilët duan që marrëdhëni­a shqiptaros­erbe të jetë një krizë favorizues­e e interesave joeuropian­e. Vrasja e Ivanoviç është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqipt­ar”, shprehet ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania