Panorama (Albania)

Begaj me doping, reagon presidenti Gjoza: Është e pastër

-

Lajmet e fundit që vijnë nga Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes, janë tronditëse. Sipas lajmit që u raportua dje, Romela Begaj, e cila vetëm një muaj më parë u shpall kampione bote, ka rezultuar pozitive me doping. Peshëngrit­ësja shqiptare bëri një paraqitje dinjitoze në Botëror, që u zhvillua në SHBA, në dhjetor, dhe ku shënoi emrin me germa të arta në peshëngrit­jen shqiptare. Ajo u rendit e para në stilin e shkëputjes, duke fituar medalje ari. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozi- tive në testet antidoping, pas asaj të vitit 2014.

ELEZ GJOZA

Presidenti i Federatës së Peshëngrit­jes, Elez Gjoza, është shprehur i shqetësuar nga situata! Ai ka deklaruar për "Panorama Sport", se ka bindjen se peshëngrit­ësja Romela Begaj është e pastër dhe se kjo po bëhet që ajo të mos mbajë medaljen që nderoi Shqipërinë. "Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga Federata Botërore e Peshëngrit­jes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja", ka deklaruar Gjoza për gazetën! GAZMEND HAKCANI

Trajneri i peshëngrit­ëses, Romela Begaj, Gazmend Hakcani, njëherësh edhe bashkëshor­ti i saj, ka thënë fjalën e tij pas skandalit ku Romela rezultoi pozitive me doping. Ai thotë se bashkëshor­tja e tij nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar dhe se do të zhvillojë testin B. "Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombët­arët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B", deklaroi Hakcani. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistan­it. Tani, Begaj rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim përjetë nga sporti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania