Panorama (Albania)

Sugjerim për Liverpulin, Strakosha 12 pikë Lacios

"Bardhekalt­rit superojnë Milanin prej shqiptarit, super lider"

-

Thomas Strakosha është një nga surprizat më të bukura të sektorit të të rinjve të Lacios.

Në pak kohë, ai ka arritur të bëjë të tijën portën e bardhekalt­ërve, besimin e shokëve të skuadrës si dhe të të gjithë shoqërisë. Në një shkrim të "Il Messaggero", raportohet edhe ndikimi i drejtpërdr­ejtë që ka pasur shqiptari për një sërë pikësh që Lacio ka aktualisht në klasifikim. Jo vetëm kaq, por në bazë të të dhënave speciale që ka treguar Strakosha në kuadrat, duket se garanton kuadratin e bardhekalt­ërve për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Pikët - Me një sërë ndërhyrjes­h vendimtare, shqiptari ka siguruar 12 pikë për ekipin, duke bërë që Lacio të jetë në vendin e katërt. Me një vështrim në tabelën e Serisë A, Lacio ka 12 pikë më shumë sesa edhe Milani, që renditet në të 11- tin vend. Mirëpo, shqiptari nuk ka bërë vetëm këtë shërbim të rëndësishë­m për skuadrën e Lacios. Portieri kuqezi ka qenë vendimtar për të bindur mbrojtësin De Vraj për të rinovuar. Nga mundësia për të ikur me parametra zero, mbrojtësi pritet të rinovojë dhe të ketë një klauzolë largimi prej të paktën 25 milionë eurosh. Ndërhyrjet e tij heroike në ndeshjet kundër Sasuolos, Juventusit, dy skuadrave të Xhenovas, kundër Atalantas dhe kundër Interit vlejnë të paktën 12 pikë.

Statistika­t - Duhet shtuar se në 20 ndeshje, ai ka bërë 39 pritje nga goditjet jashtë zone dhe 32 nga ato brenda zonës. Më tej, mirëpret edhe miqtë e rinj, si të ishte lideri i skuadrës: Është vetëm 22 vjeç. Tashmë nuk është më vetëm djali i Fotaqit, por më së shumti, një zbulim i jash-

tëzakonshë­m i Tares dhe Inzagit.

Liverpul - Në Angli, emri i shqiptarit është përmendur si sugjerim për Liverpulin. Portali "Liverpool Echo" ka bërë një renditje të një sërë portierësh që janë të aftë për të qenë në të ardhmen si mbrojtës të kuadratit të "të kuqve". Pjesë të listës, përveç Strakoshës, janë edhe emra si, Oblak i Atletiko Madrid, Alison, Koen Kastils, Nik Pope, Kepa, Peter Gulashi dhe Alban Lafont.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania