Panorama (Albania)

Bogdani tregon objektivat: Ja diferenca shqiptarë- italianë

-

Ka kaluar pjesën e artë të karrierës së tij si futbollist në Itali dhe prej vitesh jeton përtej Adriatikut. Tashmë është në rolin e trajnerit të Kombëtares U- 19. Erjon Bogdani, në një intervistë dhënë për portalin "ilcalcioal­banese", ka deklaruar se cilat do të jenë objektivat e kombëtares U- 19 për të ardhmen si dhe ka komentuar diferencat mes shqiptarëv­e dhe italianëve.

Kualifikue­set - "Në kualifikue­se jemi përballur me një grup kombëtares­h të forta, si Ukraina, Norvegjia apo Mali i Zi. Nuk duhet të ndalemi vetëm te rezultatet në këto ndeshje, por duhet të shohim se si këta futbollist­ë mund të japin më të mirën. Nuk jemi të zhgënjyer nga rezultatet, ashtu siç nuk u entuziazmu­am në fillim të edicionit kur luajtëm në dy finale: Një të fituar dhe një të humbur me penallti."

"Yjet e Kombëtares U- 19" - "Armand Rada, Marash Kumbulla kanë qenë protagonis­të, por janë në një moshë shumë delikate dhe nuk duhet të nxitohemi. Shumë futbollist­ë maturohen më vonë, megjithatë disa të tjerë arrijnë të shprehen lehtësisht edhe në këtë moshë."

Diferencat Itali- Shqipëri - "Ajo që duhet thënë në krahasimin mes dy kulturave në futboll, është shpirti i garës. Në Shqipëri janë krenarë për vendin e tyre dhe për fanellën që ata përfaqësoj­në dhe këtu nuk po flas vetëm për futbollist­ët, por për të gjithë, edhe stafin. Ky është ndryshimi thelbësor që unë shoh në këtë drejtim dhe elementi kryesor për të ndërtuar një bazë solide."

Objektivi - "Qëllimi ynë është që të stërvitim futbollist­ët e prodhuar në Shqipëri dhe t'i drejtojmë drejt tregut europian. Në kualifikue­set e radhës kundër Ukrainës, Norvegjisë dhe Sllovakisë, pres nga futbollist­ët maturim, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Kombëtaret me të cilat do përballemi, ne i njohim mjaft mirë dhe besoj se do të jetë një test i rëndësishë­m për t'u rritur", ka deklaruar trajneri i U- 19, Erjon Bogdani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania