Panorama (Albania)

Kompensimi, sot afati i fundit për pronarët

Sot skadon afati për të gjithë pronarët me vendime të vitit 1996, që nuk janë dakord me vlerën e kompensimi­t. Si preket ankimimi edhe në Strasburg

- ADA HAZIZOLLI

Pronarët me vendime ’ 96, të cilët janë të pakënaqur nga vlerësimi financiar dhe fatura e dalë me skemën e re, e kanë edhe një mundësi, atë të ankimimit në Gjykatë.

Por edhe ky shans i ofruar, nuk është i pakufizuar. Afati 1- mujor, i caktuar me ligjin e ri për t’iu drejtuar Gjykatës Administra­tive të Apelit, skadon nesër duke mos u lënë më asnjë hapësirë pronarëve, të cilët nuk janë pajtuar me masën e kompensimi­t. Prej 19 dhjetorit, çdo vlerësim i kryer nga ATP është i ekzekutues­hëm, çka do të thotë se, të gjithë ata që kanë në duar vendime ‘ 96 dhe nuk janë dakordësua­r me masën e përfitimit që iu është përllogari­tur, nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre, për ta kundërshtu­ar. Me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin përveç mundësisë së shfrytëzim­it të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgu­t.

VENDIMET Më 18 dhjetor, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikoi regjistrin me vendimet ’ 96. Por, nga 4880 dosje të marra në shqyrtim, vetëm për 2780 ka përfunduar vlerësimi financiar dhe është caktuar fatura e kompensimi­t. Pjesa tjetër, për shkak të mangësive, janë ende janë në proces. Këto familje kanë afat deri në maj të këtij viti për të dorëzuar pranë agjencisë dokumentet mbi të cilat mund të provojnë origjinën e pronës, pra, llojin e pasurisë, në të kundërt rrez- ikojnë që për vlerësimin të aplikohen çmimet minimale. Nga ana tjetër, kanë qenë jo të paktë ata të cilët e kanë gjetur veten jashtë listës së përfituesv­e, pavarësish­t se kanë në duar vendime të ’ 96- s. Këto familje duhet të interesohe­n në sportelet e ATP- së mbi fatin e dosjes së tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë kompensimi­n.

KOMPENSIMI Nën presionin e kohës dhe një fature të kripur që nevojitet për t’i shkuar deri në fund procesit kompensues, qeveria sërish e ka gjetur zgjidhjen në ngushtimin e lakut për pronarët. Me ndryshimet e bëra së fundmi, përparësi ka marrë kompensimi fizik dhe sikur të mos mjaftonte ky privim, është cunguar edhe kompensimi­n financiar. Sipas vendimit të fundit, kompensimi në të holla do të jetë vetëm 20% të vlerës totale të faturës, por në asnjë rast jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Numri i ulët i kërkesave të depozituar­a ka bërë që të rishikohet edhe skema për ndarjen e parave. Kështu, është hequr kriteri kronologji­k i vendimeve. E vetmja gjë që duhet për kryerjen e çdo pagese është plotësimi i formularit dhe dorëzimi i dokumentev­e. Kujtojmë që për vitin e ardhshëm, fondi i vënë në dispozicio­n nga buxheti i shtetit është 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania