Panorama (Albania)

Kryemadhi: Protesta e 27 janarit paqësore, por Policia të mos provokojë

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka garantuar se protesta e opozitës më 27 janar, do të jetë paqësore, por i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të mos provokojë protestues­it. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Kryemadhi ka kujtuar se opozita nuk do të kërkojë të prodhojë protesta si ajo që Edi Rama realizoi më 21 janar 2011. “Protesta e 27 Janarit do të jetë një protestë paqësore. Edhe pse ai kërkon t’ju blejë varfërinë me paratë e drogës, shpirtin nuk jua blen dot. Gjëja tjetër që dua të them në fakt, në imazhin e shqiptarëv­e është krijuar gjithmonë ideja e protestave të dhunshme, duke pasur parasysh që dhunën në protesta e solli z. Rama më 21 janar, i cili ishte shembulli më i keq për të treguar se si protestohe­t. Protesta e 18 dhjetorit ka qenë një protestë shumë paqësore. Në qoftë se flakadanët i quan bomba, gazlotsjel­lësi është çështje, nuk po them çështje botëkuptim­i, por është çështje interpreti­mi dhe çështje informacio­ni. Mendoj që policia dhunoi disa gra dhe vajza, gjë që normalisht njerëzit i irritojnë. Dhuna nuk është nga njëra anë, dhuna vjen kush e provokon dhe Policia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të mos provokuar qytetarët, sepse është shumë normale që, nëse prindërit e tyre do të shikojnë që fëmijët e tyre dhunohen në mënyrë të padrejtë nga policia, nuk ka prind që ta pranojë dhe ta suportojë”, deklaroi Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së ka kujtuar se Shqipëria është një vend hibrid, nuk është vend demokratik. “Është midis diktaturës dhe uzurpimit të shtetit nga një organizatë e strukturua­r kriminale, e cila është bërë çdo ditë e më shumë më e rrezikshme”, theksoi kryetarja e LSI- së.

 ??  ?? Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s
Kryemadhi, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania