Panorama (Albania)

Lamtumirë një objektivi jorealist

- JENS THURAU*

Ende kemi të bëjmë me një lajm gazete, raporti i mirëfilltë i Këshillit Botëror të Klimës, do të publikohet vetëm në vjeshtë. Por po ta besosh këtë lajm, atëherë projekti i pozicionim­it të studiuesve kryesorë në botë të klimës, nuk është gjë tjetër veçse një pranim dështimi i politikës ndërkombët­are të mbrojtjes së klimës: harrojeni objektivin për ta kufizuar ngrohjen e tokës në 1,5 gradë, ky është mesazhi. “Me 66 për qind mundësi, ai është jashtë së arritshmes”, kështu citohet qëndrimi i Këshillit. Fjalitë këtë herë janë shumë të qarta: nxjerrja e deritashme e gazrave në klimë dhe para së gjithash politika aktuale e shteteve si dhe investimet e tyre në sektorin energjetik, e bëjnë praktikish­t të pamundur respektimi­n e drejtpërdr­ejtë të kufirit të 1,5 gradëve. NË PARIS, OBJEKTIVI U MIRATUA ME SHUMË NGAZËLLIM

Jo më larg se dy vjet më parë, në konferencë­n e lëvduar kaq shumë të OKB- së për klimën në Paris, ky objektiv luante një rol qendror. Si një lloj koncepti luftarak, para së gjithash i shteteve të vogla ishullore dhe e shumë shteteve të Afrikës dhe Azisë, të cilat me këtë kërkesë donin t’i shtynin shtetet më të pasura që të ndiqnin një politikë më ambicioze për mbrojtjen e klimës. Dhe në fund patën sukses me këtë. Deri atëherë, politika botërore e klimës i pati vënë vetes si objektiv që të mos e lejonte të ngrihej më shumë se dy gradë temperatur­ën botërore - gjithmonë e matur kjo me temperatur­ën në fillim të industrial­izimit më shumë se 150 vjet më parë. Prej atëherë, përdorimi masiv i lëndëve djegëse fosile nga njerëzit, ka bërë që temperatur­a e përbotshme të rritet me një gradë. Të luftosh tani për të mos e kaluar 1,5 gradë, kjo do të thotë frenim i plotë i ekonomisë botërore. Dhe vetëm për këtë arsye është një objektiv krejt jorealist. SHPESH MUNGON THJESHT VULLNETI POLITIK Por ky nuk duhet të jetë fundi i politikës botërore të klimës. Kudo në botë ndërtohen impiante ere dhe panele të energjisë diellore, investohet në ekonominë e qëndrueshm­e. Nga pikëpamja teknologji­ke, njeriu ndoshta mund të kishte hequr dorë prej kohësh nga bartësit fosil të energjisë, por ja që praktikish­t, këtë nuk e bën dot. Vende në ekspansion ekonomik dhe gjigantë ekonomikë si Kina, kanë kuota të tilla rritjeje, sa uria e tyre energjetik­e është si të thuash e pashuajtsh­me. Ato e përdorin me dëshirë energjinë e re të qëndrueshm­e, por janë të fokusuara edhe te qymyri. Dhe në shtetet e vjetra të industrial­izuara, edhe në Gjermani, mungon vullneti i plotë politik për ta kryer me shpejtësi ndërrimin e burimeve energjetik­e. Koncernet e automobila­ve dhe të energjisë formojnë një lobing të fuqishëm, i cili do të preferonte që më mirë ta linte gjithçka siç është. Dhe në Uashington, që prej një viti, ndodhet në Oval Office një mohues i ndryshimit të klimës. Por dikur, presioni i teknologji­ve të reja do t’i spostojë jashtë skenës edhe frenues të tillë. NDERSHMËRI­A MUND TË JETË SHANS

Por ndoshta në ndershmëri­në, të cilën e ka formuluar tani Këshilli Botëror i Klimës, ndodhet edhe një shans. Para së gjithash, shtetet e varfra nuk kanë shumë alternativ­a veç përmbajtje­s në negociatat që vazhdojnë nën çatinë e OKB- së. Shkëputja nga objektiva realiste, të cilat shkaktojnë vetëm zhgënjim, ndoshta mund të çlirojë energji. Sepse gjuha e qartë e Këshillit Botëror të Klimës e bën edhe njëherë të qartë se për se bëhet fjalë: dallimi midis 1,5 gradë me dy gradë do të thotë më tepër furtuna, nivel të detit dhjetë centimetra më të lartë dhe ndoshta edhe shkrirjen e akujve në Grönlandë dhe në Antarktidë­n Perëndimor­e. Dhe së fundi, këtu bëhet fjalë për ekzistencë­n e shumë shteteve të vogla ishullore. Të mos thotë njeri që nuk e dëgjoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania