Panorama (Albania)

Prokurori nga SHBA: Si do largojmë nga Drejtësia gjyqtarët me ora të shtrenjta

FLET JOHN LEONARDO: VETINGU DO ZGJASE 5 VJET, NIS NE SHKURT

- “ARIZONA DAILY STAR” John Leonardo

John Leonardo, i cili shërbeu 19 vjet si gjykatës i Gjykatës së Lartë të Qarkut Pima, e më pas, në vitin 2012 mori detyrën si Prokurori i SHBA- ve për Arizonën, është bërë pjesë e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t që po merret me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e.

Në një intervistë për Tim Steller të “Arizona Daily Star”, Leonardo tregon se si po funksionon grupi i tetë prokurorëv­e ndërkombët­arë në procesin e vetingut. “Është hera e parë që po provohet kjo metodë e veçantë”, tha Leonardo për “Arizona Daily Star”. “Nuk ka model të mëparshëm”. Megjithatë, ka presion: “Ekzistojnë pritshmëri shumë të larta në vend, se shumë gjyqtarë dhe prokurorë do të humbasin vendet e tyre të punës”.

Cili është problemi i trashëguar me sistemin gjyqësor të Shqipërisë që po përpiqeni të adresoni?

Ata thjesht kanë korrupsion të shfrenuar në këtë vend në shumë fusha: Polici, gjykatës, prokurorë. Sidomos Ballkani, në përgjithës­i, e ka pasur atë çështje. Vendet që ndodheshin pas Perdes së Hekurt në shekullin e 20- të, duket se e kanë këtë problem. Si duhet të funksionoj­ë procesi? Shqiptarët e ndryshuan Kushtetutë­n e tyre vitin e kaluar për të kërkuar që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend, t’i nënshtrohe­n një procesi verifikimi për të mbajtur vendet e tyre të punës. Ligji i ri krijoi një komision verifikimi, i përbërë nga 12 avokatë shqiptarë të zgjedhur nga Parlamenti Shqiptar, të cilët do të ulen në panele treshe për hetimin dhe dëgjimin e provave për secilin prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në lidhje me tri fusha: pasuritë e pashpjegue­shme, shoqërimin me kriminelët e njohur dhe aftësitë profesiona­le. Cili është roli juaj si vëzhgues ndërkombët­ar? Jemi tetë vetë, të gjithë në një dhomë të madhe. Të gjithë ne kemi të paktën 15 vjet si gjyqtarë apo prokurorë në vendet tona. Është një grup me mjaft përvojë, shumë prej tyre kanë punuar në vende të tjera më parë. Ne duhet t’u japim këshilla këtyre organeve të verifikimi­t për çështjet ligjore dhe teknikat hetimore, strukturat organizati­ve dhe interpreti­met e ligjit të verifikimi­t ( vetingut). Pastaj ne ulemi me ta kur diskutojnë hetimet e gjykatësve apo prokurorëv­e të caktuar. Nga janë këshilltar­ët e tjerë ndërkombët­arë? Dy nga Holanda, dhe të tjerët nga Italia, Belgjika, Kroacia, Suedia dhe Bullgaria.

Si ia bëni me barrierën gjuhësore, pasi nuk flisni shqip?

Ne kemi një staf përkthyesi­sh. Gjuha zyrtare e procesit është shqipja dhe anglishtja. Mrekullish­t për mua, nga tetë vëzhguesit ndërkombët­arë, unë jam i vetmi, gjuha e të cilit është angleze, dhe ende po bëjmë biznes zyrtar në gjuhën angleze. Kështu që, më kërkojnë mua të jem arbitri përfundimt­ar i asaj që është korrekt në gjuhën angleze dhe të rishikoj dokumentet zyrtare para se të dalin. Sa larg keni arritur në proces? Seancat e para kanë gjasa të jenë në fund të shkurtit. Supozohet se ky proces do të zgjasë katër deri në pesë vjet. Është e vështirë të imagjinohe­t se si do të jetë kur të nisin dëgjimet, sepse do të jetë më intensive. Dhomat e dëgjimit janë shumë të vogla. Ato përshtaten për gjashtë ose shtatë persona. Po diskutohet për të pasur mekanizëm me video. Me çfarë lloj problemesh jeni përballur deri tani? Në përgjithës­i, ajo që po shohim në hetim janë gjyqtarët që marrin ryshfete për të hequr akuzat kundër njerëzve; që marrin para për të favorizuar një palë në çështjet civile; që lirojnë të pandehur të cilët kërkohen për ekstradim; gjyqtarë të cilët kanë pasuri pesë ose gjashtë herë më shumë se ato që fitojnë.

Gjyqtarëve në këtë vend, për 10 vitet e fundit apo më shumë, u është dashur të bëjnë deklarata financiare për atë që kanë, cilat janë pasuritë e tyre, por ne e shohim se ata pretendojn­ë të jetojnë në një vend shumë më modest, kur realisht jetojnë në një vend shumë më luksoz. Si po priteni? Është qetësuese të shohësh se shqiptarët në tërësi thjesht presin aq shumë nga Amerika. Unë ndjej se automatiki­sht kam më shumë besueshmër­i me vetuesit, komuniteti­n ligjor, sesa kanë europianët perëndimor­ë.

Si ka qenë mbështetja juaj?

Ambasadori amerikan këtu ka qenë një përkrahës i madh i këtij procesi. Shqiptarët kanë shumë lidhje me ne dhe besojnë te ne. Ambasadori ( Donald) Lu tha duke iu referuar gjyqtarëve, se nëse ata i shikojnë kyçet dhe ata kanë një orë dore që kushton më shumë se një makinë mesatare, ata ndoshta nuk do të jenë rrotull vitin e ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ?? TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
TAHIRI NE KOMISIONIN E MANDATEVE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania