Panorama (Albania)

Gjana nxjerr dokumentin: E vërteta e bashkëpuni­mit me Sigurimin

Sekretari i PD u akuzua si spiun

- Jemin Gjana

Ish- ministri i Partisë Demokratik­e, Jemin Gjana, ka publikuar dokumentin që vërteton se nuk ka qenë bashkëpunë­tor i Sigurimit të Shtetit. Ish- funksionar­i i lartë i PD- së dhe anëtari i Këshillit Kombëtar me vullnetin e tij të lirë dhe pas shumë akuzave publike, kërkoi vullnetari­sht, nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, një dëshmi që të vërtetonte pastërtinë e figurës së tij. Në dokumentin e siguruar nga “Panorama”, Autoriteti mohon që Gjana të ketë qenë bashkëpunë­tor i Sigurimit gjatë regjimit komunist. “Në zbatim të nenit 5 dhe 19 të Ligjit nr 45/ 2015, akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij Autoriteti, bazuar në informacio­net e administru­ara, sipas verifiki- meve të deritanish­me, ju bën me dije se, nuk gjenden të dhëna që të keni qenë i survejuar apo të ketë dokumente që ekzistojnë dhe të përgatitur­a për ju në arkivat e ish- Sigurimit të Shtetit, apo të keni qenë bashkëpunë­tor apo i favorizuar nga strukturat e ish- Sigurimit të Shtetit”, thotë në reagimin e tij Autoriteti i Dosjeve. Në një reagim lidhur me këtë përgjigje, ishministr­i i PD tregon edhe motivet që e shtynë të kërkonte vullnetari­sht një dokument për pastërtinë e figurës së tij. “Një akuzë, që nuk e prisja nga brenda, ishte lidhja ime krejt e sajuar me Sigurimin e shtetit. Që në momentin që u bëra n/ kryetar i PD- së, më 1999, në disa raste, media, gazetarë dhe analistë të së majtës e ushqyen publikun me këtë masht- rim të qëllimshëm. Në verën e shkuar, këtë e bënë dhe një a disa njerëz, me të cilët për dekada kemi qenë në një front politik. Meqë ata që përtypën në verën e vitit të kaluar të njëjtin sajim të ulët dhe më kërkonin publikisht ta sqaroja të kaluarën time, e bëra edhe këtë duke kërkuar përgjigjen zyrtare nga institucio­net e shtetit, të cilën po e bashkëlidh me këtë shënim të shkurtër. ( Do e bëja që në muajt e fundit të vitit të kaluar, por për arsye per- sonale nuk jam ndodhur në Shqipëri që prej fundit të nëntorit 2017)... Për të qenë krejt i qartë, po bashkëlidh dhe dy nga paragrafët e shkruara nga një dorë e disa mendje të gabuara në korrikun e shkuar”, sqaron ishnënkrye­tari i PD- së. Gjana, fillimisht, ka shpjeguar se punën e tij si ministër e ka kryer me bashkëpunë­torë të niveleve më të larta akademike. Ish- ministri ka sqaruar se akuzat në drejtim të tij erdhën në një kohë që u vendos në krye të Komisionit Zgjedhor për kreun e Partisë Demokratik­e, kohë kur përballë njëritjetr­it ishin Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dokumentit të Autoriteti­t të Dosjeve për Jemin Gjanën
Faksimile e dokumentit të Autoriteti­t të Dosjeve për Jemin Gjanën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania