Panorama (Albania)

Kushtrimit të Lulzim Bashës i mungon kolona zanore (!?)

- BISLIM AHMETAJ

Një hyrje që e dimë të gjithë! Që para vitit...

të ri, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, paralajmër­oi që janari do të nisë me protesta, të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës. Objektivi i këtyre protestave do të jetë ndërtimi i një qeverie antimafia, e cila do të ketë dy prioritete themelore; luftë pa kompromis krimit të organizuar nga ai shtetëror deri te krimi i rrugës. Prioriteti tjetër, po kaq i rëndësishë­m, do të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestu­ara nga asnjë faktor, qoftë ai i brendshëm apo ndërkombët­ar. Edhe pse në Shqipëri realiteti ekonomik, social dhe politik është eksplodues dhe i ndryshëm nga shumë vende ku demokracia dhe shteti ligjor janë të konsolidua­ra, ky është objektivi i çdo opozite kudo në botë. Këtë objektiv ka edhe Partia Demokratik­e e Amerikës qysh ditën që zgjedhjet presidenci­ale i fitoi Presidenti Trump dhe partia e tij, këtë objektiv ka Partia Socialdemo­krate gjermane e Martin Schulz- it, që i humbi zgjedhjet për herë të katërt me CDU- në e Merkelit. Edhe Marinë Le Pen me partinë e saj të Frontit Nacional ka shpallur objektiv prioritar të vetin fitoren e zgjedhjeve të ardhshme presidenci­ale, që ditën kur u zgjodh President i Francës Emanuel Macron. Berlusconi me Forza Italia- n, bashkë me forcat e tjera opozitare, janë bërë gati ta rrëzojnë Matteo Renzin. Detyra dhe misioni kushtetues i opozitës është që të korrigjojë çdo politikë të keqe të maxhorancë­s dhe kur nuk e arrin këtë me rrugë parlamenta­re, atëherë, ajo duhet ta udhëheqë popullin në protesta dhe ta detyrojë shumicën të tërhiqet. Kjo është teori politike, që te ne e njohin edhe fëmijët e kopshteve. Kjo është detyra e çdo opozite, në të gjitha vendet ku ajo ekziston dhe është reale. A duhet rrëzuar kjo maxhorancë? Kësaj pyetjeje është i gatshëm t'i përgjigjet me një "po" të fortë edhe vetë kryetari i saj, pasi ai është i zhytur me bindje në llumin e drogës dhe parave të pista, që ia vunë "tepsinë" që kërkoi para turinjve. Tepsi, e cila ia ka mbyllur sytë, lidhur duart, kapur këmbët dhe kyçur gojën e topitur trurin. Tepsi, e cila nuk po e lejon ta çojë kokën prej saj dhe të shohë që Sh- qipëria po lëngon, shqiptarët po i ikin vendit të tyre, si shejtani prej temjanit.

Maxhoranca e tepsisë, që doli prej zgjedhjeve të qershorit të kaluar, edhe me "lejen" e Bashës nuk po ia del të bind askënd në këtë vend se është e aftë të punojë për rritjen e mirëqenies dhe prosperite­tit të qytetarëve të saj. Të vetmet investime të huaja janë paratë e drogës që ia dalin të injektohen në bizneset e klientelës. Të vetmet vende pune që hapen vijnë nga PPP- të, që janë paratë e taksave të qytetarëve, por që ekonomisë i rikthehen me një kosto disa herë më të lartë, se ç'mund t'i vinin në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Fjala Reformë në Drejtësi iu ka ngecur në fyt si gozhdë e ndryshkur. Ministri më i suksesshëm që siguroi tepsinë, është kontingjen­t burgu, drejtori i tij i Përgjithsh­ëm, krenaria e tepsisë, u lirua nga detyra për "merita të veçanta". Ambasadorë­t janë rrudhur e strukur sikur i ka zanë kolera. Shqipëria është vendi që mban vendet e para në toplistat e trafiqeve të stokut të drogës së kultivuar në mandatin e parë qeverisës, shqiptarët janë të parët në toplistat e azilkërkue­sve në vendet perëndimor­e duke lënë pas Guinenë, Sirinë, Avganistan­in dhe Kongon. Shqipëria, si vend origjine "i sigurt", këtë standard e plotëson vetëm për mundësinë e trafikimit të qenieve njerëzore, drogës, armëve dhe sendeve të tjera të ndaluara. E vetmja gjë që funksionon në këtë kazan - qeveri, është propaganda. Propagandë që do t'ia kishte lakmi edhe Gebelsi, ministri përzemër i Hitlerit. Pa fund ka argumente që kjo "tepsi" duhet të derdhet, duhet t'u kthehet për sitje qytetarëve të lirë dhe të pashtrëngu­ar. Qytetarëve duhet t'u jepet e drejta të reflektojn­ë me votë për drejtimin e ri që duhet të marrë Shqipëria. Në këtë pikë ndaj të njëjtin mendim me Lulzim Bashën, edhe në qoftë se ai nuk e ka seriozisht…

Por, unë druaj se Lulzim Bashës i mungon kolona zanore në kushtrimin që ka lëshuar për protesta.

Unë druaj që Basha është i paragjykua­r në këtë sipërmarrj­e pasi ai s'ka pasur guximin të thërrasë pikë së pari, Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratik­e, si organin legjitim për vendime madhore, i cili ka dalë nga Kuvendi me më shumë delegatë në historinë e Kuvendeve të Partisë Demokratik­e në këto 27 vite. ( Për kujtesë të lexuesit, në Kuvendin e PDSHsë, të mbajtur në datat 27 dhe 28 shtator 2014, kanë marrë pjesë 7500 delegatë, të cilët zgjodhën 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar, që janë mbledhur vetëm një herë në këto katër vite e katër muaj. Dhe kjo herë e vetme shërbeu për të zgjedhur ekipin e ngushtë të Bashës, ekip që shërbeu për të prodhuar rezultatin zgjedhor më të zymtë që ka shënuar PD- ja në këto 27 vite të ekzistencë­s së saj si forcë politike.) Kjo frikë nga institucio­net legjitime të partisë së tij, me të drejtë nga kundërshta­rët dhe skeptikët e tij, përkthehet në mosbesim te produktet që do të mund të prodhojë protesta.

Unë druaj se kushtrimit të Bashës i mungon kolona zanore sepse nuk ka thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë aksion politik me peshë kombëtare me Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Ridvan Boden, Majlinda, Bregun, Besnik Mustafën e qindra zëra potencialë mediatikë dhe të heshtur të Partisë Demokratik­e ndër vite.

Druaj se Basha nuk ka thirrur dhe nuk është konsultuar me Nebil çikën, Besim Ndergjonin, Reshat Kripën, Adem Allçin e dhjetëra eksponentë, që përfaqësoj­në shtresën e të përndjekur­ve politikë, këtij grupi interesi që ka qenë dhe mbetet "hambari" i votave për Partinë Demokratik­e në këto 27 vite.

Druaj se Basha nuk ka thirrur dhe nuk është konsultuar me zërat më të spikatur të protestës qytetare në këto vite si, Aulon Kalaja, Altin Goxhaj, Erion Kristo, Arian Galdini e shumë emra te spikatur aktivistës­h të shoqërisë civile, që kanë organizuar qindra protesta me karakter kombëtar, politik, ekonomik dhe mjedisor në këto vite dhe që janë palca e shoqërisë civile të pakorruptu­ar. Druaj se Basha nuk ka thirrur dhe nuk është konsultuar me intelektua­lë dhe figura publike që janë "çjerrë" duke mbrojtur kauzat e qytetarëve si Flutura Açka, Edison Ypi, Ilir Kaduku, Fatos Lubonja, Ilir Kadia, Omer Stringa, Edmond Tupja dhe emra të tjerë, që përditë publikojnë shkrime, qëndrime me zë dhe figurë, kundër veprimeve arbitrare të maxhorancë­s së sotme.

Druaj se Basha nuk ka thirrur dhe nuk është konsultuar me përfaqësue­s të shoqatave që i kanë prirë, themeluar dhe e kanë mbajtur gjallë pluralizmi­n politik në Shqipëri, siç është Grupimi "Dhjetor ' 90", Shoqata "2 Prilli", Shoqata "13 Dhjetori" e Shkodrës, Shoqata "14 Dhjetori" e Elbasanit, Shoqata Antikomuni­ste e Kavajës, Sindikata dhe organizata pronarësh të vërtetë, që kanë këtu e 27 vite që kontribuoj­në për konsolidim­in e vlerave të demokracis­ë dhe lirisë në Shqipëri, pavarësish­t minimit që i ka afruar politika e ditës.

Në kodin zakonor shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë e skalitur, që punët e rëndësishm­e të shtëpisë, në krye të herës, "pleqnohen" me robtë e shpisë, pastaj dalin në "tellall". Në qoftë se këshilltar­ët e tij "mizerabël" nuk e dinë këtë kod, të pyesin të paktën. Ndoshta, Lulzim Basha mendon se të gjithë sa unë përmenda më sipër, ia kanë me hile, por të jetë i sigurt, që Partia Demokratik­e është shtëpia jonë dhe derisa kemi "ba" Bashën zot shpie, ka qenë shtëpi me emër dhe derë e hapur për çdo shqiptar dhe mik të mirë i çfarëdo kombësie të ketë qenë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania