Panorama (Albania)

Studentët e “Luarasi”, praktikë në sallën e gjyqit

Saimir Vishaj: Praktika, arma më e fortë e universite­tit

-

Të veshur me togën e zezë të gjyqtarit, prokurorit a avokatëve, studentë të Drejtësisë në Kolegjin Universita­r "Luarasi", përjetuan dje kuptimin e gjykimit të vërtetë në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

E gjitha konsistoi në simulimin e një gjyqi në një proces penal, mbi të cilin studentët, sipas roleve përkatëse, ngritën një kazus duke bërë arsyetimin e rastit, mbrojtjen e, në fund, dhanë edhe vendimin final mbi bazën e argumentim­eve të palëve. Për pedagogun udhëheqës, avokat Saimir Vishaj, i cili ka punuar me studentët, paraqitja e djeshme ishte mënyra më e mirë për të provuar dijet e tyre gjatë leksioneve e seminareve në auditorë. "Gërshetimi i praktikës dhe teorisë është arma më e fortë e universite­tit. Këtu, studentët vlerësohen me notë në rolin e prokurorit, gjykatësit, avokatit apo edhe të të pan- dehurit." Ky është i dyti vit që studentët e Drejtësisë në Kolegjin Universita­r "Luarasi", vlerësohen në lëndën e Procedurës Penale, direkt nga salla e gjyqit.

RASTI

"Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik. Sherri mes dy fiseve, që kishte zanafillë një konflikt të hershem pronësie, ka përfunduar me një të vrarë...". Kjo ishte tema e kauzës, me të cilën u improvizua seanca gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universita­r "Luarasi". Përmes rolit të gjyqtarit, prokurorit apo të avokatit, apo edhe të ulur në stolin e të pandehurve, pas një pune disa javore, studentët dhanë provim lëndën e Procedurës Penale, të shoqëruar nga pedagogu i tyre, avokat Saimir Vishaj. Mësimi përmes rasteve konkrete, marrja e eksperienc­ës së zërave më të njohur në fushën e drejtësisë nëpërmjet leksioneve e seminareve, është kthyer në pjesë të punës së Kolegjit Univer- sitar "Luarasi". Kjo, me qëllim mirëpërgat­itjen e brezit të juristëve të së ardhmes. Me improvizim­in e një dite më parë, "Luarasi" dëshmon edhe një herë se ka studentë kreativë dhe cilësorë, të gatshëm për t'u përballur me sfidat e tregut të punës pas daljes nga auditorët e universite­tit.

 ??  ?? Studentët e “Luarasit”, dje pas gjyqit stimulues
Studentët e “Luarasit”, dje pas gjyqit stimulues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania